Me iniciativën e Bleonës, këngëtarët krijojnë lëvizjen “I love Berisha”
Faqja 1 e 1

Këtë javë, artistët shqiptarë dhe sidomos këngëtarët kanë qenë në delir të paparë. Kryeministri i vendit, edhe pse me një axhendë shumë të ngjeshur dhe me një pjesë të mirë të territorit shqiptar të izoluar nga bora, u kujtua për ta. “80% e atyre që shkruhen për artistët e sidomos për këngëtarët janë shpifje banale. Nuk do lejoj që të shpifet dhe të fyhen artistët në media”, – tha Kryeministri. Kaq ka mjaftuar dhe në tryezat e këngëtarëve objekt i diskutimit ka qenë shpëtimtari i tyre, Berisha, i cili “u investua” personalisht dhe seriozisht që të ruajë të pastër figurën e VIP-it shqiptar. “Në gjithë karrierën e tij politike 20-vjeçare, kjo është puna më e mirë që ka bërë Berisha”, – thoshte një këngëtare bionde, teksa rrufiste një whiski që në mëngjes, sa për t’i nxjerrë gjumin. “Më në fund shpëtuam nga këta gazetarë të poshtër, që nuk lanë dashnor pa na dekonspiruar”, – shtoi kolegia e saj brune. “Jo për gjë, por unë sapo zë një, më mërzitet dhe filloj të shkoj me një tjetër.

Por nuk të lënë këta plehrat, se të nxjerrin në gazetë me të parin e ta prishin punën me të dytin”, – thotë këngëtarja bionde gjithë mllef. “Tani të flasim me sinqeritet, unë zë nuk kam, por ama i çava telefonat me gazetarët që të më nxirrnin në gazeta derisa u bëra e famshme. Tani nuk i marr më, nuk kam nevojë, dua të bëj ç’të dua dhe askush të mos më bezdisë. Po qe për klipe dhe koncerte, le të shkruajnë, për të tjerat jo”, – thotë biondja.
Por impakti që krijoi fjala e Berishës, ishte shumë më e madhe se kaq. Flitet se shumë këngëtarë e kanë ndarë mendjen që të anëtarësohen në PD, më pas ata kanë vendosur që për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 të këndojnë të gjithë pa para në fushatat e PD-së, si dhe të shkojnë derë më derë, gjithkund ku dëgjohen CD-të e tyre, që të bindin fansat të votojnë partinë e zemrës. Disa të tjerë po mendojnë që tani që në klipet e tyre të fusin sekuenca nga fjalimet pikante të doktor Berishës, madje disa këngëtarë po zihen keqas se kush do ta ketë në klipin e tij frazën e famshme “Ta bëj fytyrën më të zezë se këpuca”. Por ama të gjithë bien dakord se kjo frazë i përshtatet një kënge të rrymës hip-hop. Në fund të fundit, mendojnë ata, Berisha nuk ka pse ndihet inferior ndaj Ramës, i cili ka kohë që është afirmuar si hip-hop-ist falë këngës “Tirona”. Me nismën e këngëtares së famshme amerikane Bleona Qerreti, do krijohet lëvizja “I love Berisha”, ku pranohen edhe këngëtarët e tallavasë, sepse i vetmi kriter për të aderuar aty, do jetë dashuria e madhe për Berishën dhe deklarimi nga ana e tyre pa ngurruar se idhujt e tyre nuk janë Rihanna apo Bruno Mars, por Saliu. Kjo lëvizje po mendon që tani për kolonën zanore me të cilën do promovohet nëpër Shqipëri. Janë hedhur shumë ide, por ideja e adaptimit të këngës “Enver Hoxha t’u ngjatë jeta” me “Sali Berisha t’u ngjatë jeta”, mbetet më e preferuara. Fundja nuk është hera e parë që këngëtarët tanë vjedhin këngë të të tjerëve.
Pritet që mbas këtyre nismave, Kryeministri të mallëngjehet aq shumë, sa të kërkojë urgjentisht disa korrigjime thelbësore në Kodin Penal, por si fillim do deklarojë se ato që shkruhen në gazeta nuk janë 80% shpifje, por rrumbullak 100%. Më pas, Berisha do kërkojë që të përgënjeshtrojmë të gjitha lajmet ku janë bërë publikë dashnorët e këngëtarëve, bashkë me fotot për të cilat ne duhet të themi që kanë qenë fotomontazhe. Gazetarët duhet urgjentisht të pohojnë në shkrimet e tyre se, përveç dashurisë për Kryeministrin, këngëtaret nuk kanë provuar dashuri për asnjë lloj mashkulli gjithë jetën e tyre. Nëse do shkruajmë që janë të virgjëra, do të jetë një plus për gazetën. Do përgënjeshtrohen gjithashtu të gjitha lajmet që kanë të bëjnë me botoksin dhe silikonin dhe duhet theksuar fort se këngëtaret tona janë ashtu siç i ka bërë nëna, të bukura dhe natyrale. Edhe nëse këngëtaret kanë pohuar vetë se i kanë bërë këto ndërhyrje, duhet përgënjeshtruar gjithsesi, sepse kur e kanë thënë nuk e kanë pasur mendjen. Pra, siç e shihni, po vijnë kohë të arta për këngëtarët dhe kohë të vështira për gazetarët. Ndërkohë ne po reflektojmë thellë rreth direktivave të fundit kryeministrore dhe kemi vendosur të shkruajmë vetëm për klipet më të reja që janë të mrekullueshme, për koncertet që janë fantastike, për inteligjencën e këngëtarëve që është impresionuese dhe për asgjë tjetër. E dimë se çfarë po mendoni ju lexues teksa lexoni këto radhë, po thoni me vete që është e drejtë të shkruhet për jetën private të një personazhi publik, sepse nuk e kemi shpikur ne këtë lloj lajmi, pasi bota e qytetëruar ka dekada që e bën. Por ne do bëjmë ndryshe, do shkruajmë për jetën publike të një personazhi privat. Apo nuk ka sens? Në fakt ashtu është, kështu që duam, s’duam, jemi të detyruar… do shkruajmë pra për jetën e tyre private, e cila nuk është private për sa kohë personazhi është publik. Sa për fyerje dhe shpifje, edhe sikur gjithë qeveria të na lutet, ne nuk shkruajmë sepse ka aq shumë histori të vërteta, sa edhe fantazia më e shfrenuar gazetareske nuk e zëvendëson dot bukurinë e lajmit që na e ofrojnë vetë artistët me jetën e tyre.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Solidarizohemi ne gjetjen e Bleones
» Pacolli: Serbia prishi marrëveshjen për lëvizjen e lirë, ndërkombëtarët duhet të
» Kurteshi: Mediet po krijojnë spektakle
» Sulltani Erdogan urdhëron Shqipërinë: Nxirreni jashtë vendit Lëvizjen Gylen
» Zhdukja e Bleonës, fshatarët panë rrëmbyesin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi