Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SKANDALOZE: Pasaporta serbe më e "dashur" nga shqiptarët në Zvicër se sa nga serbët !?

Shko poshtë

SKANDALOZE: Pasaporta serbe më e "dashur" nga shqiptarët në Zvicër se sa nga serbët !? Empty SKANDALOZE: Pasaporta serbe më e "dashur" nga shqiptarët në Zvicër se sa nga serbët !?

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 10, 2011 1:59 am

SKANDALOZE: Pasaporta serbe më e "dashur" nga shqiptarët në Zvicër se sa nga serbët !?

PAS GATI TRI VJETËSH NGA PAVARËSIA E KOSOVËS:
Pasaportat serbe ne Bernë po shkojnë si "havëll" edhe nga kosovarët ?!

Për Agjencinë tonë "Presheva Jone" dhe Top Channel i ngarkuar për komunikim me media në ambasadën serbe në Bernë V. Neshiq ka deklaruar se "nga mëse pesë mjië pasaporta sa janë lëshuar tre muajt e fundit, pjesa dërmuese (mbi 60 %) apo rreth 3000 e kërkuesve të pasaportës serbe në Zvicër janë qytetarët tanë shqiptarë. Kur them qytetarët tanë, e kam fjalën për qytetarët tanë nga rajoni i Kosovës ..."


Bernë, 9 janar /AIK-Presheva Jonë

Të shkosh në Bernë para ambasadës apo konsulatave tjera serbe në Zvicër, cdo kalimtari rasti i bie në sy rreshtat e gjatë duke pritur në radhe për të marrur pasaprotën serbe, ku në mesin e tyre është një numër i madh edhe i shqiptarëve nga Kosova.

Për Agjencinë tonë "Presheva Jone" dhe Top Channel i ngarkuar për komunikim me media në ambasadën serbe në Bernë V. Neshiq ka deklaruar se "nga mëse pesë mjië pasaporta sa janë lëshuar tre muajt e fundit, pjesa dërmuese (mbi 60 %) apo rreth 3000 e kërkuesve të pasaportës serbe në Zvicër janë qytetarët tanë shqiptarë. Kur them qytetarët tanë, e kam fjalën për qytetarët tanë nga rajoni i Kosovës ..."

Kërkesat për pasaportëne e fudit atë biometrike eshtë shumë i madh, jo vetëm nga qytetarët serbë, por edhe nga ata të Kosovës. Bile shpesh ne kemi kritika dhe ankesa nga serbët pse në lista figurojnë kaq shume emra të shqiptarëve., thotë për TCH dhe AIK "Presheva Jonë" serbi Neshiq.

Se a ka ndryshuar ky interesim i marrjes se pasaportave serbe pas pamvarësisë së Kosovës, zyrtari serbë, në vazhdim pohon se "ky ndyshim nuk vërehet", bile sipas tij, "duket se është shtuar për shkak shengenit dhe afrimit të Serbisë në BE por edhe supsendimit të ndihmave sociale për kosovarët nga ana e Zvicrës, cka me pasaportë serbe këto ndihma nuk mund t’i mohohen.."


Në vazhdim Vlada Nesic thotë se “ne kemi probleme dhe halle tjera me serbët tanë ë Kosovës, të cilët për shembull edhe pse posedojnë pasaportën serbe, me ardhur në Zvicër për ta nevoitet viza. Kjo është bërë për qëllim për evitimin e manipulimeve, për pengimin e azilkërkuesve e keqpërdorime tjera..” shpjegom zyrtari nga konsulata serbe në Bernë

Se si e komenton që në premitë dhen dokumentacionet tjera të serbëva nga Kosova në Zvicër në të cilat shkruan “Republika e Kosovës”, zyrtari nga ambasada e Bernës z.Nesic përgjigjet për TCH dhe AIK "Presheva Jonë" me shqetërsim se “ky veprim i zviceranëve na ka shkaktuar probleme me serbët tanë në Kosovë. Por, ne me ta jemi marru vesh, kur te vijne keta serbë ne ambasadën tonë me permi apo dokumentacione tjera zvcierane me mbi shkrimin “Republika e Kosoves” ne im refuzojmë ata. Dhe kështu këta qytetarë serbë të Kosovës janë të detyruar të kurorëzohen apo të bëjnë regjistrimine lidjes së fëmijëve diku në Serbi, jashta Kosoves ose të nxjerrin dokumentet në Serbi dhe jo tek ne këtu në Bernë. Pra, ne bëjmë politikën tonë , Zvicra e bënë të veten..”

SKANDALOZE: Pasaporta serbe më e "dashur" nga shqiptarët në Zvicër se sa nga serbët !? Paserbkos
Gjatë një ankete me mërgimtarët shqiptarë nga Kosova këtu në Gjenevë te cilët deshen të jenë anonim, ata nuk e fshehin realitetin rreth marrjes se pasaportës serbe. Madje pjesa dërmuese drejtojnë gishtin kah ambasada e Kosovës në Bernë, rrespektivisht nga konsulatat e saja në Zvicër, sipas të cilëve, adminsitrata shumë ngadalë shkon me procedurën e dhënies së pasaportave të rinj për qytetarët e Republikës së Kosovës në këtë vend.

Për fund, do përkujtuar se në vitin e ardhshëm, Zvicra bënë regjistrimin e popullsisë dhe nëse kjo procedurë e dhënies së pasaportave për shqiptarët e Kosovës në Zvicër ecën keshtu me ekte tempo te ngadalesuar, pak së vështirë do të jetë për ta justifikuar shifrën prej 200 mijë kosovarëve, sa flitet të jenë në Zvicër, kur dihet se deri tani ambasada kosovare, pas tri vite pamavrësie, me konsulatat e saja në Bernë, Gjenevë dhe Cyrih ka shpërndarë vetëm 35 mijë pasaporta të shtetit të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi