Dell: Edhe LDK antiamerikane dhe antievropiane
Faqja 1 e 1
Dell: Edhe LDK antiamerikane dhe antievropiane
Dell: Edhe LDK antiamerikane dhe antievropiane
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se pajtimi më mënyrën e përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale është në favor të Kosovës, ndërsa kritikoi ashpër kundërshtarët e saj. Ai madje ka akuzuar partinë më të madhe opozitare në vend, Lidhjen Demokratike të Kosovës, se është radhitur në krahun e partive “antievropiane dhe antiamerikane”, për kundërshtimin që i ka bërë kjo parti marrëveshjes për mënyrën e përfaqësimit të Kosovës...
Ambasadori Dell ripërsëriti Shtetet e Bashkuara nuk do të kërkojnë kurrë nga Kosova që të bëjë diçka që do të dëmtojë sovranitetin e saj, pavarësinë apo tërësinë e saj tokësore.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, Kosova po hyn në një periudhe të re të përfaqësimit rajonal me një shënim të veçantë gjë që ka nxitur shumë reagime. Si e shihni ju këtë proces?
Dell: Mendoj se në pikëpamje afatgjate, shënimi (fusnota) do të jetë e tillë në histori. Me fjalë të tjera, nuk është çështja kryesore, është e parëndësishme. Çështja e rëndësishme është se Kosova do të jetë anëtare e organizatave, do ta përfaqësojë vetveten me të drejtën e saj dhe përfaqësuesit e popullit të Kosovës, do të jenë të pranishëm në të gjitha forumet rajonale duke u përkujdesur për interesat e vendit. Rruga nëpër të cilën vendi krijon dhe ndërton sovranitetin nuk është nëpërmjet simboleve.
Sigurisht, flamujt janë të mirë, janë të rëndësishëm, na identifikojnë, por sovraniteti i vërtetë bëhet nëpërmjet ushtrimit të tij. Kjo është ajo që Kosova ka përfituar nëpërmjet kësaj marrëveshjeje. Për më shumë, natyrisht, kjo vendosë themelet për një marrëdhënie më të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. E di se shume skeptikë, shumë të ashtuquajtur intelektualë dhe analistë mendojnë se kjo e kurthon Kosovën në njëfarë getoje në të ardhmen. Ata e kanë shumë gabim.
Ajo që do të ndodhë është se kjo do të hap rrugën e ardhmërisë evropiane të Kosovës, për liberalizimin e vizave, për marrëdhëniet tregtare dhe mbase edhe për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Ju e filluat duke thënë se kjo është marrëveshje historike dhe unë pajtohem. Mendoj se është historike dhe mendoj se i gjithë debati mbi simbolet dhe fusnotat do të shihen në afat më të gjatë si fusnota në rrëfimin kryesor.
Zëri i Amerikës: Por, ambasador, liberalizimi i vizave dhe marrëdhëniet tregtare me BE-në janë përmendur edhe para këtij kompromisi. Çfarë fiton konkretisht Kosova në shkëmbim të këtij kompromisi?
Dell: Pikëpamja ime është se nëse Bashkimi Evropian, unë nuk i përfaqësojë vendet e BE-së dhe nuk pretendojë të flas në emër të tyre, por nëse Kosovës i është ofruar studimi i fizibilitetit që çon drejt marrëveshjes për stabilizim – asociim, mendoj se keni lëvizur konkretisht në rrugën evropiane për të paktën pesë vjet më shpejt nga sa do të ishit në rrugë të tjera.
Nëse e marrim udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave brenda disa javësh, jam i sigurt se do të ecni përpara për të paktën 12 deri në 18 muaj me shpejt sesa që do të përparonit në të kundërtën. Mendoj se këto janë arritje të vërteta.
Plus, ju keni fituar të drejtën ta lini UNMIK-un jashtë kur shkoni në takimet rajonale ku flisni për veten duke mbrojtur interesin tuaj dhe duke u përkujdesur për interesin tuaj. Nuk vareni më nga ndonjë burokrat i errët rus, i cili do të mund të ishte atje duke përfaqësuar vendin tuaj.
Zëri i Amerikës: Por, kritikët thonë se Kosova do të vihet në kurth, do të ngecë duke marrë si shembull Maqedoninë e cila ka ngecur për shkak të shënimit me Greqinë, ndonëse ato nuk kanë telashe territoriale siç ka Kosova me Serbinë?
Dell: Dhe për shkak se Maqedonia i ka kushtuar më shumë rëndësi simboleve sesa aspektit praktik, ka ngecur. Kritikët kanë të drejtë, por për arsye të gabuara, sepse ata e kanë bërë simbolizmin çështje para se ta vënë thelbin. Maqedonia e ka vënë veten në një qoshe prej nga nuk di si të dalë. Nëse Maqedonia nuk do të varej pas çështjes së emrit, sot do të ishte anëtare e NATO-s dhe këtë e dimë të gjithë nga periudha e takimit të NATO-s në Bukuresht disa vjet me parë.
Ky është mësim që duhet të merret parasysh nga kritikët. Ju duhet të ecni thelbësisht përpara dhe jo të lini vetveten të rrëmbeheni nga simbolet. Kjo është ajo që mendoj se Lidhja Demokratike e Kosovës po bën gabim historik si parti.
Kjo është parti, që në kohën kur drejtohej nga dr. Rugova, ishte pjesë e plotë e të gjitha proceseve që ndihmuan Kosovën të fitojë pavarësinë, përfshirë negociatat në Vjenë dhe pranimin e planit të Ahtisaarit. Ajo çka shohim sot është një prapakthim, ku Lidhja Demokratike po e radhitë, për fat të keq, vetveten me partitë që janë antiamerikane dhe antievropiane.
Nuk di si ta shpjegoj këtë, përveç që kryetari Mustafa është këshilluar shumë keq nga ish ministri i jashtëm, i cili duket se mendon që duke lënë çështjen e simboleve të ngadhënjejë..., ai di më mirë, ai e di se kjo është një lojë politike për t’i shërbyer partisë si parti në opozitë, sesa të bëhen përpjekje serioze për të punuar për interesat e vendit në tërësi.
Zëri i Amerikës: Por, zoti ambasador, zoti Mustafa, LDK-ja dhe kundërshtarët tjerë janë të shqetësuar se ky kompromis do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës?
Dell: Sërish po e them, mendoj se e kanë gabim. Thjeshtë dhe qartazi e kanë gabim. Shtetësia e Kosovës forcohet nëpërmjet ushtrimit të shtetësisë. Ai nuk ushtrohet duke u mbështjellë me flamur e duke thënë unë jam Kosova, jam i lirë. Jo. Ju e fitoni shtetësinë duke punuar për të. Ju e fitoni shtetin duke e ndërtuar atë. Ju e fitoni vendin në komunitetin ndërkombëtarë duke punuar për të dhe duke punuar me të tjerët. Jo duke qëndruar ulur në shtëpi, duke pirë kafe në ndërtesën e Parlamentit dhe duke folur për simbole dhe formula të pakuptimta.
Kemi parë komente të mira nga analistë ndërkombëtarë të cilët vërejnë se për arsye krejt praktike, Rezoluta 1244 është e vdekur. Ajo është në libra, sepse vende të caktuara që kanë të drejtë vetoje në Kombet e Bashkuara, nuk duan të lejojnë largimin e saj nga librat. Por, në pikëpamje praktike, nuk ka kuptim. Dhe këtu qëndron rëndësia e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të para një viti e gjysmë, se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me rezolutën 1244, që nuk ka asgjë të paligjshme në pavarësinë e Kosovës.
Kuptimi i saj është se, rezoluta 1244 nuk ka më vlerë. Kjo është në pikëpamjen e të gjitha vendeve që e kanë njohur Kosovën, të cilat përfaqësojnë nëse jo shumicën e vendeve në botë, atëherë shumicën e demokracive liberale me të cilat Kosova dëshiron të identifikohet.
Zëri i Amerikës: Thatë se LDK po tingëllon si parti antiamerikane dhe antievropiane. Për kë e keni fjalën...?
Dell: Të gjithë i dimë partitë që kanë ngrirë qëndrimet kundër rrugës evropiane të Kosovës. Kundër marrëdhënieve më të mira me Serbinë, kundër përmirësimit të mundësive për bujqit dhe afaristët e Kosovës. Kush shikon prapa në të kaluarën e mitizuar për dominimin shqiptarë të ardhmërisë, që është më shumë ardhmëri e izolimit sesa e integrimit evropian.
Mendoj se e dimë se për kë po flasim dhe gabimi më i madh i LDK-së është që të identifikohet me sentimente të tilla duke mbështetur, për shembull rezoluta në Parlament apo duke kritikuar qeverinë, që po bënë gjithë çfarë mundet për të çuar Kosovën përpara në rrugën evropiane.
Zëri i Amerikës: A është ky kompromis hap për të ndihmuar Serbinë që të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe për të ndihmuar presidentin serb Boris Tadic, që të fitojë zgjedhjet? A është kjo fatura që po e paguan Kosova?
Dell: Nuk shoh se si paguan Kosova ndonjë faturë. Ju e dini më mirë se kushdo, se duke pasur një Serbi antidemokratike e nacionaliste nuk është e shëndetshme për Kosovën, nuk është e shëndetshme për rajonin. Ne të gjithë e kuptojmë se integrimi i Serbisë në strukturat evropiane është gjë e mirë, jo vetëm Serbinë, por për të gjithë që jetojnë në këtë fqinjësi. Për më tepër, jam i bindur se shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, tashmë e kanë ndarë mendjen që Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit. Kosova nuk po paguan faturë.
Ajo po përfiton diçka shumë të rëndësishme nga kjo. Nëse Serbia është e kënaqur me rezolutën 1244, që disi paska rëndësi të madhe, në rregull. Le t’i lëmë që të besojnë në këtë. E rëndësishme është se do të përfaqësoni veten, statusi juaj si partner i barabartë është njohur dhe siç thashë më herët, mendoj se kjo e ka çuar jashtëzakonisht përpara rrugën tuaj evropiane. Kjo madje as që ishte diskutuar dhjetë ditë më parë.
Fakti se mundtë ecni përpara me stabilizim asocimin, me marrëdhëniet tregtare e kontraktuale, me liberalizimin e vizave, duke u bërë anëtar i BERZH-it. Këto janë arritje të mëdha në diç më shumë se një javë. Tani po shohim një ndryshim të vërtetë të qasjes së vendeve të Bashkimit Evropian. Ju nuk po paguani faturë. Ju po merrni diçka në shkëmbim të demonstrimit të përkushtimit ndaj vlerave dhe standardeve evropiane dhe vullnetit për të qenë anëtar konstruktiv i familjes evropiane.
Zëri i Amerikës: A do të qëndrojnë SHBA-të në mbështetje të Kosovës në këto zhvillime?
Dell: Natyrisht. Nuk duhet të më intervistoni që të jeni të sigurt për këtë. Hiq më pak, por vet sekretarja Clinton, i tha kryeministrit në një bisedë telefonike dhe këtë e lexova sot në mëngjes në telegramin nga Washingtoni, se Shtetet e Bashkuara nuk do të kërkojnë kurrë nga Kosova që të bëjë diçka që do të dëmtojë sovranitetin e saj, pavarësinë apo tërësinë e saj tokësore.
Ne kemi qenë miqtë tuaj, kemi qenë më ju para luftës, gjatë luftës dhe gjatë pavarësimit. Nuk duhet të shpenzoj shumë kohë për të bindur popullin e Kosovës se Amerika është miku i tyre dhe që gjithmonë do të jemi në anën tuaj, do të jemi në krah duke u përkujdesur për interesin tuaj. Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në këtë apo se kjo do të ndryshojë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fadil Demaku: Dy fjalë edhe për mikun Christopher Dell
» Pirro Prifti: Celulat antiamerikane - të njëjta me Antishqiptarizmin
» Baki Ymeri: Provokime antiamerikane të spiunazhit rus në Ballkan
» Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren!
» Hoxha: Ne pranojmë edhe të vritemi, por edhe të vrasim. Ne jemi pro Xhihadit
» Pirro Prifti: Celulat antiamerikane - të njëjta me Antishqiptarizmin
» Baki Ymeri: Provokime antiamerikane të spiunazhit rus në Ballkan
» Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren!
» Hoxha: Ne pranojmë edhe të vritemi, por edhe të vrasim. Ne jemi pro Xhihadit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi