Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hasan Qyqalla:GRIMOSJE

Shko poshtë

Hasan Qyqalla:GRIMOSJE Empty Hasan Qyqalla:GRIMOSJE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 06, 2012 12:33 pm

Hasan Qyqalla:GRIMOSJE 273416_100000041739191_124976761_n

Hasan Qyqalla:GRIMOSJE

Mos më grimos kohën
Mas me gishtrinjë dore
Orën mesjetare
...
E kur akrepat puthiten
Kurrë puthje s’fala
As nuk mora…

E (ti) lexo vargjet e mia
flij me to si ninulla djepi
çerpikun palosë n’Flamur
dëgjo suflerimë tinëzare
me ngjyrën e zërit
infuzion jetëgjatësie
vetmin e vrertë…

Mos më grimos kohën
mas me kronometër
shekullin e ri
pa kujtuar prekjen
as ëndërr jo
as në komë
me shishe oksigjeni
epruvetë gjaku varë
pikon n’ stendë
pikë pikë pikë
në katin e tret

mos më grimos kohën
lemza s’më lë të qetë…

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi