Këngë të paharruara
Këngë të paharruara
Smallushë 1990 me ekipin e pajtimit
Rapsodi
Anton Çetta burrë me orë
Nga Agim Gashi
Anton Çetta burrë me orë
Mire iu zgjue shpirti rinor –
Sa mire ora nisi I priu
Si yll n´zemër fort i ndriu.
N´kry t´rinisë u vu prijtar
Nisi punën fort të mbarë:
Tuj pajtue n´Kosovë gjaqet,
tue i gzue, besa, konaqet,
tue I gzue votrat e ndryme,
tue I qelë zemrat e vyeme;
me guxim e urti burrit
rend po I zbutë zemrat prej gurit –
po I pushton burrat e dheut
tanë stërnipa t Skënderbeut,
me ba ballë edhe burrni
me dëshmue besë e trimni
fund për jetë me I dhanë gjaksimit
tuj shtri dorën e pajtimit.
Anton Çetta flet n´kuvend
Fjalë prej shpirti e me mend –
Po I pushton ai zemrat rend,
Po I forcon me fjalë burrnije
E po I ndezë me dritë lumnije,
mirë i ndezë me orë të bardhë:
-Po ju qofshi faqe bardhë:
Që n´ditë t´sodit kshtu veproni
Ship e fis mire I nderoni,
E nderoni poplin tuej
Që sduron sundin e huej –
Me guxim e shpirt bujari
Si zakon na la i pari
Per ma ba punën trimnisht,
për me e falë gjakun burrnisht
si i ka hije vetëm trimit
për me shtri dorën t´pajtimit;
me dhanë besën prej shqiptari
trashëgim që na la I pari;
se prej sodit kurr ma tjetër
s´do të ketë gjaksi të vjetër,
s´kem me u vra, pra, vlla me vlla,
po me u deshtë kem pa ia da,
porsi nana qi don fminë,
si I don motra vllazninë,
porsi zogu qi don qiellin,
sikur bima qi don diellin,
si na msoi njaj Kastrioti –
për me u desht-o sa t´jetë moti!
Si rrufeja fjal´t tingllojnë
Si n´pranverë zemrat gufojnë,
shtrihen duert, sa mirë bashkohen
bjeshkë e fushë përnjiherë gzohen,
n´rreze t´diellit fort krenare –
mirë po ndrit ora shqiptare.
U këndua në vitin 1990 për nder të aksionit për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.
Pajtimi 1990 | ||
| ||
| ||
|
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Këngë të paharruara
E shtune, 29-12-2007, 11:04am (GMT)
Nji vizitë per ArbninëDuke e shejtruar Arbninë
(Kushtue vizitës së Papa Gjon Palit të II-të, ( Karol Józef Wojtyła) Shejtnisë së Tij të Vatikanit ba Shqipnisë më 25 prill 1993) .
Nga Agim Gashi
Më 25 prill nantdhetë e tre,
Tanë Shqipnija u ngrit n´hare
Nga t´gjitha trojet e Arbnisë,
Ja kan msy po ksaj Shqipnisë;
Se prej Vatikanit Shejtnija e Tij
Për her t´parë po vjen n´Shqipni!
Miliona njerz jan´ ngrit në kambë,
Të krishterë, ortodoks e mysliman,
T´gjithë për besë, fjalë e me nji emën,
Mirëseardhje i dëshirojnë me zemër;
Prej Vatikanit Shejtnisë së Tij
Papa Palit që erdh´ n´Shqipni.
N´areoportin e Rinasit në Tiranë,
Paria e shqipës janë në kambë,
Nga trojet tona dhe nga Kosova
Shumë shqiptarë nga diaspora;
Me I urue Shejtnisë së Tij
Mirëse ardhje në Shqipni.
Mirë se vjen n´shtetin shqiptar
Rapsodi i Popullit Agim Gashi |
President Berisha e uron i pare,
Përqafimet nga Kosova
Ia dhuron President Rugova;
E Shejtëni Ty tu rritë jeta
E uron plaku Anton Çetta.
Nanë Tereza kjo nanë shqiptare-
„Mirëse erdhe Shejtni n´kto male“-
Nga mallëngjimi su duru dot
Për Shqipni i lshoj do lot´;
Zemra mal Shejtnisë së Tij
Papa Palit që erdh´n´Shqipni.
Filluen buçimat n´ fushë e n´kodër
Nga tubimet n´Tiranë e n´Shkodër,
N´bark të nanë u gzue fmija,
Se u shejtnue tanë Shqipnija;
Prej Papa Palit Shejtnisë së Tij
Që i dha Uratë Nanës Shqipni.
Lamtumirë Papa Gjon Pali
Nuk ashtë larg ma Vatikani,
Se Vatikani dhe Shqipnija
Janë lidhë n´zemër dhe nga miqësia;
Jetë sa malet Shejtnisë së tij
I uron Nana Arbni!
25 prill 1993
Düren
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Këngë të paharruara
Çka po ndodhë me Shqipninë!?
Nga Agim Gashi
Në Shqipni n´at bukrin vend,
Janë mbledhë „parti“ e bajnë „kuvend“;
Hedhin valla n´kurriz t´Shqipnisë,
Kryeparët e mafisë.
Me metoda komuniste
Ngrehin banda terroriste,
Për me nda Jug e Veri
Mos me pas ma nanë Shqipni.
Nga kufini e n´Libohovë,
Kan harru se ka Kosovë,
Tuj ra gardhit e tuj ra koshit
Flasin n´gjuhën e Milloshit.
E në Shkodër n´tbukrën Malësi,
Këndojnë laviret e Malit t´Zi,
Prishen n´gjak e prishen n´krena,
Kur serbisht knon Lepa Brena.
Kurr kso marre n´Veri skem pa,
Me knu´ n´Shkodër shkin e shka,
Po t´shkosh n´Jug ore zotni,
T´përshëndesin me tre gishtnij.
Ngriten n´kambë ta vrajnë Shqipninë
Për me pru në Jug Greqinë,
Ngrehin banda terroriste
Nën udhëheqjen komuniste;
Për me djeg çdo gja n´Shqipni
Tue vra gra e tue vra fmijë!
E sulmojnë ushtrinë e vet,
E i djegun fëmijët n´djep,
Po i djegun njerzit e gjallë
Pse se kann yllin në ballë.
Rrëmbejnë tanket e ushtrisë,
Me ja mbrojtë strofullën mafisë,
Me mbrojtë vrasës e kriminel,
Që me drogë janë marrë përherë;
Dhe me punë t´kqija sa ska ma zi
Tu i shitë vashat n´Itali,
Në opozitë me investu
Demokracinë për me e rrzu.
Tu i hapë rrugët anarhisë,
E me ja shtu plagët Shqipnisë,
Mos me pasë Shqipni mbi dhe
Me ja prishë besë edhe fe,
Tu ja nrru ngjyrën flamurit
E krenarinë me nda prej burrit.
Por kot e keni rrebel-mafi,
I ka ngjyrat nana Shqipni,
Janë n´flamurin t´kuq e t´zi,
Se s´ashtë Vlora e Neritanit
Po ashte bija e Ismail Qemalit
Se ai flamur ashtë ngrit në re
Për me pasë Shqipni mbi dhe.
Le ta dijë rrebel-mafia,
Nuk dorzohet kollaj Shqipnia
Vllazni e motra kudo jem,
Si n´Preshevë si n´Tepelenë,
Gjakun tonë e kemi t´paster,
Si në Strugë si n´Gjirokaster,
Jemi burra me besë të randë
Si n´Ulqin ashtu n´Sarandë,
Për Shqipni do bahemi nji,
Si në Shkup si n´Memali,
E ju tradhëtarë mafi me njollë,
Do ta gjeni vdekjen n´Vlorë.
Ah kush prekë nanën Shqipni
Ma mirë ta prek shpirtin e tij,
Se Shqipnija ashtë nji dhe
Ku ka lindë ai Skënderbe;
Ku dhan´ jetë gjyshnit tanë,
Për me pasë të gjithë nji nanë,
Prej Toplice e n´Çamëri
Kah i thonë nanë Arbni.
Leni armët sa u kem falë,
Mos t´ju qajnë nanat me mallë,
Parja e huej ta humbë kokën,
Ta ndalë dritën e ta djegë tokën,
Merrni rrugë shkoni n´Rusi,
N´Mal të Zi, n´Serbi, n´Greqi,
Se jeni t´flliqun e jeni t´shamë
Hangrët drahm, hangrët dinarë!
Si menduet s´ju duel qari,
Për me nda ju tokë shqiptari,
Me djegë njerz e me vra fmijë,
Me plagosë nanën Shqipni.
E me e vra Kosovën trime
Që po vun n´vaj e idhnime,
Dhe gjithkush le ta dij
Pa Kosovë nuk ka Shqipni.
Kur mundohemi me u bashku,
Duelët n´skenë me na coptu,
Tuj mashtru shqiptarë të varfën,
Që kanë nder e ndjenjë të pastër,
Tue prekë në besë e nder,
Por si menduet s´do t´ju del!
1997
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Këngë të paharruara
Rapsodi
Nobelistës së parë shqiptare
Nga Agim Gashi
Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze
Nji shqiponjë kreshtash shqiptare
për Indi u ba udhtare,
u nis Gonxhja për Kalkutë
n´mes t´mjerimit me u futë -
misionare e dashnisë –
engjullore e vorfnisë,
Lim e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!
E përcollën baba e nana,
e përcollën vlla e motër
dy lot peng i la në voter…
Mori Gonxhe Bojaxhiu
fat i mire në jetë të priu.
Vashë fisnike e burrnore –
me guxim – zemër arbnore
nise punën me bekim –
besë shqiptare e përkushtim,
ti s´u ndale asnjiherë
n´ndihmë u erdhe njerzve t´mjerë;
jetën fale për të tjerë,
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum poplli qi t´ka!
Kudo njerzve u ndihmove
n´shpirt pak dritë ua dhurove,
ua ndale lotin n´buzë,
ua sherove dhimbjen n´zemër –
ua përtrive jetë e emën.
N´punën tande humanitare
ishe motër e arsimtare.
E ma vonë, besa, të tanë
Gonxhe, ty të quejtën, Nanë,
Krenari e kombit tone
Nanë Tereze, kudo t´thonë.
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!
Nobelistja e parë shqiptare
grue e urtë edhe krenare –
për tanë botën Nanë u bane.
Për mirsi ti kurrë s´u ndale.
Ngrite shpia e spitale,
çele shkolla e internate
shumë të vorfunve u solle fate,
mu si nanë ti u flijove
si fmijë t´tu tanë i pranove.
Ora e bardhë, ti, e vorfnimit,
shpresë e drit-o e mjerimit.
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!
Kënduar më 1990 me rastin e 80-vjetorit të lindjes.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Këngë të paharruara
KANGË PËR SHUKRIJE OBERTINCEN
Agim Gashi
Moj pranverë tet´dhjet´ e nantë
Sa e ngrysun sa e vrantë,
Sa e pa shpirt ti qëllove
Mbar nji popull e tradhëtove.
E shum nana i verbove
E Kosoves lirinë ja more,
Po me tanksa e ushtri
Për me vra vasha e djem të ri!
Me robnu popullin shqiptar
Buk´n e gojës me ja marr,
Me varros çdo gja shqiptare:
Kultur, arsim, lirinë kombëtare…
Porse populli trim shqiptar,
I del hasmit ball´ për ball´,
Djel e vasha , t´njoma,t´reja,
Para tankëve i mblon hareja,
I ka qit nana n´ket jetë,
Me ja fal Kosovës t´shkretë,
Sa shpejtë toka e uji i rrirë
Me gjak Kosova me u ujitë,
E ma t´kuqe lulet me u rritë
Se kur vret hasmi n´Kosovë
Nanat tona lindin “boll´”
Kur vran hasmi fëmi dhjetëvjeç
Nanat lindin katërneq!
Kështu n´mars t´vitit tetëdhjetenantë
Vit i ngrysun dhe i randë,
Kur bota gëzohet në pranverë
N´Kosov´ fillon rrëmuj e skëterë
Po me tankë dhe ushtri,
Na e vodhën atë pak liri.
Por ngriten n´kambë djel e vasha
Nëprotesta e demonstrata
Ushton Kosova, Llapi, Drenica
Si të ishin ngjallë Shote e Azem Galica
Ish me shokë Shukrije Obertinca.
Vajz´ e re gjashtmbëdhjet´ vjeqare
E lehtë e bukur si Sorkadhe,
I vlonte zemra prej dëshirës
T´hy n´protestë n´qendër t´Prishtinës.
Ti ngris lart dy gishtëni
T´kërkoj liri, demokraci,
S´durohet dhuna me tradhëti
S´lejohet të tjerëet t´na e presin fatin
Ma mirë asht me e derdh gjakun.
Lamtumirë babes i thotë
Në Prishtinë unë po shkoj sot
Me u bashku me shoqe t´mia
Na thërret toka dhe liria
Rrugë të mbar baba u ka thanë
E mirë leje u ka dhanë,
Bashkë me motër përshendeten
Pak ma gjat me nanë të veten,
Sa mirë nana i përqafon,
E n´Shukrien dy lot i ranë.
Me autobus rrugën kanë marrë
Në Prishtin sa shpejt kanë ardhë,
Por Prishtina ish blloku:
“Sa shumë milic motër paskan pru”
Të dy motrat si sorkadhe
Kanë fillue me britë me t´madhe,
Me grupe tjera janë ashkangjitë,
Për Kosovë pa pas kurrë frikë
Pa mendue k´tu kush do t´jesë
Tu´ këndue kangen : »Besa-besë… »
N´kët rrëmuj n´kët´ tollovi
Fillun me qit po helm të zi,
E rafalët shqiptar tue gri
Tue vra t´ri edhe trimnesha
Hudhet Shukrija si Luanesha,
Pa mendue,se plumbi shpon
Me gurë tankset i qëllon.
« Para shoqe e shok » i fton!
Në katër anët llahtari
Por shqiptari për liri
I ngreh gishtat proteston,
Se Kosova nanë na fton
Me e derdhë gjakun e lirisë.
Ka nevojë toka e Arbnisë.
Grupe, grupe, vasha t´reja
Ua kaplon zemrat hareja
Grupe, grupe vasha e t´ri,
Kerkojnë liri, demokraci,
Por kur hynë në rrugë t´pazarit
Villnin zjarr tyta t´tradhtarit,
Villnin zjarr për me shue jetë
E me vra Shukrien e shkretë,
Me dhanë jetë me shumë shokë t´vetë,
Se n´pranverë e kish pagzimin
Me ja ba n´pranverë vorrimin.
Kështu plumbi i gjakatarit,
E rrok Shukrien në lule t´ballit
E rrok motra në prehen t´vet,
E në gjoks kokën ja qet
Gjaku i kuq nga goja i del
I afrohen shokët në ndihmë,
Porse nana nji Shukri lindë,
E këtë vashë ja vrau Serbia
Me ja qu t´vdekun te shpija.
Në vend t´fustanit të nusnisë,
Me i qitë flamur t´lirisë
Në vend t´dasmorve me hare
Mija vetë me e qu n´dhe,
Për Kosovë përsri me le
Se e dha jetën për atdhe
Gjaku i saj u derdh n´këtë dhe
E kjo toka e Arbënisë
Nuk harron kurr gjak t´lirisë.
Moj Shukrije Obertinca
Je trimneshë si Shotë Galica,
Vrasja jote asht nder i vendit
Si i pat dhanë Nora e Kelmendit
Fli e qetë nuse e lirisë
Nuk t´harrojmë per jetë t´Arbnisë.
Falenderojme Rapsodin e Popullit Agim Gashi per kengen madheshtore, njekohesisht edhe per foton, e cila publikohet per here te pare nga www.zemrashqiptare.net
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Këngë të paharruara
Agim Gashi
O PRITE ADEM JASHARIN, PRITE
(Pjesë nga poema “Me grykë pushke këndon Kosova”)
Ooo-hooo-hej-heeeej!
Prite Adem Jasharin o heeeeeeeeeeeeej!
Qyqavicës o n`ato male,
Zbret ushtria çlirimtare
Zbret ushtria e fortë si guri,
Djem Kosove zemër burri.
A e dini ju bij t`krajlicës
Se kjo ashtë tokë e Drenicës,
Midis jetës e midis vdekjes
K`tu flet vorri i Azem Bejtës.
E-hej,
N`Drenicë trima lind prapë Shqipnia
Kamer Losha, Ahmet Delia
Lindin trimat te grykë e pushkës
Që m`i ngjajnë Shaban Polluzhës.
Lind shqiponja me krah prej zajrri
Me dy djem Shaban Jashari,
Me dy djem mbesa e nipa
Që m`i dalin hasmit në gryka.
Çohen trimat e Prekazit
Me ja u rujt shtëpive pragun,
Kosov´s f´tyrën me ja zbardh
Edhe botë me i qu´ fjalë.
Për liri e për atdhe
Gjakun trimat derdhin rrke,
Po n`këtë luftë kush asht ma i pari
Kryetrimi Adem Jashari.
Se kush ashtë o ai zog shqiptari
Trim mbi trimat Adem Jashari
Kush u ngjit o n`majë t`Qyqavicës
Adem Jashari djalë i Drenicës.
Kush po i shkel o malet e borës
Adem Jashari burrë i Kosovës
Kush ja shtiu o tmerrin Shkinisë
Adem Jashari trim i Shqipnisë.
N`hije t`lisit te Kroni i Akullit
Hije i paska o pushka krahut
Hije i paska plisi mbi sy
Tuj ba luftë o për Shqipni.
Kush po i bien o në mal lahutës
Adem burri me krisma t`pushkës,
Kush ja u qarti bjalozav` ballin
Adem trimi me Hamzë Jasharin.
Oo-hoo-u
Lum Kosova e lum Shqipnia
Me ksi djem o me shumë bija,
Që kur thrret o zani Atdheut
Marrin forcën e Skënderbeut.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
» Qaj me këngë sharkia ime!
» Agim Gashi-Lum e lum në Lumbbardh nisi(Video)
» Kenge R A P apo ILAHIJE
» Përshëndetje me një këngë
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi