Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:N´BRATILË TE GURI, U NGRIT FLAMURI

Shko poshtë

Mentor Thaqi:N´BRATILË TE GURI, U NGRIT FLAMURI Empty Mentor Thaqi:N´BRATILË TE GURI, U NGRIT FLAMURI

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 14, 2012 11:49 am

Mentor Thaqi:N´BRATILË TE GURI, U NGRIT FLAMURI 557815_412772635418814_100000582437455_1372882_935815803_n

Mentor Thaqi:N´BRATILË TE GURI, U NGRIT FLAMURI

(Lazërit-Xaxit, Sokolit dhe Bacës Shtjefën)

N´Dulcinum
te Dulcinea
një dekadë
trup e tërthorë
verës
n´promenadë,
sa te Balsha,
sa n´Shas, n´Tivar,
sa n´Valdanoz,
shpirtin ngas
bukuritë mbi rrogoz
a mund t´i mas?!

Që nga ditë e parë
atë dëgjim
e ktheva n´mësim
nga mësues itineraresh
n´karaktere shqiptarësh
prej t´parësh,
njatë bibliotekë
me vete n´plazh
çdo ditë,
pjesë pjesë
zallit në det
i bëja kollazh,
për besë,
paj, i kisha nga Xaxi
që s´i hiqej buzëgazi!

Eh, njatë ditë
gjatë kam pritë,
te ai Guri n´Bratilë
kisha një cil,
Xaxi plot elan
m´solli n´atë anë,
n´atë Malësi
plot shëntëri,
me Sokol Lulgurin
e Shtjefën Ivezaj,
nderuam Flamurin
dhe Muzeun në Lekaj!

Ah, i lumi unë,
thashë sa e sa herë,
n´ktë e në atë verë!
Trup e tërthorë Krajës,
rrotull liqenit,
trup Anamalit
n´zemër t´Malësisë
n´atë Djep t´Shqipnisë.
N´shpirtë, Dedë Gjo´ Lul,
n´zemër, Çun Mulë,
Mehmet Gjyl e Oso Kukë,
nçdo shkamb, nçdo skutë,
me hove, elan,
prej dëshirës, afshit,
me shpirtë iu dhamë,
Legjendës së Buzëtrashit!

Të katër bashk
kah Traboini
hap pas hapi
masim dashninë
për Tokën,
Epokën,
Shqipninë,
Atin, NanëLoken!
Me Himn t´Flamurit
n´Amerikë, falëmeshëndet
vëllaut Lekë Lulgurit,
bekim përjetë!
Ashtu kjoftë,
tha Lazri,
unë me kokë miratoj,
gjithësesi, tha Sokoli,
baca Shtjefën
i dha vulë zemre
kur fjalën foli:
Zoti faltë bekim
për Kombin tim!
Amen! Amin!


Mentor Thaqi VS., 13.04.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi