Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkup: Vdesin dy të pastrehë

Shko poshtë

Shkup: Vdesin dy të pastrehë Empty Shkup: Vdesin dy të pastrehë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 14, 2012 10:02 pm

Shkup: Vdesin dy të pastrehë


Shkup: Vdesin dy të pastrehë Ne-bore
Dy persona të ngrirë janë gjetur në qendër të Shkupit nga ndihma e shpejtë. Sipas infomacioneve të para, bëhet fjalë për një burrë dhe një grua të moshës 70-vjeçare, që sipas të gjitha gjasave janë persona të pastrehë.

Më tepër informacione për këta persona nuk jepen, ndërsa nga Ndihma e Shpejtë thonë se vetëm në kryeqytet ky shërbim po bën rreth 120 ndërhyrje në ditë.

Ndërkaq, për shkak të reshjeve intensive të borës në 24 orët e kaluara në Tetovë është themeluar Shtabi i Krizës.

Mëngjesi i sotëm në Shkup më i ftohti


Shkup: Vdesin dy të pastrehë Shkupi-bore5532
Në Shkup sot në orën 06:00 të mëngjesit në janë matur temperatura rekorde për këtë dimër, minus 20 gradë Celsius.

Sipas informacioneve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, pas Shkupit ftohtë ishte në Kriva Pallankë me minus 15,5 gradë dhe në Shtip ku janë matur minus 12 gradë Celsius.

Mot i ftohtë do të mbahet edhe nesër. Sinoptikët paralajmërojnë temperatura minimale deri në minus 18 gradë, ndërsa qyteti më i ftohtë sërish do të jetë Shkupi.

Të enjten do të bjerë borë, ndërsa të premten dhe të shtunën do të jetë mot stabil, i thatë dhe i ftohtë. Ngrohje të motit dhe temperatura të ditës mbi zero gradë pritet prej ditës së diel.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi