Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ALBIN KURTI në “Tribune de Genève”: EULEX na e ka marrur pushtetin në Kosovë dhe na trajton si në Afganistan !

Shko poshtë

ALBIN KURTI në “Tribune de Genève”: EULEX na e ka marrur pushtetin në Kosovë dhe na trajton si në Afganistan ! Empty ALBIN KURTI në “Tribune de Genève”: EULEX na e ka marrur pushtetin në Kosovë dhe na trajton si në Afganistan !

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 18, 2012 11:01 pm

ALBIN KURTI në “Tribune de Genève”: EULEX na e ka marrur pushtetin në Kosovë dhe na trajton si në Afganistan !

ALBIN KURTI në “Tribune de Genève”: EULEX na e ka marrur pushtetin në Kosovë dhe na trajton si në Afganistan ! Kurti

« Kosova : « Cfarë don të thotë një pa pavarësi pa sovranitet? »(Kosovo: “Que veut dire une indépendance sans souveraineté?” » është ky titulli i intervistës që sjellë sot gazeta zvicerane « Tribune de Geneve » me liderin e « Vetvendosje »-s z.Albin Kurtin i cli për ket të përditshme i jep një bilanc katërvjecar nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë” nga Gjeneva.

Gjenevë, 18 shkurt / AIK-Presheva Jonë

Albin Kurti njeriu numër një i opozitës kosovare është është i njohur si lider i angazhuar kundër Miloshevicit. Lëvizja e tij Vetevndosje është pjesë e Parlamentit të Kosovës pas zgjedhjeve të fundit të vitit 2010, thuhet në fillim të intervistës të zhvilluar për Tribune de Geneve » nga koleg’ja Sophie Guesné, korrespondente nga Prishtina, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.
I pyetur rreth katërvjetorit të pavarësisë, fillimisht Albin Kurti për « Tribune de Genève » është përgjigjur se « Ne kemi një shtet të ri, me emrin Republika e Kosovës por i cili duhet konsilduar insitucuonet tona. Por, sipas mendimit tonë sot Kosova ka një sër problemesh, duke u nisur nga mungesa e sovranitetit që don të thotë një pavarësi pa suvranitet.. »
Në vazhdim Kurit duke folur për qevrinë hashim Thacit, sipas të cilit « është një qeverie e korruptuar »ai kerkon për lëvizje të lirë për kosovarët në zonat Schengen, sepse sipas tij « sot me një pasaportë kosovare të lirë jeni për të udhëtuar vetëm në katër vende. Ma mirë e kanë ata të Afganistanit »
Pyetjes vijuese rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë Albin Kurti në „Tribune de Genève“ është shprehur kundër këtyre negociatave, sepse„Serbia ende Kosovën e konsideron si provincë serbe dhe ajo deri më tash kurrë nuk ka kërkuar falje për mbajtjen e 1800 kufomave shqiptare ende të pagjetur deri më tash. Këto bisedime me Beogradin janë në favor të tyre, sepse me këto bëhet vetën normalizimi i Serbisë, por jo edhe i Kosovës..“

Kurse rreth referendumit të serbëve të Veriut të Kosovës Albin Kurti në intervistën dhënë së përditshmes zvicerane „Tribune de Genève“ në fund është shprehur se „ky referendum nuk ndryshon asgjë konkretisht, përvec në kokan e njerëzve. Dhe pas ketij referendumi dhe barrikadat e serbëve të vëna muaj më parë, sivjet do të jenë nyja kyqe në Kosovë, që sipas mendimit tim ose do tëintefgrohen ose kërkohet një zgjidhje…Por, ne nuk shpresojmë në ndryshim të gjendjes përderisa regjimi i Beogradit nuk ndalet të mbështes, financoj këto struktura paralele…në vend që këto t’i bëjë shteti i Kosovës..“
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi