Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Provokime antiamerikane të spiunazhit rus në Ballkan

Shko poshtë

Baki Ymeri: Provokime antiamerikane të spiunazhit rus në Ballkan Empty Baki Ymeri: Provokime antiamerikane të spiunazhit rus në Ballkan

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 31, 2009 2:05 am

Baki Ymeri: Provokime antiamerikane të spiunazhit rus në Ballkan U1bakiymeri1g

Korrespondencë nga Bukureshti

Provokime antiamerikane të spiunazhit rus në Ballkan

Nga Baki Ymeri

Në bazë të burimeve të verifikuara, Dhelpra e Ballkanit, siç e konsideronte Nikolla Naço Serbinë para 120 vitesh, ka nënshkruar këto ditë një marrëveshje me Rusinë në Beograd për amplasimin deri më 2012 të një baze “humanitare” për parandalim të katastrofave natyrore dhe teknologjike në qytetin e Nishit. Edhepse të dy vendet theksojnë se kjo bazë nuk do ketë implikime ushtarake, analistët internacionalë janë të mendimit se spiunazhi i Moskës mundohet ta bëjë të veten ndërsa “Serbia do të bëhet kështusoj “syri” i Rusisë në Ballkan, ndërsa analisti Vladimir Socor konsideron se kjo bazë, faktikisht është “një platformë ushtarake e Rusisë në Serbi”, e cila në rast të deklanshimit të një krize të re në Kosovë, mund ta shantazhojë Rumaninë dhe Bullgarinë përmes “kërkesës për survejimin e tyre për furnizimin e bazës ruse në Nish”. Dëshmitë faktografike flasin se presidenti I Rusisë, Dimitri Medvedev, i ka bërë ofertë të parefuzueshme presidentit serb, Boris Tadiç, për prezencën ruse në brigjet e Kosovës.

Ballkanit gjatë kësaj vjeshte i kanosen dy rreziqe minore që vijnë nga dy perandori mortale: Turqia antikristiane dhe Rusia antiamerikane. Sipas shtypit bukureshtar, Rumania ende nuk ka reaguar publikisht, edhepse ky vend para 10 vitesh e nënshkroi marrëveshjen me NATO-n për shfrytëzimin e hapsirës ajrore rumune për bombardimin e kuçedrës militariste ushtarake serbe që zhvillonte gjenocid në Kosovë, por nuk ia dha këtë të drejtë asokohe edhe Rusisë. “Edhepse tenton të hyjë në NATO, Serbia e ka pranuar ofertën e Rusisë për ta mbajtur nën kontroll Kosovën e dominuar nga amerikanë”, thekson e përditshmja Romania libera, duke shtuar se në rast nevoje, Rusia do t’i bëjë presion Rumanisë dhe Bullgarisë për shfrytëzimin e hapsirave të tyre për përkrahjen e bazës ruse në Serbi. Sipas kësaj gazete, “ishministri rumun Cristian Diaconescu na ka deklaruar se Rumania do të duhej “të shprehë preokupim dhe shqetsim” në lidhje me këtë çështje, ndërsa nga pikëpamja e rezultateve mund të mos jetë e kënaqur”. Sipas ishministrit të Mbrojtjes Theodor Melescanu, “duhet parë mundësitë që i parashtrojnë serbët në disponim të rusëve. Nëqoftëse baza nuk do të ketë implikime ushtarake, nuk ka kurrfarë problemi, por nëse do të ketë funksione ushtarake, gjërat mund të vihen në një tjetër dritë”.

Për atë se çfarë fshihet pas bazës së Nishit flasin edhe analistët amerikanë të grupit Stratfor, të cilët mendojnë se Serbia ka pranuar të bëhet “syri” i Rusisë në Ballkan, për të ekuilibruar balancin në Kosovë, ku janë stacionuar trupat amerikane. Stratfori përkujton se traktati rusos/serb është nënshkruar nga ministri rus i Situatave të Urgjencës, gjenerali Sergei Shoigu. Fjala është për një ministri që përfaqëson krahun jozyrtar të GRU-së, përkatësisht të spiunazhit ushtarak rus që disponon trupa militare dhe kapacitete ajrore të vetat. Përndryshe, ministria e Shoigut, përveç katastrofave natyrore ka intervenuar edhe për shpartallimin e kryengritësve të Kaukazit. Në anën tjetër, sipas shtypit bukureshtar, Stratfori thekson se Rusia përdor të njëjtën taktikë amerikane: amplasime bazash të vogla pa karakter permanent, të shtuquajtura “lily pad” (zambakë uji), me të cilat SHBA e kanë “stolisur” rajonin e Ballkanit. Megjithate, në krahasim me bazat ushtarake në Rumani dhe Bullgari, baza ruse në Serbi është e izoluar përmes hapsirës ajrore ndërmjet shteteve të NATO-s dhe nuk mund ta tradhëtojë brenda natës statusin e saj, duke u shndërruar nga një bazë humanitare në një bazë ushtarake, theksojnë ekspertët e Stratforit.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi