Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ish presidenti Sejdiu i gatshëm të hetohet

Shko poshtë

Ish presidenti Sejdiu i gatshëm të hetohet Empty Ish presidenti Sejdiu i gatshëm të hetohet

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 13, 2012 6:28 pm

Ish presidenti Sejdiu i gatshëm të hetohet


Ish presidenti Sejdiu i gatshëm të hetohet Sejdiu
Ish presidenti Fatmir Sejdiu ka reaguar ndaj shkrimeve të publikuara në media, ku thuhej se: “Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka nisur të hetojë ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe ushtruesin e detyrës, së presidentit, Jakup Krasniqi për shkelje të Ligjit për faljet dhe Kushtetutës”.

”Duke u bazuar në lajmin e dhënë mbrëmë në Koha Vizion dhe të njëjtin lajm të publikuar sot në portalin “Koha” dhe në disa portale tjera se “ Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka nisur të hetojë ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe ushtruesin e detyrës, së presidentit, Jakup Krasniqi për shkelje të Ligjit për faljet dhe Kushtetutës”, si President i vendit në periudhën kohorë 2006 – 2010, dhe njëkohësisht edhe si dekretues i faljeve në dy vite ( 2009 dhe 2010), duke iu referuar të drejtës kushtetuese dhe ligjore të paraparë me ligjin mbi faljet, pavarësisht nga fakti se ky informacion është i vërtetë apo nuk është, për çka unë personalisht nuk kam asnjë njoftim dua të theksoj:

Në vitin 2009 dhe 2010, në vigjile të ditës së pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke u mbështetur në dispozitat e Kushtetutës së Republikës dhe të Ligjit mbi Faljet kam dekretuar faljen apo zbutjen e dënimit në dy rastet nga 62 persona, pra gjithsejtë 124 për dy vite.

Këtë veprim kushtetues dhe ligjor e kam ndërmarr në bazë të konsultimeve të zhvilluara më herët me organe kompetente, përkatësisht pjesën përgatitore me Ministrinë e Drejtësisë, përfaqësuesit e enteve ndëshkimore të Kosovës dhe me përfaqësuesit e Gjykatës Supreme të Kosovës.
Për secilin vit kalendarik, me rastin e faljeve kam formuar komisionet ad hoc, të përbërë nga përfaqësuesit e institucioneve : Kryetarin e Gjykatës Supreme, Zëvendësministrin e Drejtësisë, Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Republikës së Kosovës, profesorë eminentë të Universitetit të Prishtinës nga fusha e të Drejtës Penale dhe e Procedurës Penale, që kanë marrë pjesë në hartimin e Kodit Penal dhe të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës si dhe të ligjeve tjera nga fusha penale, po ashtu edhe nga Zyra e Presidentit, drejtorin për çështje juridike dhe këshilltarin për çështje juridike.
Kam besuar dhe besoj edhe sot në ekspertizën e tyre, analizën dhe në vlerat etike të anëtarëve të komisioneve që u kanë bërë të gjitha dosjeve në bazë të të cilave më është përcjellë rekomandimi final i tyre për falje me emër dhe mbiemër të secilit person dhe duke u mbështetur në këtë rekomandim kam dekretuar faljen.
Nga kjo që theksova më lartë nuk dua të shtoj më tepër. Jam i gatshëm, çdo herë dhe në çdo kohë të jap kontributin tim organeve të drejtësisë për të gjitha çështjet që mund të shtrohen lidhur me çështjen e ngritur në bazë të informacioneve të publikuara në opinion”, thuhet në deklaratën për media të ish presidentit Fatmir Sejdiu.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi