Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët heqin vetë barrikadën serbe afër Leposaviqit (Video)

Shko poshtë

Shqiptarët heqin vetë barrikadën serbe afër Leposaviqit (Video) Empty Shqiptarët heqin vetë barrikadën serbe afër Leposaviqit (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 14, 2012 8:20 pm

Shqiptarët heqin vetë barrikadën serbe afër Leposaviqit (Video)


Shqiptarët heqin vetë barrikadën serbe afër Leposaviqit (Video) Esk-barikadat14

Në sy të KFOR-it fshatarët hoqën barrikadën me të cilën serbët iu kishin bllokuar rrugën.
Shqiptarët heqin vetë barrikadën serbe afër Leposaviqit (Video) Bildschirmfoto-2012-04-14-um-12.06Shqiptarët heqin vetë barrikadën serbe afër Leposaviqit (Video) Ff-04-14-um-12.07Shqiptarët heqin vetë barrikadën serbe afër Leposaviqit (Video) Bildschirmfoto-2012-04-14-um-12.09
Banorët shqiptarë të fshatrave në veri të Mitrovicës, të mbetur të izoluar nga barrikadat serbe, pas përpjekjeve të dështuara të qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve për t’i zhvendosur ato, janë organizuar e kanë ndërmarrë nisma personale për lirimin e rrugëve.

Pak orë pas zërave të Prishtinës zyrtare se, mund të ketë ndonjë intervenim të njësisë speciale siç ishte ai i 25 korrikut, serbët me anë barrikadave kishin bllokuar rrugët e zonës.
Për shqiptarët mungon dora e shtetit të Kosovës, banorët e fshatrave Ceraj, Bistrice dhe Koshtove e Vllahis duket se janë detyruar që situatën ta marrin vete nën kontroll. Banorët shprehnin hapur ankthin e përditshëm.


Shqiptarët heqin vetë barrikadën serbe afër Leposaviqit (Video) F1-um-12.07
Mungesa e sigurisë për familjet e tyre, i ka detyruar të bëjnë rolin e ushtarit. Të armatosur deri në dhëmbë ata po sigurojnë familjet.
Përveç që kryejnë rolin e ushtarit, banorët e zonës të premten rreth orës 18:00 kryen një mision sa të rrezikshëm aq edhe të rëndësishëm.
Mbase e pabesueshme por, në sy të KFOR-it fshatarët hoqën barrikadën me të cilën serbët iu kishin bllokuar rrugën.
Ndërkohë, spektatorët e ngjarjes ishin pikërisht paqruajtësitë e KFOR-it, ata që do të duhej të kryenin këtë punë.


Shqiptarët heqin vetë barrikadën serbe afër Leposaviqit (Video) Gg-2012-04-14-um-12.08
Deri këtu, misioni përfundoi me sukses mirëpo, vigjilenca e shqiptarëve nëpër malet e Shalës së Bajgores vazhdon edhe në këto caste, për sa kohë dora e shtetit do të mungojë në këtë pjesë të quajtur Veriu i Kosovës.


Mitrovicë, protestë kundër EULEX-it

Më herët gjatë së premtes të rinjtë kanë protestuar për gjysmë ore para selisë së EULEX-it në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie ndaj punës së këtij misioni.

Ata kanë protestuar me pankarta me mbishkrime shqip e anglisht si “Turp” dhe “Po përkëdhelni kriminelët në veri”.

Musa Damati, kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal ka thënë se EULEX-i me sjellje të njëanshme është duke provokuar haptazi durimin dhe maturinë e qytetarëve të Mitrovicës.

“Ndërsa në veriun e Mitrovicës arrestojnë dhe vrasin policët tanë, rrahin dhe vrasin bashkëqytetarët tanë, misioni i EULEX-it njësitet e veta i aktivizon vetëm atëherë kur
është e nevojshme arrestimi dhe burgosja e ish-ushtarëve të UÇK-së”, ka deklaruar Damati.


“Në qoftë se EULEX-i vazhdon të sillet në këtë formë të njëanshme, atëherë të rinjtë e qytetit të Mitrovicës do të organizohen në mënyrë masive dhe do të radikalizojnë format e ushtrimit të presionit publik mbi këtë mision”, ka theksuar ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi