Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria, miliona euro për UNMIK-un

Shko poshtë

Qeveria, miliona euro për UNMIK-un Empty Qeveria, miliona euro për UNMIK-un

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 09, 2012 7:25 pm

Qeveria, miliona euro për UNMIK-un


Qeveria, miliona euro për UNMIK-un Mitrovica-veriore
Pamje nga pjesa veriore e Mitrovicës.
Qeveria e Kosovës me vetëdije vazhdon t’i financojë strukturat paralele serbe në veri të Mitrovicës, duke ndarë miliona euro për administratën e UNMIK-ut që gjendet në atë pjesë të qytetit të ndarë të Kosovës.

Qysh në shtator të vitit 2010, Zyra për Koordinim të Zbatimit të Strategjisë për veriun e Kosovës, e udhëhequr nga Ylber Hysa, përmes një raporti e ka njoftuar në detaje Qeverinë se 80% e stafit të UAM-it është e angazhuar në strukturat paralele, të cilat paraqiten si pengesë kryesore në shtrirjen e rendit kushtetues në veri të Kosovës.

Pavarësisht nga kjo, Qeveria ka vazhduar t’i ndajë UAM-it mjete financiare edhe gjatë vitit 2011 dhe 2012, dhe madje në vlerë prej rreth 4 milionë eurosh për vit.

Burimet ndërkombëtare një ditë më herët kanë bërë të ditur se Qeveria e Kosovës në koordinim me Zyrën Civile Ndërkombëtare dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kishte planifikuar që më 7 mars 2012 të merrte vendim për ndërprerjen e këtyre financave, mirëpo më pas është lënë që ky vendim të merret me një datë tjetër.

Në Qeverinë e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim pse ka vazhduar financimi i UAM-it në vitet e fundit, me gjithë faktin se ekzekutivi është në dijeni se kush janë shfrytëzuesit e atyre mjeteve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi