Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këze (Kozeta) Zylo: Një fundjavë midis shqiptarësh, në kampin Pine Brook

Shko poshtë

Këze (Kozeta) Zylo: Një fundjavë midis shqiptarësh, në kampin Pine Brook Empty Këze (Kozeta) Zylo: Një fundjavë midis shqiptarësh, në kampin Pine Brook

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 15, 2009 2:29 am

Këze (Kozeta) Zylo: Një fundjavë midis shqiptarësh, në kampin Pine Brook U1_1
Një fundjavë midis shqiptarësh, në kampin Pine Brook
Nga Këze (Kozeta) Zylo

Kishte kohë që pastori amerikan Steve Galegor, u kishte dërguar ftesat shumë shqiptarëve, shkruar bukur, shqip, për të kaluar një fundjave së bashku në kampin Pine Brook, Pennsylvania.
Në fakt nuk është hera e parë që z.Galegor organizon me shqiptarët fundjavë të këndshme, ai ka vite të tëra që feston dhe Ditën e Flamurit, ku disa manifestime të tilla i kam pasqyruar në gazetën “ Illyria ” dhe në webe të ndryshme.
Kështu dhe këtë radhë shqiptarët nga Brooklini, Staten Island , New Jersey, u gëzuan së bashku në një pushim të kulturuar dhe aktiv në një kamp malor në Pennsylvania.
Njerëzit grupe-grupe u mblodhën së bashku ditën e premte në darkë dhe përshëndeteshin me miqtë e vjetër dhe të rinj, që po i takonin aty.
Kampi gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, që çuçurisnin si zogj të lumtur, ata ndjeheshin të lirë në këtë hapësirë natyrore…
Kampi kishte të gjitha mjediset e përshtatshme të argëtimit, si për të rriturit ashtu dhe për fëmijët e të gjitha moshave.
Një majë kodre vetëtinte si pasqyrë nga akulli, dhe nën rrezet e hënës reflektonin pishat e larta, që të magjepsnin në këtë panoramë pikture, krijuar nga nëna Natyrë.
Kjo magjepsje paraqiti mjaft interes sidomos për ata që ishin mësuar me ski, si shqiptarët prej Dibre, Korce etj…
Mjaft emocionante ishte kur z.A. Pira me mjete rrethanore u ngjit në majë të kodrës, dhe me profesionalizëm zbriti poshtë duke vallëzuar në akull.
Miqtë, shokët dhe gruaja e tij fisnike, znj.M.Pira, e pritën me duartrokitje ardhjen e tij pranë nesh!
Programi ishte teper i ngjeshur, dhe koha te dukej sikur fluturonte.
Edhe pse jashtë temperatura ishte e ulët, z.Sh.Mema dhe znj.L.Mema nga Korca mendonin se është një e ftohtë e ëmbël, duke e krahasuar me qytetin e tyre të dashur, kur nga qielli dhuroheshin fluridhe bore, për të veshur me tapet të bardhë Korcën lule!
Brenda kampit njerëzit ishin ndarë në grupe të ndryshme, disa luanin volejboll, basketboll, disa laheshin në pishina, ndërsa fëmijët mëse të lumtur luanin në vende të ndryshme, ku të deshironin ata…!
Ne fushën e volejbollit dallohej studentja e kolegjit në Staten Island, zonjusha Stela Mema, e cila kishte luajtur dhe më parë në Shqipëri, kurse në Basketboll dallohej z.Xhumert Nuro nga qyteti i Pogradecit, z.Fadil Guma nga Tepelena, z.Novruz Ismaili nga Korca, z. Izmir Bako, nga Cameria, që pothuajse në cdo gjuajtje bënin kosha…
Në këto lojëra kishte shumë spektatorë, ata duartrokisnin herë pas here duke i shoqëruar ato me Bravo…Bravo…
Interesante është kur takohesh me ish shokë universiteti, aty takova z.Gjergji Vatnika, së bashku me bashkëshorten e tij Raimonda, që në Shqipëri si kishja takuar kurrë, por ja që Amerika edhe të bashkon edhe të ndan, si në cdo vend të botës!
Megjithatë, ndodh që me miqtë, si me z.P.Likollari, znj.V.Likollari, znj.L.Jenisheri z.I.Jenisheri, mund të takohesh më shpesh, por qëndrimi një weekend së bashku merr tjetër vlerë, pasi je larg rutinës, larg punëve të përditshme, larg zhurmës së qytetit.
Duke biseduar me njëri-tjetrin në këto mjedise komode, nga xhamat e veshur me frymën tone, dukej një cift rosash që na përshëndesnin duke notuar në liqenet e vogla, që ishin mbuluar me një shtresë akulli.
Ato qetësisht me sqepin e tyre, shqepnin copat e akullit, dhe si në ecje të mëndafshtë, notonin në romancën e tyre, butë-butë, pa ndroje…![/size]
Ku ishit 75 vjet më parë?
Të dy ditët e fundjavës, z.Galegor na mblidhte në odën e oxhakut, përreth një orë e gjysmë.
Para se të fillonte bisedën pastori, z.Genci Gega nën tingujt e kitarës këndonte këngë në shqip, ku të gjithë e shoqëronin me një shpirt të ngazëllyer për këtë ditë të bukur.
Z.Galegor na fliste për historinë e vendit tonë, për vizitën e Shën Palit në Illyri, për Nënë Terezën, dhe njëkohësisht për virtytet e mrekullueshme që gëzon populli ynë, si besa, mikpritja etj…
Të gjitha këto ai i spjegonte me një gjuhë të kulluar shqipe, edhe pse shpesh thotë, që kam “aksent pe Korçe”, pasi atje ka ndenjur së bashku me gruan e tij dhe tre fëmijët, për pesë vjet rresht.
Ai në Korcë strehoi familje prej Kosove, në kohën e Luftës, dhe njëkohësisht i ka ndihmuar ata duke dërguar vazhdimisht ndihma.
C’mrekulli është kur popujt takohen dhe respektojnë njeri-tjetrin pa dallime kombësish apo racash!
Ndërsa të gjithë dëgjonin me kurreshtje fjalën e tij, kërcunjtë e dimrit digjeshin pranë oxhakut dhe shkëndijat si fishekzjarre ngjiteshin lart për të shkuar drejt qiellit të përhimtë, që të krijonin paksa një pamje festive, në shenjë respekti për shqiptarët, që s’kishin ardhur ndonjëherë këtu.
Kur drejtori i kampit pyeti të gjithë pjesëmarrësit në kohën e drekës, se kush ka ardhur për herë të parë në këtë kamp, le të ngrejë dorën: shqiptarët si me komandë ngritën të gjithë duartë lart, që do të thoshte se e vizitonin këtë kamp për herë të parë, edhe pse nga New Yorku mbante vetëm një orë, ose një orë e gjysmë.
Ndërkohë që drejtori i pa të gjitha duartë lart, drejtoi pyetjen:
Ku ishit më parë, pasi ky kamp ka plot 75 vjet që është ndërtuar!
Disa u pergjigjen, që këto kohë, kemi qenë shumë të zënë me punëra, me halle…etj, eh emigrimi…!
Disa të tjerë thanë, që nuk na linte Enver Hoxha të vizitonim Amerikën, pasi ai na “mbronte” nga imperializmi amerikan…!
Ndërsa sot për ironi të fatit, vimë si miq, ndoshta, ndoshta si populli më i dashur në botë për amerikanët.
Kurse fëmijët veçanërisht ata që janë të lindur e rritur këtu, kishin kuriozitet të dinin rreth izolimit tonë për të ardhur në Amerikë, psetë e tyre nuk kishin të mbaruar!
Ndërsa nxenesja Gloria Kulla, një vajzë simpatike që gjithmonë buzëqeshte, e cila ishte nxënëse në shkollën “Roosvelt” në New Jersey, ishte shumë e lumtur që kishte ardhur me prindërit e saj, Sonilën dhe Feimin. Ajo u miqësua aty me shumë fëmijë shqiptarë, që nuk i kishte takuar më parë.
Edhe studentët shqiptarë si Eni Ismaili, Fadil Guma së bashku me bashkëshorten e tij Arten, inxh.Thoma Mitre, z.Petraq Zguro e shumë të tjerë kërkonin që të vinim më shpesh në fundjavë, pasi kështu ata nuk e ndjenin shumë mallin që të kaplon në mërgim…
Shqiptarët nga Brooklyni, si znj.Valentina dhe z.Shkëlqim Nikolla, vogëlushja Deborah Nuro, z.Novruz Ismaili, etj…falënderuan disa herë për këtë organizim, kurse z.Xh. Nuro, shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë guzhinierët, që gatuan ushqime të freskëta për gjithë pjesëmarrësit.
Z.Q.Zylo falënderoi në emër të pjesëmarrësve pastorin Steve Galegor, për këtë punë humane, që po bën për shqiptarët dhe njëkohësisht i ftoi gjithë pjesëmarrësit të vinë të dëgjojnë një orë mësimi shqip në Institutin “Gjergj Kastrioti Skanderbeg”, në Staten Island.
Në fund të gjithë shqiptarët u ndanë me njeri-tjetrin duke u përqafuar, sikur të kishin vite e vite që ishin takuar dhe njohur me njeri-tjetrin, ata u ndanë me shpresën se do të shiheshin së shpejti.
Këze (Kozeta) Zylo: Një fundjavë midis shqiptarësh, në kampin Pine Brook U1_2
Këze (Kozeta) Zylo: Një fundjavë midis shqiptarësh, në kampin Pine Brook U1_3
Këze (Kozeta) Zylo: Një fundjavë midis shqiptarësh, në kampin Pine Brook U1_4
Këze (Kozeta) Zylo: Një fundjavë midis shqiptarësh, në kampin Pine Brook U1_5
Këze (Kozeta) Zylo: Një fundjavë midis shqiptarësh, në kampin Pine Brook U1_6
Këze (Kozeta) Zylo: Një fundjavë midis shqiptarësh, në kampin Pine Brook U1_7
Këze (Kozeta) Zylo: Një fundjavë midis shqiptarësh, në kampin Pine Brook U1_8
Këze (Kozeta) Zylo: Një fundjavë midis shqiptarësh, në kampin Pine Brook U1_9
Prill, 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi