Pezullohet Qeveria për katër orë
Pezullohet Qeveria për katër orë
Pezullohet Qeveria për katër orë
Të premten me 24 shkurt, Kosova ka shënuar kthimin më të madh prapa politik me dekada.
(I plotësuar) - Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, të hënën nga ora 12, për katër orë me radhë do të jetë e rrethuar nga qytetarët, të cilët janë thirrur në një protestë paqësore nga Lëvizja Vetëvendosje.
Zyrtarët e këtij subjekti politik, në një konferencë për media, thanë se protesta ka për qëllim kundërshtimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel, ku parashihet që Kosova në forumet dhe nismat rajonale, të përfaqësohet me fusnotë e pa emrin republikë.
Dardan Molliqaj bëri të ditur se nga të gjitha qendrat e Kosovës është organizuar transporti për qytetarët që janë të interesuar të marrin pjesë në demonstratë.
https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=Zq
“Për katër orë rresht do ta pezullojmë plotësisht punën e kësaj Qeverie që po e pezullon shtetin e Kosovës. Përgjatë kësaj kohe, do të qëndrojmë rreth e rrotull Qeverisë për ta realizuar një gjë të tillë. Qëllimi i demonstratës është pezullimi i punës së Qeverisë dhe asgjë tjetër”, tha Molliqaj.
Për mbajtjen e protestës, organizatorët thanë se nuk e kanë njoftuar Policinë e Kosovës, pasi që, sipas tyre, nuk është e nevojshme.
Dardan Molliqaj, mosnjoftimin e policisë për organizimin e protestës, e arsyetoi duke thënë se një gjë e tillë është e garantuar në shumë konventa ndërkombëtare. Për më tepër, ai u zotua se protesta do të kalojë e qetë.
“Në shumë konventa ndërkombëtare e drejta e grumbullimit është e drejtë e garantuar dhe për një gjë të tillë nuk ka nevojë të kërkohet leje, madje as njoftim. Gjithçka do të përfundojë siç po e themi sot. Nëse Policia e Kosovës ka një urdhër politik nga Bajram Rexhepi ose Hashim Thaçi, për të intervenuar dhunshëm ndaj qytetarëve paqësorë, atëherë kjo është pyetje që duhet t’i shtrohet Policisë dhe shtetit të Kosovës”, u shpreh Molliqaj.
Nga ana tjetër, zyrtarët e Policisë së Kosovës, deklaruan për Radion Evropa e Lirë se për protestën e së hënës, e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk është kërkuar leje në polici.
Brahim Sadriu, zëdhënës i Policisë, tha pavarësisht moskërkimit të lejes për protestë, policia ka hartuar një plan.
“Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë me shkrim, zyrtare, sa i përket kërkesës për leje, ashtu siç e parasheh Ligji për tubime publike. Megjithatë, ne e kemi informacionin që tashmë është publik lidhur me mbajtjen e kësaj proteste dhe i kemi bërë të gjitha përgatitjet, janë hartuar planet operacionale policore për menaxhimin e situatës së sigurisë gjatë mbajtjes së kësaj proteste”, deklaroi Sadriu.
Ndryshe,organizatorët e protestës kërkuan nga policia që të mos i bllokojë rrugët dhe trotuaret dhe të mos i provokojë demonstruesit. Po ashtu, ata kërkuan që policia të mos i bllokojnë autobusët dhe të mos i konfiskojë parullat dhe mjetet logjistike.
Për t’u kujdesur që demonstrata të kalojë e qetë, Vetëvendosje do të angazhojë mbi 500 aktivistë.
Kurse, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, derisa kritikoi Qeverinë e Kosovës për arritjen e marrëveshjes me Beogradin në Bruksel, tha se ekzekutivi kosovar ka pranuar që të tjerët kanë të drejtë të na e mohojnë shtetësinë.
“Kosova ka shënuar kthimin më të madh prapa politik me dekada. Përderisa gjatë rrugëtimit të arritjes së aspiratave kombëtare, ka ndodhur shumë herë që të tjerët të na mohojnë aspiratën, sakrificën, dhe arsyetimin e shtetësisë, të premten Qeveria jonë ka qenë ajo e cila e ka nënshkruar këtë kthim prapa”, theksoi Ahmeti.
Lëvizja Vetëvendosje, të shtunën kishte nisur mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve të qytetarëve të Kosovës për një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, në mënyrë që të mos pranohet marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës pa termin “Republikë”. Tashmë, sipas Vetëvendosjes, janë mbledhur më shumë se 10 mijë nënshkrime.
Por, jo vetëm partitë politike në pushtet e kanë kundërshtuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme ashtu siç kërkon Vetëvendosja, por një gjë të tillë e kanë kundërshtuar edhe partitë tjera opozitare.
Ato kanë vlerësuar se nëse mbahet një seancë e tillë, marrëveshja për bashkëpunimin rajonal ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vetëm sa do të forcohet. Këtë qëndrim të partive opozitare, Vetëvendosje e konsideron si të logjikshme.
Fjala e Shpend Ahmetit në konferencën e sotme për media mbi Demonstratën “KOSOVA REPUBLIKË”
Të premten me 24 shkurt, Kosova ka shënuar kthimin më të madh prapa politik me dekada. Përderisa gjatë rrugëtimit të arritjes së aspiratave kombëtare, ka ndodhë shumë herë që të tjerët të na mohojnë aspiratën, sakrificën, dhe arsyetimin e shtetësisë, të premten qeveria jonë ka qenë ajo e cila e ka nënshkruar këtë kthim prapa. Me këtë marrëveshje, qeveria e Kosovës ka pranuar që të tjerët kanë të drejtë të na e mohojnë shtetësinë.
Qeveria e Kosovës me këtë nënshkrim e ka betonuar edhe më tutje besimin e atyre shteteve që nuk na kanë njohur që mund të vazhdojnë të mos na njohin, sepse tanimë edhe qeveria e Kosovës e ka pranuar se shtetësia jonë është e diskutueshme në tavolinë, se mund të ndërrojmë qëllimet dhe parimet dhe mund të heqim dorë e besa nesër mund të ndërrojmë edhe territorin
Me 14 shkurt 2012, pra hiç më pak se 10 ditë para arritjes së marrëveshjes, zv. kryeministrja e Kosovës, znj. Edita Tahiri, kishte deklaruar se e vetmja zgjidhje e pranueshme për Kosovën është ajo në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, prandaj nuk pranohet heqja e Republikës, përdorimi i fusnotës apo edhe përmendja e rezolutës 1244. Para hiç më pak se dy javëve, një nga ekspertët e të drejtës kushtetuese të partisë në pushtet, në një debat televiziv kishte deklaruar se heqja e Republikës nga emërtimi dhe pranimi i fusnotës janë shkelje e rëndë e kushtetutës së Republikës. Dhe hiç më pak se gjashtë ditë nga marrëveshja vetë kryeministri kishte deklaruar se ai nuk do ta hiqte Republikën, edhe në qoftë se opozita do të kërkonte nga ai. Një natë para marrëveshjes pasi që, kishte lëshuar pe për fusnotën, premtoi se nuk do të pranonte as marrëveshjen ku nuk përmendet shpallja e pavarësisë.
Ky nuk është koncesioni i fundit. Me gatishmërinë e vet për të pranuar çdo gjë edhe në dëm të bazave të shtetit të pavarur, nuk do të çojë gjatë e kjo qeveri do të vazhdojë të bëjë edhe koncesione të tjera, me gjithë dëmin që po ja shkakton shtetit me keqmenaxhim, korrupsion e joprofesionalizëm.
Në një shtet demokratik me institucione të forta, kjo qeveri do të jepte dorëheqje menjëherë. Por ja që dorëheqja është një fjalë që kjo qeveri nuk e ka në fjalorin politik e ligjor. Në një shtet demokratik me institucione të forta Kuvendi i Kosovës do të mblidhej menjëherë dhe do t’i kërkonte llogari një qeverie të tillë e cila përveç që nuk ka legjitimetin moral për të bërë një koncesion të tillë nuk e ka as legjitimitetin politik e ligjor për ta bërë një gjë të tillë. Në fakt asnjë qeveri e kuvend nuk e ka të drejtën për zhbërjen e shtetit.
Por në një shtet demokratik me vullnet të fortë, e me popull demokratik, këto procese mund të ndalen. Në qoftë se qeveria ka pranuar të heqë dorë nga shteti, qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duhet ta pranojnë këtë. Në qoftë se deputetët nuk duan t’i japin nënshkrimet për një seancë, qytetarët mund t’i mbledhin nënshkrimet për të kërkuar një gjë të tillë. Prandaj, mos e besoni propagandën e qeverisë se gjithçka ka përfunduar, sepse duhet t’i tregojmë kësaj qeverie se ne nuk heqim dorë nga Republika e Kosovës. I bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve që nesër në numër sa më të madh t’i bashkëngjiten demonstratës gjithëpopullore me moton “Kosova Republikë”. I bëjmë ftesë të gjithë deputetëve edhe njëherë që të nënshkruajnë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, në përputhje me deklaratat e tyre kundër kësaj marrëveshje. Këtë ja kanë borxh qytetarëve të cilët i përfaqësojnë, këtë ja kemi borxh Republikës pjesë e së cilës jemi.
Fjala e Dardan Molliqaj në konferencën e sotme për media mbi Demonstratën “KOSOVA REPUBLIKË”
Tashmë pothuajse janë përfunduar të gjitha punët organizative për demonstratën e nesërme. Në këto momente që po flasim, janë mbledhur mbi 10.000 nënshkrime për seancë të posaçme të Kuvendit të Kosovës kundër heqjes së Republikës dhe shtimit të fusnotës. Mbledhja e nënshkrimeve do të vazhdojë edhe sot.
Po ashtu janë bërë të gjitha përgatitjet nga të gjitha qendrat tona në mbarë Kosovën për nisje të organizuara.
Demonstrata do të fillojë nesër në orën 12:00, në sheshin “Nëna Terezë” para Qeverise së Kosovës. Për katër orë rresht ne do ta pezullojmë plotësisht punën e kësaj Qeverie që po e pezullon shtetin e Kosovës. Për gjatë kësaj kohe do të qëndrojmë rreth e rrotull Qeverisë për gjatë gjithë kohës për ta realizuar një gjë të tillë.
Qëllimi i demonstratës është pezullimi i punës së kësaj Qeverie dhe asgjë më shumë. Kërkojmë nga policia që të mos na i bllokojë rrugët dhe trotuaret dhe të mos i provokojë demonstruesit. Rrugët dhe trotuaret janë hapësira publike, dhe e drejta për të demonstruar në këto hapësira është e garantuar me konventa ndërkombëtare. Po ashtu, kërkojmë nga policia që të mos na i bllokojnë autobusët dhe të mos na i konfiskojnë parullat dhe mjetet logjistike.
Me këtë rast i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të garantojë mbarëvajtjen e demonstratës dhe të mbrojë të drejtën e qytetarëve për të demonstruar, e kurrsesi të mos e pengojë atë duke provokuar demonstruesit. Demonstrata jonë do të jetë paqësore dhe e organizuar mirë. Për t’u kujdesur që demonstrata të shkojë mirë ne do të organizojmë mbi 500 aktivistë kujdestarë.
I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që janë kundër heqjes së Republikës dhe shtimit të fusnotës që po e zhbëjnë shtetin tonë çdo ditë, të bashkohen nesër në demonstratë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» U plagosen katër ushtarë të KFOR-it
» Haj medtet për Kosovë shjreten:Ramadani: Qeveria të distancohet nga deputeti, Kelmendi: Qeveria nuk po akuzohet për vrasjet e pasluftës në Pejë
» Katër arrestime për rastin Bllaca
» Presidenti apel: Të pezullohet çdo lloj proteste!
» Erzen Breçani quan Edi Ramën ‘Hitler', pezullohet 1 muaj nga detyra

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi