Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:TE MONUMENTI I SKËNDERBEUT

Shko poshtë

Vullnet Mato:TE MONUMENTI I SKËNDERBEUT Empty Vullnet Mato:TE MONUMENTI I SKËNDERBEUT

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 26, 2010 12:21 pm

Vullnet Mato:TE MONUMENTI I SKËNDERBEUT 45472_1332851132521_1568334934_30673765_4226370_n

Vullnet Mato:TE MONUMENTI I SKËNDERBEUT 38460_1308028591973_1568334934_30618240_5123714_n

Vullnet Mato

TE MONUMENTI I SKËNDERBEUT

Ai na thërriste të mblidheshim
nën krahët e shpendit krenar,
që s’ishte shqiponjë,
po Arbëria me dy krerë.
Na thërriste të ngriheshim
nga gjumi i rëndë mesjetar,
që s’ishte gjumë,
po vdekja e kombit viseprerë.

Na thërriste të bashkoheshim
nën bajrakun kuqezi,
që s’ishte flamur,
po gjaku shekullor i Arbërisë.
Na thërriste të lidheshim
si shkëmbinjtë tanë me besnikëri,
që s’ishin shkëmbinj
po kështjellat malore të lirisë.

Na thërriste në beteja
kundër “Mëkëmbësit Qiellor”
që s’ishte sulltan,
po djalli me fytyrë gjysmë hëne.
Na thërriste t’i mbanin shpatat në dorë,
që s’ishim shpata
po brinjë të çdo nëne.

Na thërriste
të hynim në legjendat e të parëve,
që s’ishin legjenda
po zulmat e mëdha arbërore, ilirike.
Dhe na thërret sërish
të qëndrojmë mbi kështjellat e shqiptarëve,
që s’janë kështjella,
po monumentet e ribashkimit
të trojeve tona etnike...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi