Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Novotna: Salustro i mbrojtur si ndërkombëtar

Shko poshtë

Novotna: Salustro i mbrojtur si ndërkombëtar Empty Novotna: Salustro i mbrojtur si ndërkombëtar

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 03, 2012 2:52 pm

Novotna: Salustro i mbrojtur si ndërkombëtar

Novotna: Salustro i mbrojtur si ndërkombëtar Eu

Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna i ka kthyer përgjigje Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, se prokurori Mauricio Salustro gëzon imunitet. Mbrojtja Fatmir Limajt, kishte kërkuar që prokurori Salustro të largohet nga rasti, pasi që mbi atë rëndojnë disa akuza nga ditarët e të ndjerit Agim Zogaj dhe bashkëshortes së tij.
Mbrojtja po ashtu ka kërkuar që në gjykimin "rasti Kleçka" Salustro të ftohet si dësmitar.


Për kryeprokuroren e EULEX it italiani Salustro ka imunitet. Në përgjigjen dërguar Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, kryeprokurorja Jaroslava Novotna refuzon përjashtimin e prokurorit, pasi që konsideron që nuk ka bazë ligjore.

Arsyetimi është i shkurtër dhe mbështet në nenin 40 pika 1 e procedurës penale për përjashtimin e gjyqtarit nga një rast, derisa kjo bazë zbatohet tek një prokuror përmes referimit nenin 45 pika 1.

Neni 40 pika 1 thekson se gjyqtari laik përjashtohet nga ushtrimi funksioneve në rastin kur është në lëndën e njëjtë, kur ai ose ajo nuk është marr si dëshmitar ose dëshmitar ekspert.

Arsyetimi vazhdon se Salustro nuk është marrë në cilësinë e dëshmitarit dhe dëshmitarit ekspert në rastin aktual. Kryeprokurorja e EULEX it gjithashtu është thirrur në ligjin për statusin dhe privilegjin e imunitetit ndërkombëtar në Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi