Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konjufca: Dell nuk është më ambasador

Shko poshtë

Konjufca: Dell nuk është më ambasador Empty Konjufca: Dell nuk është më ambasador

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 24, 2012 1:02 pm

Konjufca: Dell nuk është më ambasador


Konjufca: Dell nuk është më ambasador Glauk-Konjufca-23

Konjufca: Dell ka fyer 250 mijë qytetarë
Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar dështimin e iniciativën e saj për mocion në Kuvendin e Kosovës, por jo me fajin e saj. Glauk Konjufca ka konfirmuar se LDK dhe AAK nuk kanë shprehur vullnet dhe gatishmëri të bashkëpunojnë në këtë fazë.
"Nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës tonë. Kemi dëgjuar se faktori ndërkombëtar ua ka ngre veshët këtyre partive. Tek ne kjo nuk funksionon" ka thënë Konjufca për emisionin Interaktiv.
Megjithatë seanca e jashtëzakonshme ende mbetet në tavolinë. Ai është marrë edhe me deklaratat e ambasadorit Dell përkitazi me kritikat se ka parti antiamerikane dhe antievropiane.
"Christopher Dell e ka bratiksur moti rolin e ambasadorit. Ai është bërë kritikues i kundërshtarëve të kryeministrit Hashim Thaçi. kjo është e dëmshme për demokraci. Me këtë logjikë tani nuk bën të kritikohet qeveria për papunësinë se jemi antiamerikanë. Me këtë Dell ka fyer rreth 250 mijë qytetarëve që i votojnë këto parti" ka thënë Konjufca.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi