Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Buxhovi serbëve: Mos kini frikë nga e vërteta

Shko poshtë

Buxhovi serbëve: Mos kini frikë nga e vërteta Empty Buxhovi serbëve: Mos kini frikë nga e vërteta

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 08, 2012 10:43 pm

Buxhovi serbëve: Mos kini frikë nga e vërteta


Buxhovi serbëve: Mos kini frikë nga e vërteta Jusuf-BuxhoviShkrimtari dhe historiani, Jusuf Buxhovi, u kundërpërgjigjet deklaratave të përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, të cilët e quajnë librin e tij të fundit “Historia e Kosovës”, libër pa bazë shkencore e që përmban fantazi të rrezikshme në shërbim të Shqipërisë Etnike. Buxhovi kritikat e tyre i sheh më shumë si frikë nga e verteta shkencore shqiptare sesa nga “fantazia” se mos po krijohet një “Shqipëri etnike”.

Z. Buxhovi, zyrtarë serbë në nivel akademik kanë reaguar ashpër ndaj librit tuaj “Historia e Kosovës”, duke e quajtur libër pa kurrfarë baze shkencore, e cila i anashkalon serbët, ndërsa Kosovën e përshkruan si qendër shpirtërore dhe shtëtërore të Shqipërisë, cili është komenti juaj për këtë?

Pse “akademikët” serbë janë në gjendje të reagojnë kështu, nuk habitem. Sepse, vijnë nga po ajo akademi (Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve), e cila ka marrë pjesë në hartimin e disa projekteve antishqiptare, me të cilat politika hegjemoniste serbomadhe është ushqyer nga koha e Krizës Lindore e tutje, pra nga shfaqja e “Naçertanjes” së Garashaninit më 1844, ku gjithsesi më morbidet janë elaboratët e Vasa Çubrilloviqit (i vitit 1937 dhe i vitit 1944), si dhe ai i fundit, i Dobrica Qosiqit, i vitit 1986.Megjithatë, më ka habitur gjuha tepër diskualifikuese që përdoret me këtë rast, jashtë çdo etike shkencore, sidomos pa u pas lexuar libri (ka mbi 2500 faqe)! Por, edhe kjo e ka shpjegimin e vet: së pari, pse “akademikët” serbë nuk janë mësuar që ndonjë historian shqiptar të kontestojë mitet dhe shpifjet e tyre kundër shqiptarëve me të cilat janë ngritur projeket e tyre hegjemonsite, me anën e të cilave shqiptarët është dashur të përjashtohen nga harta shtetërore e Ballkanit, me arsyetimet se fjala është për popull ardhacak, pa histori dhe vasal i perandorisë osmane, dhe veçmas pse për herë të parë janë ballafaquar me të vertetën shkencore, që ata e dinë fort mirë se në mesjetë nuk ka pasur shtet mesjetar serb e as kishë ortodokse serbe, por ka pasur zhupani dhe principata sllave, ndërkohë që arbrit, në mesjetë, si themelues të Bizantit, shfaqen me strukturat e tyre shtetërore, kundër të cilave sllavët kanë luftuar gjatë dy shekujve të fundit të rënies së Bizantit.Kjo vlen edhe për kishën ortodokse, e cila shpronësohet nga përvetësimi serb, meqë shqiptarët kishin pranuar krishtërimin nga shekulli IV, pra shtatë shekuj para slllavëve, të cilët në Ballkan erdhën si barbarë dhe pushtues.Te kjo çështje, në të vertetë, thyhen shpatat, meqë serbët mbi këtë segment ndërtuan mitin e tyre gjoja rreth Kosovës si djep shpirtëror serb, ndërkohë që shqiptarët, të shtyrë nga ideologjia komuniste, duke e anatemuar religjionin, hoqën dorë nga mesjeta dhe krishtërimi, të cilën e morën ndër të parët në Ballkan.

Sllavenko Terziq, këshilltar shkencor i Institutit të Historisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, thotë se bëhet fjalë për një fantazi të rrezikshme në shërbim të Shqipërisë Etnike, si e shpjegoni ju?

“Shqetësimin” e “akademikut” serb, duhet parë më shumë si frikë nga e verteta shkencore shqiptare sesa nga “fantazia” se mos po krijohet një “Shqipëri etnike” a ngjashëm, me të cilat Beogradi vazhdimisht ka manipuluar për qëllime politike, në mënyrë që me të të pengohen zhvillimet e natyrshme si dhe proceset që çojnë deri te nxjerrja në dritë e të vertetës shqiptare si popull antik.Ky “shqetësim” po ashtu ka të bëjë me atë se Beogradi duke insistutar që Kosovën ta ruajë “si qendër mesjetare shpitërore” serbe, të pengojë stabilizimin e shtetit të Kosovës. Në të vertetë, aprovimi i pakos së Ahtisarit, e ka trimëruar shumë Serbinë që me atë që asaj i është pranuar e drejta të “qeverisë” manastirët ortodokse serbe, të krijojë eksterritorialitete, që nuk do të thotë tjetër, pos rrënim i historisë shumëshekullore të shqiptare, prej nga pasaj mesjeta i shkëput nga rrënjët e antikitetit.

Ndërkaq, Milla Bjelajac, këshilltare shkencore për historinë e re serbe, ka thënë se “nuk ia vlen të shpenzosh fjalë për një vepër të pavlerë në kuptimin shkencor”, si e shpjegoni reagimin kaq të ashpër ndaj librit tuaj?

“Akademikët” serbë e dinë fort mirë se nuk është fjala për ndonjë pamflet ose për diçka joshkencore, sepse po të ishte fjala për diç të tillë ata as që do të reagonin. Por, pikërisht pse e kanë parë se është prekur pika më e ndjeshme, pra ajo e çështjes pellazge, me të cilën shqiptarët lidhen, dhe pse kanë parë se po del në dritë roli i shqiptarëve në Bizant dhe në mesjetë, si faktor autokton-shtetndërtues, pse po del e verteta rreth ardhjeve të sllavëve si pushtues në Kosovë në shekullin XIII, reagojnë me nervozitet të madh.Ky nervozitet, duhet kuptuar, edhe për afaktin se, meqë deri më tash, pjesa më e madhe e historiografisë shqipare (në Tiranë dhe Prishtinë) kanë pranuar shtetin mesjetar serb, siç kanë pranuar edhe kishën mesjetare serbe, po del në pah një qendrim i pavarur i historiografisë shqiptare.

A do të duhej sipas teje, që pas këtyre deklaratave të reagojë Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës?

Nuk më takon mua të jap mësime si duhet reaguar akademikët shqiptarë në Prishtinë dhe Tiranë me këtë rast, por këtu nuk bëhet fjalë për një qendrim personal, por për një të vertetë shkencore që duhet ta preokupojë shkencën shqiptare, në mënyrë që të revidohen qendrimet e deritanishme, ku pranoheshin tezat e historiografisë serbe (pranimi i shteti mesjetar serb dhe i kishës ortodokse serbe).Kujtoj se shkenca jonë, nëse deri më tash nuk ka bërë gjë, pos që ka mbllaçitur “të vertetën historike serbe”, ka një rast të tillë që t’i kthehet të vërtetës, e cila domosdoshmërisht kalon në konfrontim shkencor me akademikët serbë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi