Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në pritje të 44 eurove

Shko poshtë

Në pritje të 44 eurove Empty Në pritje të 44 eurove

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 13, 2009 12:17 am

Në pritje të 44 eurove

Në pritje të 44 eurove Meningjiti_03_fisnik.dobreci_qku002-490x320


Federata Sindikale e Shëndetësisë e ndjen veten të mashtruar nga Qeveria, e cila ende nuk ka filluar t’ua paguajë 44 eurot e premtuara. Ministria e Shëndetësisë thotë se kjo është punë tashmë i takon Kryeministrisë.

Nga Besiana Xharra më 12.04.2009 në ora 19:03

Edhe marrëveshja e fundit mes Qeverisë dhe sindikalistëve shëndetësorë, duket se po dështon.

Qeveria e Kosovës, bashkë me komunat e vendit, vazhdojnë të mos paguajnë 44 eurot punëtorëve shëndetësorë, ashtu siç u është premtuar.

Sipas marrëveshjes së marsit të këtij viti, Qeveria e Kosovës do të duhej të bënte pagesën prej 44 eurove për shëndetësinë dytësore dhe tretësore, ndërsa komunat për atë primare.
Po ashtu, pagesa ka pasur të bëhet prej të nesërmes kur është arritur marrëveshja ndërmjet Qeverisë dhe Sindikatës Shëndetësore, e cila edhe e ndërpreu grevën.
Në lidhje me këtë, Sindikata tash tri javë i ka dërguar shkresë kryeministrisë, por ende nuk kanë marr përgjigje.

“Që tri javë iu kemi dërgua shkresë në kryeministri, por nuk kemi marrë përgjigje. Shpresojmë që kryeministri t’i përgjigjet ftesës sonë dhe shpejtë të kuptojmë se pse s’po mbahet premtimi i tij”, thotë për Express, Jahir Mulolli, nënkryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë Kosovës.

Sipas Mulollit, kur federata ka ndërprerë grevën, ka pritur që prej të nesërmes të fillojë pagesa sepse kjo ishte pjesë e marrëveshjes.

“Nëse edhe kësaj here na mashtrojnë, unë mendoj se shumë më shumë do të humb vetë qeveria karshi popullit të tij me këtë rrenë, se sa ne që nuk do t’i marrim nga 44 eurot”, u shpreh Mulolli.
Ai thotë se kjo që po ndodh tani është duke e çuar në degradim edhe më të madh shëndetësinë kosovare dhe nëse përsëri kjo do të mbetet vetëm premtim i qeverisë, krejt çka i mbetet federatës të bëjë, është të publikojë neglizhencën e qeverisë ndaj shëndetësisë kosovare.

“Ne nuk do futemi në luftë me Qeverinë për 44 euro. Por nëse Qeveria përsëri nuk e mban premtimin, populli do ta kuptojë se ajo aspak nuk e ka prioritet shëndetësinë ashtu siç thotë”shprehet ai, duke shtuar se punëtorëve shëndetësore, krejt çka iu mbetet t’iu thonë është “zoti ju ndihmoftë, se më s’ po kemi çka të bëjmë”.

Në lidhje me këtë çështje, të dielën ishte e pamundur të kontaktoheshin zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, mirëpo Mulolli tregon se kjo ministri i ka thënë atij se për çështjen e pagave, nuk merren më ata, por kryeministria, meqë me ta është lidhur marrëveshja.

“Përderisa ministria ka thënë se kryeministria merret me këtë punë, zëvendës kryeministri Hajredin Kuqi, na ka thënë se tashmë kryeministri i ka dhënë urdhër ministrit të shëndetësisë që të fillojë realizimin e marrëveshjes”, thotë Mulolli.

Në anën tjetër gjithë këtë punë, mjekët e quajnë tradhti nga ana e Qeverisë.

“Unë krejt këtë e përmbledh me një fjali të vetme e ajo është tradhti ndaj punëtorëve shëndetësor”, thotë Basri Lenjani, shef në Qendrën Emergjente të QKU.
Ndryshe, marrëveshja e marsit të këtij viti, ishte e dyta brenda disa muajsh. Pesë muaj më parë, Qeveria përsëri pati premtuar këtë pagesë prej 44 eurosh, gjë që nuk ka ndodhur. Kjo pagesë nuk është duke u bërë prej muajit tetorit të vitit të kaluar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi