Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hasan Qyqalla: Dy poezi

Shko poshtë

Hasan Qyqalla: Dy poezi Empty Hasan Qyqalla: Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 17, 2011 8:31 pm

Hasan Qyqalla: Dy poezi 48962_100000041739191_8074292_n
Hasan Qyqalla: Dy poezi

BETOHU ...

Betohu në shpatën e Kastriotit
Në plisin e Dadë Shotës
Në flamurin e Plakut të Vlorës
Në alfabetin e Manastirit
Në dashurinë e Nënë Terezës.

Betohu në fjalën e studentit
Në urtin e Anton Çettës
Në Kanunin e Lekës
Në trimërinë e Pajazitit
Në pushkën e Jasharajve...!

Betohu në djepin e Loke Madhes
Në qumshtin e nënë Arbërisë
Në këngë të rapsodit
Në oxhakun e fisit tim...!

Betohu në krisht
Në një Zot betohu shqip
Betohu në gjakun e njomë e në pleqësi
“...kurrë ndër vëllëzër t’mos ketë hasmëri...”

Flakë gjaku me Besa – Besë
Vetëm SHQIP DUA TË VDES...!


MOS...

Mos më thaj sonte lotin e njomë
Ka mall Kosove
Mos më ndal këngën e re
Ka etje Kosove
Mos më sulmo ëndrrat e natës
Kanë ngjyrë Kosove
Mos më lëndo samarin e shpirtit
Me të bartë Kosovën
Mos më vrit me maskë në lak
Shkel gjakun, vret Kosovën...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi