Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:ARTISTËT TURQ TE MONUMENTI I SKENDERBEUT

Shko poshtë

Vullnet Mato:ARTISTËT TURQ TE MONUMENTI I SKENDERBEUT Empty Vullnet Mato:ARTISTËT TURQ TE MONUMENTI I SKENDERBEUT

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 08, 2012 1:00 pm

Vullnet Mato:ARTISTËT TURQ TE MONUMENTI I SKENDERBEUT 400530_2429204580672_1568334934_31662638_190941537_nVullnet Mato:ARTISTËT TURQ TE MONUMENTI I SKENDERBEUT 370823_1568334934_527605528_n


Vullnet Mato

ARTISTËT TURQ


TE MONUMENTI I SKENDERBEUT




U gjënda kur artistët
e një ansambli turk,
te monumenti i Skënderbeut
filluan të pozonin.
Turkeshat kukuriseshin
nën piedestalin e gurtë,
për testikujt e mëdhenj
të kalit prej bronzi.

Mu duk sikur strategu
u përkul përmbi jele,
dhe u foli më bukurosheve
që gajaseshin atje:
Katragjyshet tuaja më ndiqnin
gjer në Dardanele,
nga Izmiri, Stambolli,
deri poshtë në Edirne;

Ato linin kokën atëherë
për mjekrën time,
por unë s’i përfillja
se në kokën plot halle,
bukuria arbërore
më trazonte mendimet
dhe prisja rastin t’u prija
shqipeve në male;

Ndaj mos qeshni me ato
që i varen kalit te shalët,
tani që gjoku ka ngrirë
nën ndenjëset e mia,
por pyesni për shpatën
që tmerroi sulltanët,
dhe e farkëtoi
për gjithë shekujt historia!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi