Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:NUSJA DHE PLUMBI

Shko poshtë

Vullnet Mato:NUSJA DHE PLUMBI Empty Vullnet Mato:NUSJA DHE PLUMBI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 20, 2012 12:45 am

Vullnet Mato:NUSJA DHE PLUMBI 432356_2541802835558_348777184_nVullnet Mato:NUSJA DHE PLUMBI 370823_1568334934_527605528_n

Vullnet Mato

NUSJA DHE PLUMBI

Në rrokullima mendimesh,
mu kujtua padashur,
fisheku i llahtarshëm
që i vihej nuses në pajë.
Ç’ishte për femrën
ai zakon makabër,
në vend të një kuklle,
simbol i pjellorisë së saj!

Oh, primitivizmi çnjerëzor,
sa koka ka ngrënë,
kur të bukurat e këtij dheu
mendonin për të vdekur,
para se të gëzonin
mrekullinë e të qenit nënë,
për t’i shtuar Arbërisë
jetëgjatësinë në shekuj.

Mehmet Shpendi thirri gratë
tek trimat në shpellë,
të ngjiznin pasardhës,
mos shuheshin luftëtarët.
Por atë liri - zgjatje,
luftëtarë duke pjellë,
e mallkonte Kanuni
për ta pasuar idhtarët.

Martesa që lidhte zemrat
me dashuri njeriu,
duhej lidhur egërsisht
me një krismë plumbi.
Edhe kur ai tjetri
mund të çmendej vetiu,
fisheku të vriste nënën,
ta dëgjonte katundi.

Habitem si të parët
himnizonin lirinë e kombit,
kur lirinë e shenjtë të gruas
përgjaknin me barut!...
Dhe si mund të quhen burra
të kohës moderne të sotmit,
kur ndodh me vajza e nëna,
sillen po aq mizor e harbut?!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi