Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Gjurgjeviku:FUS-PUS-NOTA, Ç'KUPTIM KA PRANË EMRIT KOSOVË?!

Shko poshtë

Adem Gjurgjeviku:FUS-PUS-NOTA, Ç'KUPTIM KA PRANË EMRIT KOSOVË?! Empty Adem Gjurgjeviku:FUS-PUS-NOTA, Ç'KUPTIM KA PRANË EMRIT KOSOVË?!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 24, 2012 2:30 am

Adem Gjurgjeviku:FUS-PUS-NOTA, Ç'KUPTIM KA PRANË EMRIT KOSOVË?! 151092_178038362212917_100000202629693_656140_7477846_n

Adem Gjurgjeviku:FUS-PUS-NOTA, Ç'KUPTIM KA PRANË EMRIT KOSOVË?!

MASHTRIMI QË DEMANTON VETVETEN

A mos vallë emri KOSOVË vije nga Rezoluta e OKB 1244, nga Deklarata e Pavarësisë e datës 08 shkurt 2008 apo interpretimi juridik i GJND se Pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare?!!!

Siç dihet, fusnota (fus+note = shënim në fund) përdoret për të sqaruar më në detaje ndonjë shkrim, fjalë a shprehje ose për të dhënë sqarime mbi burimin e informacionit apo prejardhjen e diçkajes.

Fusnota siç është paraqitur pranë emrit (Kosovë*) plotësisht bie në kundërshtim me qëllimin e saj dhe keqpërdor Rezolutën e OKB-së 1244 e cila nxjerr Kosovën nga jurisdiksioni i Serbisë, Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës dhe interpretimin juridik të GJND-së mbi konfirmimin se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare pasi që emërtimi KOSOVË nuk vije nga asnjëra prej këtyre triave. Duket qartë se sado që janë të aftë për lojëra me fjalë diplomatët serbo-rus por edhe ata ndërkombëtarë si ideatorë të këtij mbshtjellimi e maskarallëku, nuk kanë ditur se si ndryshe t'i qesin hi syve popullit të Kosovës për të mohuar vetë vetën dhe përbuzur njohjen e 87 shteteve që kanë njohur Kosovën me emrin e saj kushtetues - Republika e Kosovës.

Sikur Kosova të paraqitet në përfaqësimet ndërkombëtare me emërtimin e saj kushtetues si Republika e Kosovës, mbase atëherë do të kishte kuptim që në fusnotë të përdoren këto të tria, pra Rezoluta e OKB 1244, Deklarata e shpalljes së pavarësisë dhe Interpretimi juridik i GJND, si sqarim për të painformuarit apo ata që nuk duan të njohin vullnetin e popullit për të jetuar i lirë në trojet e veta stërgjyshore, si dhe se nga e ka prejardhjen emërtimi REPUBLIKA E KOSOVËS e jo Kosova.

Është tragjike që intelektualët tanë e sidomos ata të cilëve iu besohet të bëjnë bisedime të ashtuquajtura "teknike" për fatin dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës, që absolutisht nuk janë teknike por politike, prapë lojë fjalësh, të mos jenë në gjendje të deshifrojnë dredhitë politike ruso-serbe dhe ato ndërkombëtare të cilat ndoshta në kohën e Isa Boletinit do të ishin disi të tolerueshme por jo kurrsesi në të sotmen, në shekullin XXI.

Sigurisht që po të ishte diçka e mirë për Republikën e Kosovës, përfaqësuesit serb në bisedime nuk do të pranonin. Heqja dorë nga shtetësia dhe emërtimi kushtetues i Kosovës nuk justifikohet me asgjë dhe nuk mund të ndodh për asnjë lloj interesi tjetër si psh pjesëmarrja në takimet ndërkombëtare, liberalizimi i vizave apo çfarëdo premtimi bosh kinse për integrim në strukturat euro-atlkantike pa subjektivitet politik e mos të flasim për bashkim në BE të shqiptarëve të ndarë padrejtësisht në gjashtë shtete të sodit. Kur edhe ne mund të jemi në pozitë për të venë kushte?!!!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi