Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi dhe Mentor Thaqi:Poezi

Shko poshtë

Sabit Rrustemi dhe Mentor Thaqi:Poezi Empty Sabit Rrustemi dhe Mentor Thaqi:Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 15, 2012 12:03 am



Sabit Rrustemi dhe Mentor Thaqi:Poezi 173357_1563102666_1405324133_nSabit Rrustemi dhe Mentor Thaqi:Poezi 275246_100000582437455_2097760_n

Sabit Rrustemi dhe Mentor Thaqi:Poezi

LOTI I SAJ ...

Loti i saj
i paqtë si kristali
zemrës sime prej mali
...
sa herë
frymën ma ndali...
a është Zanë,
Rrushe
a Hanë ...
a ajo lulethanë...
kthjellë
e s'vranë
tejembanë...
ai lot,
sot e mot
i ngrohtë është...
oh
vetëm loti i pritjes
i ftohtë
është akull
dhe të shpon
shpatull më shpatull...


Sabit Rrustemi 14.2.2012

VET DADA RUSHË, POET
( komunikim poetik, n´përgjigje S. Rr.)

Eh,
Loti,
ai vajë moti,
shpon qebesa
dhe shtatëpalë tokë,
vret shpirtin,
ngrinë zemrën,
sjellë trishtin
dhe, ...
ah,
nxitë vajë-këngën!
Mos u bëj
Zekë Hajdin,
Poet,
kur s´mund
t´ringjallësh
atë fjalë të dhënë,
jo jo,
ska pushkë
as plumb
që m´zën!
Eh eh,
në k´të 14 Fror
nátë breg me borë,
Rushja kurorë
po vën
me dorë,
në atë breg
shteg më shteg
kaloi,
erdhi,
lotin derdhi
e motin bredhi,
na la Legjendën,
na la Sagën,
na la dhe brengën
dhe n´shpirtë plagën!
Edhe sivjet
si vjet,
medet!


M. Th. VS., 14.2.2012

Sabit Rrustemi

ENGJULL I NBROJTËS

Secila anë
e ka një Rrushe
e ka një Hanë

asnjë Krue
s' është pa Zanë

këtë emër
sa herë nisen kah unë
kah ti
kah ai
e marrin si engjull mbrojës

prej fjalëplumbave
t'mos bëhen plojë

si Zeka vetë
brenda saj
përjetë ,mbet

i dashurisë mbret



Mentor Thaqi

JO BESNIK I HESHTJES

E unë,
s´mund të jem fisnik,
të mbetem besnik
i heshtjes,
ajo sagë,
ajo plagë,
më mbanë
n´ ëndërr,
pat diçka,
edhe ka,
kah ne,
ka ju,
atje,
këtu,
një Rushë,
për fushë,
flokëkablushë,
si arushë,
e Zeka,
ai dragua,
s´u dorëzua,
as kur u zonua....
as kur u bë plojë,
s´rënkoj me gojë,
për dashni
e arshiki,
u ba kurban,
Zeka jaran!
Eh,
le t´rroj
legjenda
siç rron
dhe kënga...



M. Thaqi VS., 14.2.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi