Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kelmendi: ''Bukoshi e Mustafa shpërdoruan qindra miliona euro të 3-përqindëshit''

Shko poshtë

Kelmendi: ''Bukoshi e Mustafa shpërdoruan qindra miliona euro të 3-përqindëshit'' Empty Kelmendi: ''Bukoshi e Mustafa shpërdoruan qindra miliona euro të 3-përqindëshit''

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 16, 2012 7:34 pm

Kelmendi: ''Bukoshi e Mustafa shpërdoruan qindra miliona euro të 3-përqindëshit''


Kelmendi: ''Bukoshi e Mustafa shpërdoruan qindra miliona euro të 3-përqindëshit'' Ikelmendi

Në një intervistë për gazetën “Kosova Sot” themeluesi i LPK-së flet për vrasjen e vëllezërve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, duke thënë se ka fakte se ato i ka kryer Riza Salihu. Shfajëson veten.
Kelmendi ka folur edhe për fondin “Vendlindja Thërret”, pjesë të e cilit ka qenë, por edhe për Fondin e 3-përqindëshit.

Për 3 përqindëshin ka thënë: “Vërtet jam shqetësuar, kur një qeveritar gjerman gjatë luftës më pati thënë se nga Fondi i 3-përqindëshit zotërinjtë Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa i kanë dërguar 500 milionë DM (Marka gjermane) në Beograd, por ende nuk kishin informata të sakta, nëse i kanë investuar atje, ose ia kanë dhuruar Qeverisë së Miloshevicit. Pastaj kam dëgjuar nga njerëz të informuar se në atë fond kanë hyrë mbi një miliard euro dhe pjesa më e madhe e tyre janë ‘avulluar””...

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Isa Mustafa, duke e quajtur Ibrahim Kelmendin njëri të ndyrë dhe të çmendur.

“Nuk kam asnjë reagim, është një gënjeshtër e pastër se kam dëgjuar mirë, por duhet të jetë njeriu i çmendur që të jap vlerësime të tilla. Me njerëz të ndytë nuk merrem sepse nuk humbi kohë kotë, sepse kjo është një ndyrësirë sepse më së pari ne si kemi pasur 50 milionë, janë shumë të mëdha që t’i kesh e lere më t’i qosh në Beograd. S’kemi çka të merrem me të as me shpifje apo gjëra të tilla sepse, janë gjëra të ndyta”, ka thënë Mustafa.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi