Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bytyçi braktis PDK-në, ua lëshon rrugë “partizanëve të partisë”

Shko poshtë

Bytyçi braktis PDK-në, ua lëshon rrugë “partizanëve të partisë” Empty Bytyçi braktis PDK-në, ua lëshon rrugë “partizanëve të partisë”

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 09, 2012 7:17 pm

Bytyçi braktis PDK-në, ua lëshon rrugë “partizanëve të partisë” F1_09bytyc-jpg1331304571

Bytyçi braktis PDK-në, ua lëshon rrugë “partizanëve të partisë”

Ferizaj, 9 mars – Ish i burgosuri shumëvjeçar, veprimtari ndër vite i çështjes kombëtare, Sylejman Bytyçi, nga Ferizaj, nuk do të jetë më anëtar i PDK-së. Ai vendimin e vet e ka bërë publik të premten. ‘Kohës Ditore’ ai i ka thënë se ishte i mllefosur për rrjedhat, të cilat ia kanë zënë frymën PDK-së. “Jam i zhgënjyer për degradimin e procesit politik, por edhe të vetë PDK-së”, thotë ai. Sylejman Bytyçi për tri vjet ka udhëhequr dhe konsoliduar degën e PDK-së, pastaj një mandat ka qenë drejtor i DAK-së, kurse së fundi ka qenë anëtar i KP-së të Degës së PDK-së në Ferizaj. Ai largohet nga cilido post në PDK, por edhe nga të qenit anëtar i thjeshtë i saj.

“Pas një angazhimi 10-vjeçar në shërbim të PDK –së, Dega ne Ferizaj, ka kohë që më është imponuar qëndrimi mënjanë, në periferi të PDK-së, si rezultat i një diferencimi politik të pashpallur”, ka shkruar ai në deklaratën e tij publike. Më poshtë Bytyçi kishte shpjeguar rrethanat e krijuara brenda kësaj partie.

Sylejman Bytyçi kishte drejtuar edhe DAK-në në Ferizaj për një mandat qeverisës të PDK-së, por edhe atëherë kishin dalë në pah dallimet dhe mospajtimet e tij me mënyrën qeverisëse dhe kishte paralajmëruar se “nuk do të pranojë të rizgjidhem në atë post”. Që nga ajo kohë Bytyçi ishte “harruar” nga partia, as nuk ishte ftuar në takime të rregullta, por as në ato joformale.

Sylejman Bytyçi është një nga emrat më të fuqishëm të çështjes kombëtare në Ferizaj. Më 1968 si 16 vjeçar ishte dënuar për herë të parë me burg, kurse më 1985 i ishin shqiptuar 9 vjet burg, kurse më 1998 gjykata serbe e instaluar në Prishtinë e kishte dënuar me 15 vjet burgim. Bytyçi kishte përjetuar masakrën e Dubravës, ku kishte qenë i plagosur nga forcat serbe, kurse në burg ishte mbajtur si peng lufte deri në vitin 2002.

Në degën e PDK-së nuk lajmërohej askush për të dhënë një sqarim për dorëheqjen e ish- njeriut të parë të tyre.

Dorëheqja e Sylejman Bytyçit e pason dorëheqjen e nënkryetarit të po kësaj Dege të PDK-së, Enver Bajrami, të dhënë vite më parë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi