Milazim Maraj: Fëmijët e dëshmorëve në rrugë - turp për shtetin demokratik
Faqja 1 e 1
Milazim Maraj: Fëmijët e dëshmorëve në rrugë - turp për shtetin demokratik
A u dolëm hakut familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës?
FËMIJËT E DËSHMORËVE NË RRUGË - TURP PËR SHTETIN DEMOKRATIK
Nga Milazim Maraj
Para disa ditësh rastisa në një restorant në Pejë me dy shokë të luftës. Pranë tavolinës sonë u ofruan dy fëmijë dhe na u lutën të blejmë ndonjë shkrepës nga ato që ata po i mbanin në dorë. Asnjeri nga ne nuk qëlluam duhangjinjë dhe u përgjigjem nuk na duhen çuna. Por çunat këmbëngulen; nuk janë shtrenjtë- katër shkrepëse një euro!
Kamarjeri erdhi për t’ i nxjerrë jashtë që të mos i pengonin klientët e tij. Ndal!- i thash se mua po më pëlqejnë këta çuna; këta kanë zgjedhur rrugën e tregtisë për të mbijetuar. Kjo nuk është pak. Këta nuk e kanë zgjedhur rrugën e vjedhjes apo ndonjë formë tjetër të pa ndershme për të fituar.
Ndërkaq Uka më tregon “eh more komandant, këta janë fëmijët e dëshmorit”. Si quheni?- i thashë. Unë quhem Qerim Selim Salihu e vëllai im quhet Adhurim- u përgjigj njëri prej tyre. Në tavolinën tonë pllakosi heshtja dhe dhembja. Dhe thashë me vete: Sa e sa fëmijë të dëshmorëve kanë mbetur si këta pa ndonjë përkujdesje. Apo edhe më keq se këta pa kurrfarë përkujdesje. Kjo nuk është vetëm mëkat, por një mungesë kulture, është një pakujdesi për njerëzit që dhanë kontributin kapital për lirinë e vendit-.thashë me vete.
Cili do që del para foltores, del më plot gojën dëshmorë, familje të dëshmorëve, thirren e çirren në emër të luftës e çdo gjë përfundon këtu. Ngjarjet m’u sollën nëpër kokë me shpejtësi. Bekim Maloku bëri vetëvrasje nga skamja. Ai përballoi luftën, nuk e lodhi moti i keq, shiu, bora, akulli, uria, barra e rëndë plot municion dhe as dhembjet e plagëve. Të gjitha këto i përballoi burrërisht.
Por pas luftës si invalid nuk e përballoi përbuzjen, nëpërkëmbjen, batutat për luftën dhe luftëtarët, nuk i përballoi nënçmimin që ia bënë ata që deri në fund qëndruan këmbëkryq me armikun e sot përsëri hipën në piramidat shtetërore. E nga lart i shikojnë poshtë duke vuajtur, përsëri të njëjtat viktima, pra ish- viktimat e tyre dhe kënaqën duke parë rezultatin e arritjes së tyre. Madje, kjo nuk përfundon vetëm më kaq. Ata ndikojnë që këto vuajtje të jenë sa më të mëdha, sa më të dhimbshme, që prekin thellë në sedrën e luftëtarit, sepse luftëtarët dhe veprimtarët janë ata që iu prishën rahatllëkun dhe miqësinë me serbet. Ja, pra që kohërat ndërrojnë, një kohë shumë të shkurtër ishte mirë të ishim shqiptarë, madje nuk kishte gjë më të mirë. Tash është mirë të jesh lojal , servil dhe i korruptuar! Dhe pa dashur m’u kujtua një luftëtar tjetër Hetem Ajeti, i burgosur i plaguar në demonstrate dhe nipi i tij Ali Ajeti dëshmor. Hetemi veteran dhe invalid i luftës ka kërkuar që t’i mundësohet shërimi jashtë vendit, sepse edhe komisioni ka vlerësuar se Hetem Ajeti ka nevojë për shërim jashtë vendit, por ish- ministri i shëndetësisë z.Gashi nuk e lejon, e neglizhon këtë. E shtyn marrjen e këtij vendimi tetë muaji nga data kur Hetemi e kishte bërë kërkesën. Për të bërë një intervenim në zemër tetë muaj janë shumë.
Një gjykatë serbe nga Nishi paska nisur një procedurë të turpshme kundër luftëtarëve të Br. 131, sepse janë fajtorë se kanë organizuar aksionin “Feniks”, nën komandën e Agim Ramadanit dhe në këtë aksion kanë vrarë majorin serb dhe ushtarët e të cilit paskan qenë në krye të detyrës.
Kuptohet detyra e majorit të vrarë ka qenë vrasja e fëmijëve, dhunimi i nënave dhe motrave të këtyre fëmijëve, kallja e kullave shekullore shqiptare të Junikut dhe e burrave që gjendeshin brenda këtyre kullave, të lidhur. Dhe kjo gjykatë ka dërguar këtë akuzë në Ministrinë e Drejtësisë në Prishtinë.
Këta të fundit dërgojnë Gjykatës Komunale në Deçan aktakuzën për procedurë të mëtejshme. Gjykata Komunale e Deçanit i dërgon ftesat të akuzuarve për të u paraqitur në gjykatë në cilësinë e të pandehurve. Pas reagimit të shokëve të luftës, u zbulua se paskëshin qenë gabim dhe së ky gabim ka ndodhur kur ministrja ishte zyrtarisht në Francë.
Pra, MDK dha bekimin që të dënohen luftëtarët e lirisë së Kosovës, sepse kanë vrarë kriminelin profesional që ka organizuar krime për zhdukje masive të shqiptarëve që kanë rrëqethur tërë boten e qytetëruar.
Më 9 prill 2010 organizuam njëmbëdhjetë vjetorin e heqjes së kufirit në mes të shqiptarëve. Organizimi u bë nën protektoratin e presidentit. Tek po vizitonim familjet e dëshmorëve, që po qëndronin pranë varrit të dëshmorit, me dhembje dhe krenari po pranonin ngushëllimet e bashkëluftëtarëve të dëshmorëve dhe qytetarëve që këtë ditë kishin ardhur nga të gjitha trojet shqiptare.
Një gjë na ra në sy që dallonte nga përvjetorët tjerë. Familjarët qanin më shumë, gati edhe më shumë së vitin e parë. U ula pranë një nëne dhe pasi e përshëndeta i thashë: herave të tjera të kam parë shumë më të fortë. Ne të gjithë e kemi këtë fund. Por, nuk do të kemi mundësi të përfundojmë jetën si dëshmor.
Po, po- tha -ashtu është, por unë jam nënë, e po më mungon shumë. Ishte i ri, nuk e gëzoi lirinë që vetë e fitoi dhe që sa vjet nuk iu ndreq as varri si ka hije....
Pranë një varrit tjetër qante një grua, ajo po qante burrin e vet dëshmor që e kishte lënë më tre fëmijë. Vajzat Albulena dhe Kaltrina kishin braktisur mësimin qysh në klasën e VI.
Ato nuk kishin më vullnet të vazhdononin shkollimin, sepse gjenerata e tyre kishte kaluar në klasën IX. Me sukses kishin qenë të shkëlqyeshme nga klasa e parë e deri në klasën VI . Kjo është e dhimbshme dhe e kundërligjshme. Në shkollën e mesme të ulët mësimi është i detyrueshëm. Institucionet tona nuk kanë marrë masa të nevojshme për të penguar braktisjen shkollimit të obligueshëm.
Këtu nuk do të ndalemi vetëm në ndjenjën morale se fëmijët e dëshmorëve që po mbeten në rrugë. A e meritojnë familjet e dëshmorëve një tretman të tillë? A jemi të vetëdijshëm së fëmijët që mbeten të pa edukuar dhe arsimuar do të jenë barrë dhe turp i shtetit demokratik?
Kjo dukuri është shumë herë më e turpshme kur fëmijët që mbetën në rrugë janë të dëshmorëve.
Një ditë një bijë e martirit erdhi në zyrë shumë e brengosur dhe me lot në sy dhe më tha:
Erdha që të ankohem. Jam profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Kam konkurruar në vendin përkatës të punës. Jam refuzuar dhe në vendin e punës është pranuar një punëtore që nuk e ka kualifikimin tim. Drejtori i DKA-së jo vetëm që më largoi pa mëshirshëm nga zyra, por edhe më ofendoi. Jam nënë, kam një fëmijë”, sqaron profesoresha dhe shtoi: “Jo vetëm që kam nevojë për punë, por ndjehem keq në shtetin tim”. Dhe lotët nuk i pushonin. Shkruaje një ankesë, i thashë. Për ankesën nuk isha shumë i sigurt që do të realizohej, ngase shpeshherë nuk funksionon hierarkia dhe do të dëshiroja që rasti i tillë të ishte i fundit.
Dhe qeveritë shkuan njera pas tjetrës, por asnjërës nuk i shkoi mendja të ndërtojë një shkollë me konvikt, sikur është gjimnazi gjerman, ku do të shkolloheshin fëmijët e dëshmorëve dhe fëmijët tjerë pa prindër. Sikur të kishim shkollë të tillë fëmijët e dëshmorëve, me të vërtetë do të ishin të lumtur dhe të nderuar për mundësinë e shkollimit të tyre, por kjo as që eksiston.
A ka gjë më të keqe se kur këta fëmijë mbesin në mëshirën e rrugës, në vend që këta fëmijë të behën intelektualë të kërkuar, me çka shteti do të përfitonte dhe të krenohej. Tash duhet të dërgojmë policinë që t’i arrestojë ata, sepse pjesën që duhej ta zënte shkolla në edukimin dhe arsimimin e tyre, atë e ka zënë edukata e rrugës. Të pamëshirshmit, ata që kurrë një punë nuk e bënë në favor të çështjes kombëtare, tash i sheh si bëjnë më gisht në drejtim të këtyre njerëzve të shenjtë. Kështu, është kur nuk i sheh punët tuaja, por merresh më punët e botës, thonë ata. Tani të tjerët quhen të aftë, të shkathët, të zotët! Një dukuri tjetër që edhe më shumë e shëmton mjedisin tone janë batutat dhe injoranca për luftën, dëshmorët, invalidët, veteranët e luftës dhe familjet e tyre. Kjo dukuri nuk është e rastësishme dhe as e paqëllim.
Ky është një projekt për të vrarë ndjenjën kombëtare. Për të vrarë dashurinë për atdhe. Për t’i demoralizuar shqiptarët. Për t’u thënë “ja kjo është Kosova jote e lirë për të cilën na pate qit mënç”, çka ke nga kjo. Për të nxitur shqiptarët që të ikun nga Kosova dhe Shqipëria. Për t’u regjistruar si grek, serb etj.
A nuk ndodhi kështu me shqiptaret e besimit ortodoks në Kosovë? A nuk ndodhi kështu më shqiptarët e besimit mysliman në Peshter, Pazar të Ri, Rozhajë, Plavë, etj.
A nuk ndodhi kështu më shqiptaret e besimit katolik nga Tivari e deri në Dalmaci? Apo nuk po i shohim përgatitjet që po bëhen në Maqedoni, duke eliminuar çdo gjë që është më vlerë kombëtare shqiptare dhe në tre komunat e Luginës së Preshevës?. Sa flasin sot pasardhësit e familjes së Skëderbeut dhe patriotëve të tjerë shqip?.
Në Shkodër po organizohet regjistrimi i shqiptarëve si serb, kurse në Korçë janë regjistruar 3200 shqiptarë si grek. Nuk bëhet publike sa shqiptarë nga Kosova kanë marrë shtetësi të huaj nëpër shtete të Evropës dhe botës. Ata tridhjetë vite e më shumë kanë punuar nëpër Evropë dhe botë, por nuk e kanë ndërruar shtetësinë, pse tash po ndodh kjo dukuri? Për këto dukuri shumë negative jam i bindur që burimin e kanë jashtë Kosove dhe jashtë interesit kombëtar.
Një fjalë e urtë thotë: “Populli që nuk i harron të rëntë e vet nuk i përsëritet historia”. Shumë luftëtarë dhe veprimtarë të etapave të ndryshme të kohës nuk janë përmendur kurrë, ndonjëherë për shkak se nuk i ka pëlqyer politikës ditore, e më vonë kanë mbetur nën pluhurin e harresës. Jo rrallë herë tradhtarët janë lavdëruar si patriotë,e patriotët janë trajtuar si reaksionarë. Por, atëherë historinë nuk e shkruanim vetë apo ndoshta te strukturat tona udhëheqëse ideologjia kishte dominuar mbi kombëtaren.
Veprat e patriotëve dhe veprimtarëve kanë qenë shumë të rëndësishme jo vetëm për kohën e tyre, por edhe për kohërat e më vonshme,të cilat janë të rëndësishme edhe për kohën tonë. Bashkë më ata janë zhdukur shumë porosi, shumë projekte kombëtare të rëndësishme, shumë emra miqsh të shqiptarëve etj. Kjo ka bërë që shumë herë të detyrohemi të nisemi nga e para. Ne nuk guxojmë të sillemi si popull që kanë histori edhe për të hedhur.
Ata që nuk e ruajnë historinë e rrezikojnë gjeografinë e tyre. Historia jonë kombëtare është e shenjët, ajo është krijuar më shumë sakrificë, me shumë gjak të bijve dhe bijave më të devotshëm. Pra, me gjakun e ajkës së kombit dhe po ashtu shumë gjak u derdh që historia jonë të shkruhet drejt.
Kjo neve na ka ndodhur disa herë, por nuk duhet të na përsëritet. Në qoftë së do të na përsëritet, mallkimi i Zotit , i të parëve tonë, i dëshmorëve, martirëve, i të gjithë atyre që dhanë shumë për këtë atdhe dhe i brezave që do të vijnë pas nesh, do të bije mbi në.
Ai që nuk di, nuk mundet, nuk do, apo thënë më shkurt, nuk i shkon për shtati sakrifica për popullin e vet, nuk qitet në ballë të oxhakut në odë, as në ballë të ushtrisë në luftë dhe as në ballë të kombit në paqe, sepse dëm në shtëpi mund të bëjë çdo anëtar i familjes, por shtëpinë e fikë vetëm i zoti i shtëpisë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Salihaj: DEGRADOHET AUTOSTRADA,NGA RRUGE E KOMBIT,SHNDERROHET NE RRUGE KRAHINORE DHE LOKALISTE
» Fronti Demokratik Fdbk: NJOFTIM-FRONTI DEMOKRATIK PËR BASHKIM KOMBËTAR DEGA ZVICËR
» Qemal Cenaj:Rrugë pa rrugë (Fabula)
» Maraj: Ndihmoj për vrasjet e pasluftës
» Maraj: Jam takuar me Kadri Veselin për të mirën e Kosovës
» Fronti Demokratik Fdbk: NJOFTIM-FRONTI DEMOKRATIK PËR BASHKIM KOMBËTAR DEGA ZVICËR
» Qemal Cenaj:Rrugë pa rrugë (Fabula)
» Maraj: Ndihmoj për vrasjet e pasluftës
» Maraj: Jam takuar me Kadri Veselin për të mirën e Kosovës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi