Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FSK-ja nxori nxënësit nga Brezovica

Shko poshtë

FSK-ja nxori nxënësit nga Brezovica Empty FSK-ja nxori nxënësit nga Brezovica

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 06, 2012 1:24 pm

FSK-ja nxori nxënësit nga Brezovica

FSK-ja nxori nxënësit nga Brezovica Brezovica

Ende nuk është hapur qarkullimi rrugor nga Brezovica për në Qendrën e Skijimit, por me angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është arritur që të nxirren nxënësit, të cilët kishin mbetur të izoluar në atë pjesë tash e disa ditë.

Kompanitë për pastrimin e rrugëve së bashku me pjesëtarë të FSK-së kanë hapur pjesën më të madhe të rrugës së bllokuar, ndërsa në mëngjes pritet të hapet tërësisht rruga.

Krahas punës për hapjen e rrugës, pjesëtarë të FSK-së të ndihmuar edhe nga qytetarë, janë angazhuar që të bartin nxënësit nga Qendra e Skijimit deri te vendi ku rruga është e kalueshme.

Gjatë ditës në Brezovicë dhe në Qendrën e skijimit ka qëndruar edhe ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Fehmi Mujota, i cili theksoi se do të bëhet angazhim maksimal prej institucioneve që rruga të hapet deri në orët e mëngjesit.

Qysh nga dita e premte, më 3 shkurt, qarkullimi rrugor nga Brezovica për në Qendrën e Skijimit është bllokuar nga një ortek i madh bore. Atje kanë mbetur të izoluar shumë vizitorë, në mesin e tyre edhe një grup nxënësish nga Prishtina, të cilët kishin shkuar atje në ekskursion.

>>Bora bllokon nxënësit në Brezovicë>>
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi