Sekretari i Besim Beqajt, 28 mijë euro pagë vjetore nga shteti

Sekretari i Ministrit te Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, Nazmi Zenelaj del të jetë goxha punëtorë. Është sekretar i përhershëm në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe njëkohësisht Kryetar i Bordit të Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenci”, madje, përveç këtyre, ka aksione edhe në një biznes. Kjo është një fabrikë buke në Prizren, që deklaron të jetë biznes familjar.
Ai përveç që ka deklaruar vet këto dy poste, deklaron edhe të hyrat nga këto punë dhe merr 28 mijë euro pagë vjetore apo 466 pensione bazë në Republikën e Kosovës. Në të hyra nuk është përfshirë fitimi në biznesin familjarë.
Derisa ai deklaron të hyrat e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), kreu i kësaj të fundit, Hasan Preteni thotë se nuk kanë dijeni nëse është konflikt interesi ose jo.
Ndërsa, shoqëria civile pohojnë se ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, po citohet në versione të ndryshe, edhe pse për raste krejtësisht të njëjta.
Preteni i pyetur nga KosovaPress nëse ky rast paraqet konflikt interesi, ka pohuar se u duhet kohë për ta hetuar si rast.
Ai nuk ka mundur ta saktësojë nëse po trajtohet ky rast ose jo, por ka premtuar se do ta bëjnë tash e tutje.
“Mund të ju sigurojë në këtë moment vetëm që do të trajtohet, dhe do të informoheni për fatin e kësaj se a është konflikt interesi apo ajo, sepse vendimet bëhen publike”, thotë ai.
Derisa Zenelaj ka deklaruar ne Agjencine kundër korrupsionit paga nga të dyja postet shtetërore, Ligji në nenin 15 për mospajtueshmërinë me ushtrimin e funksionit publik, në pikën 1 thotë se zyrtari i lartë në cilësinë e anëtarit të organit drejtues të ndërmarrjes në pronësi publike apo shoqërisë aksionare me pronë publike, nuk ka të drejtë kompenzimi me pagë të rregullt, përveç të drejtës në kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve tjera të nevojshme.
Ndërsa shoqëria civile, pikërisht ligjin dhe citimin e tij e shohin si problem.
Lorik Bajrami nga Organizata “ÇOHU” pohon se ligji nuk e qartëson nëse luftohet konflikti i interesit në mes të sferës publike dhe private apo edhe vetëm brenda sferës publike.
Sipas tij, nuk do të duhej që dy poste publike domosdoshmërish të paraqitnin konflikt interesi, por të detajohej që vetëm lidhshmëria e tyre të paraqiste konflikt.
“Neni të cilin që ju po e citoni i cili thotë se zyrtari publik mund të ushtrojë pozita menaxheriale apo pozita vendimmarrëse nëpër kompani publike apo borde publike, mund ti ushtrojë ato por pa të drejtë të kompensimit, është njëri nga nenet që po citohet më së shumti nga AKK-ja. Mirëpo, siç e thash është pikërisht është ky nen që për raste të ngjashme ka marrë vendime të ndryshme, pra rasti mes Mujë Rugovës dhe Ejup Qerimit”, thotë ai.
Bajrami thotë se ligji për konfliktin e interesit kërkon një rishikim të tërësishëm të tij ngase ka krijuar konfuzion se cilat sfera i rregullon.
Në anën tjetër zyrtarët e MZHE-së, i shmangen përgjigjes për këtë çështje, të cilën u interesua KosovaPress.
Naim Zeqiraj, shef i zyrës së informimit edhe pse tha se do të lajmërohet pas konsultimeve me kabinetin, më nuk e ka hapur telefonin.
Një nen tjetër që ja vlen të përmendet është Neni 16 ku pika 1 e tij thotë se zyrtari i lartë publik nuk mund të jetë menaxhues ose anëtarë i organeve menaxhuese në organizata fitimprurëse dhe jo fitimprurëse, përjashtuar subjektet politike si dhe rastet kur një funksion i tillë i dedikohet për shkak të funksionit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vëllai i kryeministrit - 4 mijë euro pagë
» Besim Bokshi: Në Kosovë kurrë nuk kanë jetuar 200 mijë serbë
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Serbia 650 mijë euro në ditë për Kosovën
» “Medvegja” jep 200 mijë euro për Shqipërinë dhe Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi