ELIDA BUÇPAPAJ:Shtypi i Tiranës gati heshti po ashtu edhe pozita dhe opozita
Faqja 1 e 1

Shtypi i Tiranës gati heshti po ashtu edhe pozita dhe opozita
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Opinion nga diaspora
Pas debateve më të fundit në Komisionin Parlamentar të Integrimit në Kuvendin e Shqipërisë, dhe nxjerrjes në dritë të këtyre fakteve, do të duhej që gazetat dhe televizionet e shumta të Tiranës të ishin të përmbytur me tituj scoop,sensacionalë, të cilët do të duhej të zëvendësonin fotografitë e Nexhmije Hoxhës që vazhdon të qahet për arkivin e bashkëshortit, njërit prej diktatorëve më gjakpirës të Europës Lindore.
Por jo, shtypi dhe mediat e Tiranës gati heshtën. Liria e shprehjes në Shqipëri sipas Reportetë Pa Kufij - Reporters Without Borders ka zbritur 16 vende ku vendin e lirisë të fjalës e ka zënë censura, autocensura dhe temat tabu. Mediat kanë një përqasje shumë ortodokse ndaj kritikave, nuk pranojnë kurrë kritika për krahun politik që mbështesin, duke e humbur kështu paanshmërinë dhe idipendencën si pushtet i katërt dhe i pestë në sistemin demokratik.
Nuk pati reagim as nga Ministria e Jashtme, as nga personat që u prekën nga akuzat e deputetit të PS, veç ai i zonjës Bulku.
Edhe reagimi i opozitës ishte gati simbolik, kur do të duhej që Opozita të kishte kërkuar prej kohësh mocion mosbesimi ndaj ministrit të Jashtëm të Shqipërisë apo kryetares të Parlamentit, dhe ku do të duhej që kjo temë të prekej në një nga intervistat më të fundit të zonjës Topalli, kur gazetarja Sonila Meço, paçka se i dha një hapësirë prej nëntëdhjetë minutash, nuk arriti që t’i bënte asnjë pyetje të vështirë, veç u rotullua tek sukseset e diplomacisë parlamentare dhe tek afati i skaduar i zotit Topi. Askush nuk është kundër diplomacisë parlamentare, por kundër nepotizmit duhet të jemi, pasi është varrmihës i shtetit të së drejtës.
Lind pyetja përse kjo heshtje?
Si gazetare u përpoqa që të lidhem me disa zyrtarë të lartë të MPJ. Gazmend Turdiu, Sekretari i Përgjithshëm i MPJ komunikoi në mënyrë shumë korrekte, duke më thënë se nuk është kompetenca e tij për prononcime të tilla duke më orientuar tek zonja Eva Kushova, këshilltarja për shtypin e MPJ, e cila fillimisht më tha se kjo temë do të diskutohet sot në emisionin Top Story të Sokol Ballës në Top Channel. Kur unë insistova tha se do të përgjigjej brenda afatit zyrtar të ditës të sotme që mbaronte më 16:30 dhe, kur e mora për herë të dytë në telefon, më tha se z. Haxhinasto kishte patur ngarkesë të madhe dhe nuk kishte patur mundësi të bënte një prononcim lidhur me këtë temë. Ndërsa zvministrja e jashtme Edith Harxhi, paçka se i dërgova dy mesazhe, preferoi të heshtë dhe të mos më përgjigjet.
I kërkova prononcim edhe z. Kastriot Islami, duke i dërguar një mesazh përmes Facebook-ut dhe zotit Edi Rama përmes Twitter dhe deri tani nuk kam marrë përgjigje.
Nëse Edi Rama, lideri i opozitës deklaron për Rilindje, Rilindja e PS do të fillojë vetëm me një reformim të thellë të partisë dhe një opozitë të shëndoshë e konstruktive jo duke u fokusuar tek marrja e pushtetit apo tek rikthimi në pushtet por tek mbrojtja e vlerave të shtetit të së drejtës.
Si e mashtruan Pjetër Arbnorin se do ta emëronin Ambasador në Vatikan
Po e mbyll këtë shkrim të natyrës hulumtuese duke kujtuar Pjetër Arbnorin, njërën nga ikonat e demokracisë shqiptare, pasi tek ai gërshetoheshin dhe vuajtjet in extremis të popullit shqiptar, edhe profili i një zyrtari të lartë me integritet.
Pjetër Arbnori ka vuajtur 30 vite të jetës së tij në burgjet komuniste, pra dy vjet më tepër se Mandela. Pjetër Arbnori do të duhej të ishte zgjedhur me një nen të posaçëm të Kushtetutës të Republikës të Shqipërisë për hir të sakrificave të tij si një Ligjvënës i Përhershëm. Një nderim të ngjashëm me atë të italianëve për „senatore a vita", një detyrë me të drejtë për ta ushtruar vitet e mbetura të jetës dhe që jepet nga Presidenti i Republikës italiane i cili ka të drejtë që gjatë mandatit të tij të emërojë pesë senatorë të tillë, të përhershëm - me motivacionin „ për merita të larta ndaj Atdheut në fushën shoqërore, shkencore, artistike dhe letrare". Për shembull Rita Levi-Montacini, Nobeliste, është « Senatore a vita » në Itali. Apo kryeministri aktual i Italisë Mario Monti është një Senator i përhershëm, i emëruar nga presidenti aktual Giogio Napolitano për « merita në fushën shkencore dhe shoqërore ». Senatore a vita është edhe Giulio Andreotti, kanë qenë edhe babai i Fiatit, Giovanni Agnelli dhe Eduardo De Filippo, Eugenio Montale e tjerë.
I kthehem Pjetër Arbnorit si një referim të dinjitetshëm i një politikani me integritet i cili, megjithë sakrificat, u la jashtë politikës duke u përjashtuar nga një politikë gjithë hije, me skeletë në sirtarë dhe pa integritet, që interesohet vetëm për punët e veta, duke e kthyer shtetin në pronë private.
I kthehem Pjetër Arbnorit, sepse sakrificat dhe integriteti in tij do të duhej të përbënin modelin e politikanit për meritokracinë e shtetit të së drejtës, i cili u la në harresë nga njerëz pa moral dhe integritet.
Telefonatën e fundit që kam pasur me Pjetër Arbnorin ishte ajo ku i uruam për « emërimin » e tij si Ambasador të Shqipërisë në Vatikan". Në fakt, emërimi i Arbnorit doli se ishte një bllof, në kuadrin e thashethemnajave, pasi nuk e emëruan kurrë. Jo vetëm që gjatë zgjedhjeve të 2005 nuk e zgjodhën deputet të Partisë Demokratike duke i bërë rrëngje klanesh, por nuk pranuan që ta emëronin as Ambasador të Shqipërisë në Vatikan.
E kam ende në vesh mbresën e zërit të tij të ngrohtë, pasi besonte se do ta emëronin në këtë detyrë. Ishte shumë i kënaqur kur biseduam se do të përfaqësonte shtetin shqiptar në Vatikan, detyrë që nuk e mori kurrë. Mendoni sot Pjetër Arbnorin, të cilit nuk iu dha kjo detyrë si një e drejtë legjitime e fituar me sakrifica dhe plotësisht me meritokraci, ndërkohë që në Ambasadat e Shqipërisë gjen figura pa integritet dhe kur nepotizmi dhe kleptokracia si formë e korrupsionit të qeverisjes, nga ato që i kemi përmendur, rrezikojnë jo vetëm diplomacinë shqiptare por edhe shtetin shqiptar. Fund

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Elida Buçpapaj:OPINIONISTËT E TIRANËS, BINJAKËZUAR ME POLITIKËN DHE OLIGARKËT, IA KANË SHITUR SHPIRTIN DJALLIT
» Elida Buçpapaj - Meditime në 10 vjetorin e Misionit Katolik NënëTereza Aarau (Fotoreportazh) Nga Elida Buçpapaj
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:NJË FTESË NGA BERNA - APES I MIKPRITUR NGA KANCELIERJA KAZANOVA
» Elida Buçpapaj:Më në fund
» Pozita dhe opozita kosovare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi