Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrihet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë

Shko poshtë

Arrihet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë Empty Arrihet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 24, 2012 1:46 pm


Arrihet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë



Bruksel, 24 shkurt – (E plotësuar) Arrihet marrëveshja ndërmjet Prishtinës e Beogradit për përfaqësimin rajonal të Kosovës. Kohavizioni mëson nga burimet e veta në Bruksel se marrëveshja është arritur, por ende nuk janë bërë publike hollësitë, se si është bërë renditja e shënimeve në fusnotë dhe a është përfshirë aty edhe Deklarata e Pavarësisë. Shumë shpejt pritet edhe konfirmimi i saj nga zyrtarët qeveritarë dhe ata të BE-së.

Arrihet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë F1_consilium_16183_38587_23451_477_318_sha1330079421
Bruksel, 24 shkurt - 09:12 - Burime nga BE-ja kanë konfirmuar të enjten në mesnatë se nuk është arritur ende marrëveshja për fusnotën, në raundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi, që të premten (sot) hyn në ditën e tretë. Burimet thonë se takimi do të rifillojë të premten në mëngjes. Optimizmi vazhdon të jetë i pranishëm në mesin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian se në ditën e tretë do të mund të arrihej marrëveshja, pasi që, sipas tyre, palët janë afruar shumë me qëndrime.

Dita e dytë e këtij raundi të dialogut kishte zgjatur në mënyrë maratonike deri në orët e vona të mbrëmjes.

Gjatë ditës disa diplomatë evropianë thoshin se „ky dialog nuk po zhvillohet vetëm në Bruksel, por edhe në Beograd e Prishtinë dhe në kontakte të diplomatëve të huaj me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq. „Natyrisht se vendimet i marrin Tadiqi dhe Thaçi, ndërsa delegacionet që janë këtu në dialog janë vetëm të dërguar të tyre. Prandaj gjatë ditës është dashur të kishte më shumë konsultime”, ka thënë një diplomat evropian.

Ndonëse në dialog në dy ditët e fundit ishin diskutuar edhe shumë hollësi lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë, çështja më e ndjeshme politike ishte formula, sipas së cilës Kosova do të mund të merrte pjesë në nismat rajonale. Problem deri në momentin e fundit mbeti përmbajtja dhe renditja e fusnotës. Përderisa ishte tashmë e qartë se kërkesa e Serbisë që doemos të përmendet Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe do të pranohej po ashtu edhe referimi në Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, problemi kyç u bë përmendja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Një zyrtar i BE-së ka pranuar në takim me gazetarë të enjten në Bruksel se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës,siç është shprehur ai „është shumë i ngarkuar me politikë dhe nuk është vetëm dialog teknik“.

Edhe në ditën e tretë të këtij raundi të dialogut tema kryesore rreth të cilave do të duhet të binin përfundimisht në dakord palët janë bashkëpunimi rajonal dhe zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin në BE e quajnë si „dialog mes Beogradit dhe Prishtinës“, kishte nisur më 8 mars të vitit të shkuar, ndërsa në vetëm disa pika palët kanë arritur pajtim, e edhe ato që janë arritur nuk janë zbatuar në masën e kënaqshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi