Vëllai i kryeministrit - 4 mijë euro pagë

Gani Thaçi është emëruar këtë javë në detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), post që paguhet rreth 4 mijë euro në muaj.
Gani Thaçi, vëllai i Kryeministrit të vendit Hashim Thaçi, këtë javë është avancuar në detyrë. Nga pozita e zëvendësdrejtorit të Shoqatës së Kompanive të Sigurimeve ka kaluar si Drejtor Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS).
Ky institucion mbikëqyret nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe e përfaqëson Kosovën në byronë ndërkombëtare të kartonit të gjelbër. Ky mekanizëm mundëson kalimin e kufijve pa paguar sigurime kufitare shtesë.
Rrahim Pacolli, kryetar bordi i BKS-së, ka thënë të enjten për Gazetën Jeta në Kosovë se “Gani Thaçi i plotësonte më së shumti kriteret për këtë pozitë”.
Bordi Drejtues i kësaj byroje në konkursin e hapur më 29 shkurt e të mbyllur më 6 mars të këtij viti kishte vënë si kriter që drejtori të ketë tri vite përvojë menaxheriale. Thaçi, sipas Pacollit, kishte 3 vjet e gjysmë si zv/drejtor në Shoqatën e Kompanive të Sigurimeve.
Gjithsej ka pasur dymbëdhjetë kandidatë për këtë pozitë.
“Ka pasur edhe kandidatë që kanë pasur më shumë vite përvojë pune. Përvoja e tyre ishte jashtë kompanive të sigurimeve”, ka thënë Pacolli.
Nga të gjithë kandidatët, më së shumti përvojë menaxheriale kishte pasur Nuredin Krasniqi, ish-ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të Postë-Telekomit të Kosovës (PTK). Më parë ai kishte punuar edhe si Drejtor Financiar në PTK si dhe si administrator i Bankës Kreditore të Prishtinës i emëruar nga BQK’ja pasi banka ishte në falimentim e sipër.
Krasniqi nuk i kishte pëlqyer komisionit pasi i kishte ndërruar shpesh vendet e punës. I kontaktuar nga gazeta Krasniqi nuk ka dashur të komentojë humbjen e tij në garën për drejtor të Byrosë Kosovare të Sigurimeve. As fituesi në këtë konkurs Gani Thaçi nuk ka dashur të komentojë rreth detyrës së re të tij.
Kryetari i Bordit të Byrosë, Pacolli, e ka përshkruar si pozitë me përgjegjësi postin e Drejtorit Ekzekutiv të BKS-së. Paga në këtë vend pune, sipas tij, është afër 4 mijë euro.
Rrahim Pacolli që drejton kompaninë e sigurimeve Siguria për një kohë ka drejtuar edhe subjektin politik Aleanca Kosova e Re (AKR) që është në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) që udhëhiqet nga i vëllai i Drejtorit të ri të Byrosë Kosovare të Sigurimeve.
“Nuk ka pasur asnjë intervenim nga jashtë. Nuk më ka thënë askush që të emërojë këtë apo atë. Gani Thaçi ka ardhur në intervistë tek unë dhe i ka plotësuar kriteret për këtë pozitë”, ka thënë Pacolli.
Byroja Kosovare e Sigurimit u themelua më 1 gusht të vitit 2011. Kompanitë e sigurimit që operojnë në Kosovë kishin nënshkruan marrëveshjen për themelimin e saj.
“BQK-ja e konsideron këtë si një hap tepër me rëndësi në procesin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Byrove të Kartonit të Gjelbër”, thuhet në faqen zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës.
BQK-ja është autoritet mbikëqyrës i BKS-së.“Qeveria e Republikës së Kosovës i njeh këtij institucioni statusin e Byrosë nacionale të sigurimit me të drejta të pakufizuara në cilësi të Byrosë pagesë dhe Byrosë trajtuese, që garanton përmbushjen e të gjitha detyrimeve nga sistemi i kartonit ndërkombëtar të sigurimit”, thuhet në Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia përkatësisht në kapitullin ku flitet për Byronë Kosovare të Sigurimeve.
Ky ligj është miratuar në Kuvendin e Kosovës në muajin qershor të vitit 2011.
Byroja po ashtu është përfaqësuese kombëtare në Këshillin e Byrove dhe është përgjegjëse për të gjitha detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në sistemin e kartonit të gjelbër. Kjo organizatë kryen edhe funksionin e Fondit të Kompensimit për pagesën e dëmeve të parashikuara me këtë ligj. (gazetajnk)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sekretari i Besim Beqajt, 28 mijë euro pagë vjetore nga shteti
» Vëllait të kryeministrit, 10 mijë euro shpërblim
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Serbia 650 mijë euro në ditë për Kosovën
» “Medvegja” jep 200 mijë euro për Shqipërinë dhe Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi