Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:FRUTA QË S'HARXHOHEN ( tri poezi)

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:FRUTA QË S'HARXHOHEN ( tri poezi) Empty Sabit Rrustemi:FRUTA QË S'HARXHOHEN ( tri poezi)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 03, 2012 1:29 pm

Sabit Rrustemi:FRUTA QË S'HARXHOHEN ( tri poezi) 371771_1563102666_144101746_n

Sabit Rrustemi:FRUTA QË S'HARXHOHEN ( tri poezi)

MES AKREPËSH DO VIJ

Po vjen ai Çast i ëndërruar
e dashur
po vjen

e ç'rëndësi ka ku je
cila je
kur Zemra ime e di

ndjenjat shëndrrohen në fishekzjarre
qiellnajës pakufi
shpërndahen e vezullojnë për ty
si këta sy

në secilën vezullimë jam dhe unë
pas teje nxitoj
të të puthë
të të shtrëngoj me afsh
e t' mos lëshoj më nga duart

pa çka pse tjerët na shikojnë

le t'i mrelullojë
dashuria jonë

në fishekzjarre i tëri jam kthyer
e po nxitoj kah ti
pa çka pse as adresën nuk ta di

aty mes akrepësh pritmë
aty do vij


(30 dhjetor 2011)


MESNATËS NË NDËRRIM MOTESH

nise hapin
sysh hiçe mallin
përgjatë Fushës
shtegut të malit
shmangi'ju djallit
e midis ballit
mbille atë lule t'allit
për hirë të djalit

akordoje orën
e zgjate dorën
të ta puthë buzën
e gushën

atë mollë adami
se u çel sezami


(1 janar 2012, mesntë)



PREKA DASHURINË

Dëbova një Natë
Një ëndërr të trishtë
Që m'gënjeu për Ty

Agu i k'tij Mëngjesi
S'më vjen i ftohtë
Anise Ngricë

Akujt nën hapa të mi
Akujt që varen tej sysh
Sa lehtë m'i shkrinë

Iku një Natë
Me një ëndërr të trishtë
Iktë e mos u ktheftë

Në agun e kësaj dite
Preka trupin tënd të brishtë
Preka dashurinë


(1 Janar 2012, mëngjes)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi