Edmond Arizaj: Pyetje për Kryeministrin e ardhshëm
Faqja 1 e 1
Edmond Arizaj: Pyetje për Kryeministrin e ardhshëm
Kryeministri Berisha |
Pyetje për Kryeministrin e ardhshëm
Nga Edmond Arizaj
E para: Cila është strategjia për përballimin e një kthimi masiv në vendlindje të mijëra emigrantëve shqiptarë? Ne vazhdojmë të çudisim botën, madje çuditemi edhe vetë, sepse jemi i vetmi oaz në shkretëtirën e krizës ekonomike. Ne nuk diskutojmë si do ta përballojmë krizën, por a do të na kapë kriza Le të pranojmë aksiomatikisht se do të shpëtojmë. Kriza do të kalojë pranë, duke mos na prekur as në mënyrë tangentale. Por vendet ku punojnë mbi një milionë shqiptarë e kanë shpallur tashmë goditjen nga kriza ekonomike. Vendet e punës kanë nisur të shkurtohen dhe e ardhmja paraqitet ende shumë e errët. Në rast se nuk do të ndodhë ndonjë mrekulli, kosa e papunësisë do të bjerë edhe tek shqiptarët dhe në pamundësi për të siguruar një vend pune, shumë prej tyre do të marrin rrugën e vendlindjes për një riprovë pas disa vjetësh. A është e përgatitur Shqipëria dhe Kryeministri i ardhshëm që të papunëve “vendalinj” t’u shtojë njëherësh edhe mijëra të papunët e krizës?
E dyta: Pas zbatimit të sistemit elektoral 12-qarqësh, a do të ketë edhe një plan zhvillimi po për të 12 qarqet, apo do të vijohet me “ec se shohim rrugës”? Sepse nuk mund të ketë të njëjtin program zhvillimi Berati që kërkon të dalë nga fukarallëku mbytës, me Vlorën që kërkon të jetë konkurrente në turizëm me Malin e Zi, Greqinë, apo dhe më larg. Po kështu nuk mund të krahasosh prioritetet e Kukësit e Shkodrës, me ato të Korçës apo Elbasanit, Lezhën me Fierin e kështu me radhë. Secili qark ka prioritetet e tij dhe do të ishte mirë që në këto dy muaj, kryeministrat apo qeveritë pretendente të na i parashtronin planet dhe platformat e tyre.
E treta: Kush është programi emergjent për të ndalur “rrjepjen” e qytetarëve? Eshtë bërë monotone, gati-gati e bezdisshme për veshët e politikanëve, ankesa në kor për faturat e ndryshme. Por është gjithashtu një monotoni vrasëse për qytetarët sasia marramendëse e shumave që duhet të paguajnë në fund të muajit për shërbime të ndryshme, të cilat jo pak herë i marrin me mungesa. Fatura e energjisë elektrike, fatura e ujit, fatura e telefonisë fikse, fatura e telefonisë celulare, fatura e gjelbërimit, fatura e pastrimit, fatura e ajrimit, fatura e televizionit, fatura…fatura…fatura… Të numëruara në këtë formë, ndoshta të lodhin edhe të mërzisin, por secili prej atyre që paguan të tilla fatura, mund të shtojë edhe shumën përkrah dhe nuk do të lodhet, por do të tronditet se sa i shkon fatura totale në fund të vitit. Le ta krahasojë me rrogën që i ka rritur qeveria.
E katërta: Si është menduar të rifitohet truri i larguar nga Shqipëria, apo ai që është përgatitur jashtë? Nuk po kërkojmë këtu snobët e etur për kamera dhe drita, kemi boll. Kërkohen ata, teknicienët e aftë, ata që nuk para e pëlqejnë shumë bujën, por ata që janë të dashuruar pas punës së tyre. Ata që punojnë edhe 10-12 orë në ditë. Por që nuk mund t’i paguash dot me 40-60 mijë lekë të reja, sepse preferojnë më mirë të krijojnë një atdhe të dytë ku djersa u shpërblehet tre katër fish më shumë. Periudha romantike dhe rilindase e sakrificave ka marrë fund. Jemi në periudhën e kontratave. Cila është kontrata që do të lidhë Kryeministri dhe qeveria e ardhshme me këta të arsimuar? Dhe në të njëjtin kontekst, si është plani për të mos lejuar trurin e mbetur dhe të sapoarsimuar të braktisë Shqipërinë? Sepse edhe këta duan kontrata?
E pesta: Si do të ç’rrënjoset fenomeni i gjakmarrjes dhe i ngujimit? A mund të pretendojë Kryeministri i ardhshëm të bëjë aplikimin për në Bashkimin Evropian me burgjet e Lekë Dukagjinit, të shpërndara andej këtej vendit të tij duke rivalizuar burgjet shtetërore? Pretendentët për qeverinë e ardhshme duhet të na shpjegojnë gjerë e gjatë se si do të zhdukin boshllëkun në sytë e atyre qindra fëmijëve të ngujuar. Si do ta zhdukë Lekën pesë qind vjeçar nga mendjet e mijëra njerëzve. Si do ta ngjallë shpresën e atyre ëndërrvrarëve, që po burrërohen brenda katër mureve të shtëpisë e që botën e dinë se mbaron deri në horizontin ku sheh syri nga frëngjia. A do të jetë shteti shtet ashtu siç duhet, apo do të vazhdojë të përpëlitet nën kthetrat e Lekës, që as varrin s’dihet ku e ka. Sigurisht që ka edhe shumë pyetje të tjera, madje secili shqiptar në moshë madhore mund të ndërtojë një pyetje krejt të ndryshme nga të tjerët. Mund të pyetet edhe për ligjërimin e shtëpive publike, pasi për të ekzistuar ato nuk kanë pritur lejen e politikanëve; mund të pyetet mbi rolin e ardhshëm të Shqipërisë në rajon, si do të sillemi ne me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Greqinë e Italinë; mund të pyetet për platforma të së ardhmes shqiptare, qëndrimi për Çamarinë, këndvështrimi për bashkimin e trojeve shqiptare për të synuar shtetin normal…Mund të pyetet çdo gjë për kandidatët tanë për kryeministra dhe qeverinë e ardhshme. Sepse këtë duam të votojmë, ofertën më të mirë. Ekonomia e tregut vlen edhe në politikë. Nuk mund të shesësh ajër, boshllëk, ylberë dhe postera rrugësh e të marrësh në këmbim vota=pushtet. Folmë të paktën dy muaj, sepse nuk do të të takoj katër vjet.
Panorama
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Edmond Arizaj: Kori i kukuvajkave
» Edmond Arizaj: Nga adhurim në mëshirim
» Edmond Arizaj: Rini e djegur
» Edmond Arizaj: Veliaj, ridështimi i të rinjve
» PDK-AAK drejt koalicionit të ardhshëm
» Edmond Arizaj: Nga adhurim në mëshirim
» Edmond Arizaj: Rini e djegur
» Edmond Arizaj: Veliaj, ridështimi i të rinjve
» PDK-AAK drejt koalicionit të ardhshëm
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi