Muharrem Sfarqa:Një sfidë e re për publicistin mërgimtar, Maxhun Smajlin
Faqja 1 e 1

Një sfidë e re për publicistin mërgimtar, Maxhun Smajlin
Maxhun Smajli si reporter gjatë kohës së luftës
Muharrem Sfarqa
MARSHI I MËRGIMTARIT PËR LIRINË E KOSOVËS
Por ky marsh përkon dhe me simbolika tjera, si me 14 vjetorin e nisjes së luftës çlirimtare në Dukagjin, me 13 vjetorin e bombardimeve mbi caqet serbe dhe lirinë e Kosovës.
Më 24 mars 2012, publicisti Maxhun Smajli, prej vitesh mërgimtar në Gjermani, do niset këmbë drejt Kosovës. Ka zgjedhur këtë datë, në Ditën e Shpresës për shqiptarët e Kosovës, kur dhe filluan bombardimet e NATO-s mbi caqet e forcave serbe. Ndërrmarrja më e re e tij quhet „Marshi i mërgimtarit“ dhe, duket paska e parëndomtë. Ai, mëton përmes këtij marshi Gjermani – Kosovë dhe 78 ditëve sa do zgjas, t’i rikujtojë 2000 kilometra rrugë nëpër fshatrat dhe venbanimet e Kosovës, që i bëri gjatë kohës së luftës, duke raportuar dhe informuar botën mbi atë që ndodhte, atë kohë.
Po ky marsh , që mund të quhet dhe marshi i lirisë, i paqes, i ndërgjegjësimit... përkon dhe më shumë simbolika tjera. Prandaj, ishte dhe një arsye ma shumë e jona, për ta vizituar këtë veprimtar e atdhetar, këtë sfidues të veçantë e të vullnetshëm, në Flieden të Gjermanisë , aty ku jeton e punon qe 13 vite, jo vetëm për ta përgëzuar por, si përkrahje për këtë nismë shumë të parëndomtë, ta njohim dhe lexuesin e opinionin e gjerë.
Po kush është Maxhun Smajli
U lind me 07 maj 1964 në fshatin Poterç i Epërm, komuna e Klinës. Shkollën fillore e ka kryer në Drenoc, ndërsa të mesmen në Klinë. Ka vazhduar studimet në fakultetin filologjik, dega e historisë në Prishtinë, si dhe është gjenerata e parë e fakultetit të gazetarisë në Prishtinë. Nga viti 1991 e deri me 05 maj 1998, ishte nënkryetar dhe kryetar i nëndegës së LDK-së në Drenoc. Në kohën kur shkolla shqipe kërkon ndihmë me kuadro, nga muaj mars 1991 deri në qershor të vitit 1997, Maxhun Smajlin e gjejmë me ditar para nxënësve. Gjatë kësaj kohe, Maxhun Smajli hap shkollën në fshatin e tij të lindjës për nxënësit e ciklit të ulët, nga klasa e parë deri në klasën e katërtë. Nga atëherë ekziston shkolla në këtë fshat, tashmë deri në klasën e nëntë.
Dy vitet e para të punës së tij në arsim, Maxhun Smajli punon pa pagesë, ndërsa dy vitet tjera në vazhdim, të ardhurat ua ka shpërndarë mësimëdhënësve në nevojë dhe që udhëtonin nga larg. Në kohën kur regjimi serb intensifikon dhunën dhe ndaj librit shqip; duke i zbrazur bibliotekat nga librat dhe duke i djegur ato, në vitin 1992 Maxhun Smajli hap bibliotekën popullore dhe shkollore që njihej me emrin „Liridoni“, e para e kësaj natyre në Kosovë.
Kjo bibliotek kishte 3470 tituj me 5680 ekzemplarë. Kishte 68 lexues, ku shumë prej tyre janë emra në njohur në Kosovë dhe jashtë saj, siç është mjeku i njohur Gani Abazi nga Jabllnica e Leshanit të Pejës, prifti Dom Jeton Thaqi nga Dugajeva e Klinës, juristi Haki Smajli nga Poterçi i Epërm i Klinës etj.
Në këtë bibliotekë, Maxhun Smajli ka organizuar edhe Tribuna me emrin „Zhvillimi i bibliotekarisë nën okupim, si dhe dhuna ndaj librit shqip“, ku merrnin pjesë njohës të mirë të bibliotekarisë dhe librit në përgjithësi, siq janë Jetish Kadishani, Prend Buzhala etj.
Poashtu, nga kjo bibliotekë janë shpërndar dhurata ( libra ) për nxënësit nga klasa e parë deri në të tetën. Nga këto dhurata kanë përfituar nxënësit që kalonin klasët me të gjitha pesa. Dhurata janë dhënë për nxënësit e shkollave fillore; „Isa Boletini“ në Drenoc të Klinës, „Azem Bejta“ të Grabanicës së Klinës dhe „ Hil Mosi “ të Jabllanicës së Radavcit të Pejës.
Gjatë kohës së luftës ishte reporter lufte nga zonat e luftës, ku ka raportuar për 147 fshatra të mëse dhjetë komunave të Kosovës. Pas fillimit të bombardimit të forcave ajrore nderkombëtare të NATO-s mbi caqet serbe, kur popullata ishin të rrezikuar edhe nga vdekja nga uria, Maxhun Smajli organizon “Bukë për popullin”. Për 40 ditë janë ushqyer 117 refugjat, të ardhur nga zona të ndryshme që ishin përfshire nga zjarri i luftës.
Është njëri ndër gazetarët më të keqtrajtuar në Kosovë, nga pushteti okupues serb. Gjithashtu, është njëri ndër gazetarët që ka ecur më së shumti nëpër zonat e luftës, ku ka bërë rreth 2000 kilometra.
Nga 26 korriku 1999 jeton dhe punon në Gjermani. Gjatë kësaj kohe ka shkruar tre libra me tematikë nga lufta, dy prej të cilave janë botuar. Ka realizua edhe filmin dokumentar “Gjurmë barbare serbe”, si dhe posedon edhe 1600 fotografi të realizuara gjatë kohës së luftës 1998/ ’99.
Po e përmbushë një ëndërr 13 vjeçare
Ideja e një marshi të tillë, daton që nga ardhja dhe vendosja në Gjermani, me 26 korrik 1999. Në fillim pata menduar që ky marsh të realizohej në 10-të vjetorin e çlirimit të Kosovës. Pra, me 24 mars të vitin 2009. Mirëpo, përshkak të mangësive të shumta që kisha në dokumentacion, këtë datë e kam shtyer për 24 mars 2012, të cilit vit i është bashkangjitur edhe një ngjarje tjetër shumë e rendësishëme për popullin shqiptar; -100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Por ky marsh, shton Maxhuni, përkon dhe me simbolika tjera, si me 14 vjetorin e nisjes së luftës çlirimtare në Dukagjin, me 13 vjetorin e bombardimeve mbi caqet serbe dhe lirinë e Kosovës. Duke shtuar më pas: për 78 ditë, po aç sa ka zgjatur edhe bombardimi i Forcave ajrore të NATO-s, me 09 qershor, do të arrij në kufirin administrativ Shqipëri-Kosovë. Me këtë datë, në Kumanovë, Serbia nënshkruan kapitullimin e saj. Me 10 qershor do hy në Kosovë. Datë kjo që simbolizon; -hyrjen e këmbësorisë së Forcave ushtarake ndërkombëtare të NATO-s, si dhe kthimin e popullatës shqiptare të cilët dhunshëm u dëbuan nga vatrat e tyre në Kosovë. Pastaj, nga këtu do të vazhdoj rrugën për tek varrezat e dëshmorëve në Koshare, ku edhe do ta përfundoj marshin. Pra, marshin do ta përfundoj me 12 qershor 2012, ditën e çlirimit të Kosovës. Aty do ta vendosi një flamur kombëtar që e kam dhuratë nga një mergimtar, Besim Prekazi nga Drenica. Distanca prej rreth 2000 kilometrash, simbolizon distancën e lëvizjëve të mia që kam bërë për 13 muaj të luftës, si reporter lufte, nëpër 147 fshatra (vendbanime ) të më se dhjetë komunave të Kosovës.
Maxhun Smajli, ky sfidues i situatave edhe më të rënda, nuk e fsheh se përmes këtij marshi, shprehet edhe dashuria ndaj atdheut, jo vetëm si individ, por edhe si komb, si etnitet. Kudo që jetojmë dhe sado larg Kosovës.Shumë prej shquptarëve që edhe sot jetojnë në mërgatë, lanë familjet e tyre, erdhën në malet e Kosovës, u radhitën në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe, e luftuan armikun e popullit dhe tokës së tyre. Shumë prej tyre edhe kanë rënë në altarin e lirisë.
Marshi si thirrje
Përmes këti marshi, shton në fund, Maxhun Smajli, ju bëhet thirrje edhe drejtuesve të shtetit, që të punojnë për ta bërë Kosovën sa më të pelqyer dhe të dashur për popullin e, veçmas për gjeneratën e tretë mërgimtare.
Ky marsh është edhe një sakrificë e re , që kujton faktin se për shtetin e Kosovës është sakrifikuar edhe më shumë.
Është edhe një mesazh për pasardhësit e mi se, atdheu i tyre është Kosova, shton në fund, duke paralajmëruar se, edhe shumëçka rreth këtij marshi do të përfshihen në librin më të ri, “Marshi i mergimtarit” .

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Muharrem Sfarqa:Mërgimtarët ndihmojnë skamnorët
» Muharrem Sfarqa:DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË-Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit
» Muharrem Sfarqa:Me kadarenë në Köln
» Muharrem Sfarqa:Të rinjtë - e ardhmja e LDK-së
» Muharrem Sfarqa:Kujdes më i madh për bashkatdhetarët dhe bashkëveprimtarët tanë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi