Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fehmi Ramadani: Big Brotheromania shqiptare!

Shko poshtë

Fehmi Ramadani: Big Brotheromania shqiptare! Empty Fehmi Ramadani: Big Brotheromania shqiptare!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 14, 2009 10:04 pm





Fehmi Ramadani: Big Brotheromania shqiptare! U1_FehmiRamadani
Fehmi Ramadani
Big Brotheromania shqiptare!
Nga Fehmi Ramadani

Një mik i imi një ditë më tha, se dekadën e fundit shoqëria shqiptare në përgjithësi aq shumë na paska ndryshuar sa që disenjatorët më të njohur në Londër, apo në ndonjë qytet tjetër evropian, ende pa e mbaruar punën e tyre për ndonjë bluzë, këmishë, apo ndonjë veshje tjetër dhe ende pa dalë në treg ai mall atje, po të njëjtat mund të gjinden të veshura te të rinjtë shqiptarë, si në Prishtinë, Tiranë e gjetiu. Pra, fjala është për bluzat e shkurtra deri në kërthizë dhe veshjet tjera të stilit evropian. [/size]
Kjo kulturë e të veshurit është një risi në shoqërinë tonë, si këndej dhe andej gardhit, e cila është importuar nga jashtë dhe nuk ka të bëjë fare me kulturën dhe traditën tonë. Në transformimin e përgjithshëm të shoqërisë shqiptare, ky është një sihariq i ri transformues dhe shoqëror.
[size=12]Mirëpo, çështja nuk qëndron vetëm këtu, por sihariqi i fenomeneve të reja nga perëndimi, siç po shihet ka marrë një shtrirje të madhe, sidomos kohët e fundit. Sihariqi i ashtuquajtur Big Brother Reality Shou, i cili ka filluat të shfaqet nëpër mediumet shqiptare dhe “po kënaqë popullin tonë” me skenat dhe lojën që po bëjnë personazhet e këtij spektakli është kapaku mbi të gjithë sihariqet tjera.
Ky Shou program ka arritur të krijojë vëmendje të madhe te publiku shqiptar, sidomos te brezat e rinj, të cilët këtë program e konsiderojnë si spektaklin më të shikuar dhe më të madh që është bërë ndonjëherë në botën e mediumeve shqiptare.
Por, shtrohet problemi në të vërtet çfarë është ky Reality Shou, çfarë vlerash paraqet, cili është mesazhi i tij për opinionin tonë publik, sa po ndikon ai, sidomos te të rinjtë që krejt ajo lojë që po bëhet brenda në atë shtëpi të zbatohet edhe në jetën e përditshme të shqiptarëve, dhe në fund sa po ndikon ky spektakël në ndryshimin, moralit dhe mentalitetit tonë në përgjithësi.
Në gjykimin tim personal, së pari, ky program është një pseudovlerë, e kopjuar nga bota e mediumeve perëndimore dhe për moralin, kulturën dhe mentalitetin shqiptar paraqet një hiçvlerë. Ky është një shund, i importuar nga jashtë për biznes të kompanive të huaja mediatike, të cilat si në Evropë, por edhe te ne ka shtrirë rrënjë.
Qëllimi i këtij spektakli është përfitimi material, por jo vetëm kaq me përhapjen e këtyre antivlerave qëllimi i tyre është devijimi nga vlerat nga vlerat e mirëfillta kombëtare, morale e njerëzore, sidomos te një pjesë e rinisë sonë.
Loja për 70 mijë euro të këtyre djemve dhe vajzave, të cilët janë mbyllur në një shtëpi dhe nga aty përhapin “ide, mesazhe, shfaqje të ndryshme, dashuri, seks, etj” për publikun shqiptar, s’ka dyshim se është hipokrizi e madhe morale e kulturore dhe tregon qartë për krizën që ka kjo shoqëri gjatë transformimit të saj.
Opinioni shqiptar, në vend që të merret me vlerat e mirëfillta morale, kombëtare dhe njerëzore; si me leximin e librit, shkrimeve të ndryshme, programeve dokumentare, enciklopedive etj, humb kohë të çmueshme në përcjelljen e këtyre programeve, të cilat sjellin vetëm dëm, si për rininë, por edhe për publikun e gjerë.
Pra, shoqëria jonë në vend që të transformohet në një shoqëri demokratike, të lirë dhe me vlera të shëndosha nacionale, asaj i servohen antivlera dhe postulate tjera imorale.
Sjelljet e këtyre të rinjve nga kjo shtëpi, kinse për të “treguar karakterin, vlerat dhe jetën e tyre” nuk donë ndonjë analizë të thellë të këtij programi. Sepse, vetë sjelljet e tyre imorale tregojnë mjaft për karakterin dhe moralin e tyre. Skenat erotike, puthjet, ngacmimet seksuale, debatet e ndryshme pa asnjë vlerë tregojnë fytyrën e vërtet të këtij spektakli.
Big Brother Shou, nuk është asgjë tjetër vetëm një Big Brotheromania Show, sepse për veç vlerave denigruese për publikun dhe rininë shqiptare nuk paraqet asgjë më tepër. Prandaj, do të ishte e rrugës që në radhë të parë shteti, pastaj edhe masa kritike e intelektuale të denigrojnë këtë spektakël, si me shkrime, por edhe me ndalim të veprimtarisë së saj publike.
Jemi një shoqëri e hapur, e lirë dhe dëshirojmë të jemi shoqëri e organizuar, liberal dhe shumë demokratik, por liria dhe demokracia nuk nënkuptojnë edhe devijim të këtyre vlerave. Liria dhe demokracia janë postulatet më të larta morale dhe njerëzore, e jo keqpërdorim i tyre.
Dihet se shqiptarët si popull ishin më të përvuajturi në Evropë, si andej dhe përtej gardhit. Andej nga diktatura, ndërsa këndej nga pushtuesit sllav, mirëpo gjatë së kaluarës asnjëherë nuk u thye moralisht. Shqiptarët me një xhelozi të madhe i ka ruajtur vlerat e veta dhe nuk kanë lejuar të nëpërkëmben ato nga askush, por ja që tani me anë të një klike pseudointelektualësh të shitur për para tentojnë të mbjellin sihariqe të reja dhe të importojnë programet dhe vlera të huaja, të cilat nuk duhet mbështetur.
Evropa është synim shqiptarëve, por me vlera dhe kritere të shëndosha morale, kombëtare dhe njerëzore, sepse kemi një rini të mrekullueshme, të paprishur, ndër më të shëndoshat në Evropë. Investimi në edukimin e tyre të drejt, kuptohet edhe me programe të mira dhe vënia e tyre në korniza të shëndosha morale është garanci e madhe për një perspektivë më të mirë të kësaj shoqërie.
Andaj, institucionet shtetërore duhet të bëjnë plane të mira që rinia shqiptare, por edhe shoqëria jonë në përgjithësi të merret me vlera të mirëfillta kombëtare, edukative dhe argëtuese, e assesi të llojit të Big Brotheromanisë shfrenuese!

Telegrafi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi