Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vazhdojnë hetimet e EULEX-it ndaj Limajt

Shko poshtë

Vazhdojnë hetimet e EULEX-it ndaj Limajt Empty Vazhdojnë hetimet e EULEX-it ndaj Limajt

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 21, 2012 6:07 pm

Vazhdojnë hetimet e EULEX-it ndaj Limajt


Vazhdojnë hetimet e EULEX-it ndaj Limajt EULEX-DREJTESIJA
EULEX-i është duke i vazhduar hetimet ndaj deputetit të PDK-së, Fatmir Limaj për periudhën që ka të bëjë kur ai ishte në në postin e Ministrit të Transportit.

Edhe pse, EULEX-it i kanë mbetur pak më shumë se dy muaj (68 ditë) kohë për ta hetuar deputetin Limaj, ende nuk asgjë zyrtare se deri ku ka shkuar procesi hetimor i nisur në fund të prillit të vitit 2010.

Deklarata e vetme që jepen nga EULEX-i është se ndaj ish komandant Çelikut po vazhdojnë hetimet, nën dyshimin për korrupsion. "Hetimet për rastin e Ministrisë së Transportit janë ende duke vazhduar", ka thënë Blerim Krasniqi.

Ai nuk ka treguar nëse Limajt do t`i ngritet aktakuzë apo hetimet do të pushojnë në mungesë të fakteve. Më 28 prill të vitit 2012, mbushen dy vite prej se EULEX-i bastisi Ministrinë e Transportit dhe pronat e Fatmir Limajt, nën dyshimin për korrupsion.

Bashkë me Limajn është bastisur edhe ish sekretari i Ministrisë së Transportit, Nexhat Krasniqi.

Aktualisht Fatmir Limaj është nën arrest shtëpiak, derisa EULEX po e vazhdon gjykimin për krime lufte për rastin "Kleçka".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi