Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:Mikes për Shën Valentin !

Shko poshtë

Përparim Hysi:Mikes për Shën Valentin ! Empty Përparim Hysi:Mikes për Shën Valentin !

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 14, 2012 11:56 pm

Përparim Hysi:Mikes për Shën Valentin ! 168918_201836116496437_111963328817050_812693_6752040_nPërparim Hysi:Mikes për Shën Valentin ! Perparim_Hysi

Mikes për Shën Valentin !
(poezi)

Nga Përparim Hysi

Herë më je si re puplore
Herë më je si fllad në maj
Dhe në dimër flokëdëbore
Që rri fshehur në një pllajë.

Herë më je si dritë dielli
Herë më ngjan si lule prilli
Ti qe gazi,edhe shendi
Se me ty,ikte dhe dimri.

Ikte dimri,vjen pranvera
Rreth e qark veç gjallëri
Pse më duket që tek dera
Po më pret mua tani?

Edhe dalim të dy tok
(sot është Shën Valentin!)
O mor çast,bëmu shok
Dhe shëroma shpirtin tim.

Se unë shpirtin e kam plagë
Se jam vetëm... dhe pa shokë
Pa dhe miken e kam larg
Shpirt,o shpirt,m'u bëre copë.

Ca nga dimri...largësia
Edhe malli po më mbyt
Sa e madhe dashuria
Ta gëzojnë të rinjtë këtë ditë!

14 shkurt 2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi