Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismail Keta ndeshet për Gjermaninë, po në arenë do të shpaloset flamuri shqiptar

Shko poshtë

Ismail Keta ndeshet për Gjermaninë, po në arenë do të shpaloset flamuri shqiptar Empty Ismail Keta ndeshet për Gjermaninë, po në arenë do të shpaloset flamuri shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 27, 2012 10:54 pm

Ismail Keta ndeshet për Gjermaninë, po në arenë do të shpaloset flamuri shqiptar 10037Ismail Keta ndeshet për Gjermaninë, po në arenë do të shpaloset flamuri shqiptar 10037

Intervistoi:Fatbardha Aziri (Kondakçiu)

Ismail Keta ndeshet për Gjermaninë, po në arenë do të shpaloset flamuri shqiptar


Mbas gjashtë muajsh, fitusi i titullit Kampion Bote të Thai e Kick Boksit, Ismail Keta, ngjitet përsëri në Arenë, por kësaj here për ta mbrojur atë në një mbrëmje Gala.

E takoj Ismailin në akademinë e vet në Mynih. Gjithmonë mikpritës dhe me një buzëqeshje në buzë. Sa hyn në derë, të bën përshtypje një numër shumë i madh kupash të fituara prej tij dhe prej vëllait të tij, Gjetanit.

“Respekt“, mendova dhe mbeta një çast si e ngrirë në vend. Sa shumë mund, djersë, orë të gjata stërvitjeje fshihen pas atyre kupave të panumërta. Ulemi në një nga mjediset e akademisë së tij dhe biseda nis ashtu, lirshëm, dhe të krijohet përshtypja sikur këtë njeri e njeh prej kohësh.


NacionalAlbania: Si ka nisur rruga sportive e Ismail Ketës?

Ismail Keta: Ashtu si jeta ime, me shumë përpjekje dhe me shumë sakrifica për të arritur diçka në sport.

NacionalAlbania: A është Ismaili ai diamanti i lindur, siç të kanë quajtur gjermanët, që tani është në formën e tij më të mirë?

Ismail Keta: Shpresoj, punoj çdo ditë për të qënë i tille.

NacionalAlbania: Në 2001-shin, kur jeni shpallur nënkampion i botës, nuk ka pasur asnjë shqiptar në sallë. Është ë vërtetë që keni paguar një austriak 100$ për të mbajtur flamurin shqiptar? Dhe pse?

Ismail Keta: Unë jam rritur në një familje me ndjenja shumë patriotike. Mbaj mend që në shtëpinë timë ishte shkuar ”Atdheu mbi të gjitha“. Prandaj në vitin 2001 doja të prezantoja Shqipërinë, sepse isha i vetëm në atë mjedis dhe kërkoja që tek ky flamur të gjeja forcën. Ishte hera e parë që unë ndeshesha në një kompeticion, konkurim kaq të rëndësishëm.

Kishte sportistë nga e gjithë bota. Rregullat shpreheshin në anglisht.Unë anglishten nuk e kuptoja dhe si rrjedhojë, nuk kuptova dhe rregullat. Por sidoqoftë, kur kujtoj atë turne, ndihem mirë dhe falënderoj gjyshërit e mi, për frymën patriotike, se aty unë gjeta forcën.


Ismail Keta ndeshet për Gjermaninë, po në arenë do të shpaloset flamuri shqiptar 20034Ismail Keta ndeshet për Gjermaninë, po në arenë do të shpaloset flamuri shqiptar 20034

NacionalAlbania: Kur keni marrë titullin kampion bote, ju keni garuar për Gjermaninë. A e keni menduar ndonjëherë të garoni per Shqipërinë?

Ismail Keta: Është ëndrra ime. Unë e kam theksuar edhe në një intervistë në Shqipëri në dhjetor 2011 dhe nuk e lë këtë sport pa u ndeshur një hërë për Shqipërinë. Por një veti imja, dhe mendoj që duhet të jetë e gjithë njerëzve, është mirënjohja. Unë kam shumë respekt për popullin gjerman. Jam krenar dhe falënderoj Zotin që më ka lindur në Shqipëri. Por këtu unë arrita ëndrrën time. Fatkeqsisht, në Shqipëri nuk janë kushtet dhe këtu mua m`u realizua kjo ëndërr dhe për këtë i jam mirënjohës popullit gjerman dhe Gjermanisë. I respektoj ngjyrat gjermane kur ndeshem për Gjermaninë.

NacionalAlbania: Po strukturat e larta të sportit shqiptar a ju kanë mbështetur apo inkurajuar në këtë sukses sportiv që keni arritur?

Ismail Keta: Duke shikuar, dëgjuar e përjtuar problemet që Shqipëria ka vete, nuk kam pritur asnjëherë prej tyre. Jam mbështetur në forcat e mija, në punën time. Kam pritur më tepër respekt ose vlerësim për sportin. Sporti është një nga vyrtytet kryesore për t`i rritur vlerat një kombi, për t`i rritur vlerat njeriut, për të pastruar rininë që ata të jenë të shëndëtshëm dhe të merren me sport.

NacionalAlbania: Ju keni thënë një herë, „disiplinën ma ka mësuar gjyshi“. Mund të më tregoni dicka më tepër? Sa e rëndësishme është familja për ju?

Ismail Keta: Unë kam ardhur këtu kur kam qënë 19 vjeç, por asnjëherë nuk e kam harruar familjen, pasi familja është ajo që më jep forcë. Punoj shumë, nga mëngjesi në orën gjashtë deri në darkë në orën dhjetë. Jam me të vërtetë në punë fizike dhe mendore. Familja është një pjesë me shumë vlerë e karakterit shqiptar. Familja është ajo që më jep mbështetjen kryesore.

Ismail Keta ndeshet për Gjermaninë, po në arenë do të shpaloset flamuri shqiptar 30030Ismail Keta ndeshet për Gjermaninë, po në arenë do të shpaloset flamuri shqiptar 30030

NacionalAlbania: A ruhet tradita shqiptare në familjen e Ismail Ketës?

Ismail Keta: Shumë. Është një nga çështjet kryesore. Djali im, Gjergji, tani është 20 muajsh dhe porsa ai ka lindur, kam pasur flamurin në shtëpi. Në çdo cep ka diçka shqiptare, në çdo çast i rritet vetëdija dhe dua që ai të ketë vlera si njeri, si atdhetar, ky është meraku im si prind. Dua që ai të rritet me karakterin shqiptar, për të qënë i fortë në jetë.

NacionalAlbania: Cfarë gjuhe flisni me djalin? A e keni menduar se si do jetë e mundur që djali juaj apo shumë fëmijë të emigrantëve shqiptarë të mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë gjuhën shqipe?

Ismail Keta: Shqip, me djalin flasim shqip. Që kur kam ardhur në Gjermani dhe dëshira ime ka qënë të martohem me shqiptare, për këtë arsye. Gjuha shqipe për mua është kryesorja. Të jesh një prind i mirë nuk është e lëhtë, po unë do të mundohem, se bashku me bashkëshorten time Bruna, e cila është shumë e dhënë dhe punon shumë me djalin.

NacionalAlbania: Akademia juaj numëron më shumë se 320 sportistë. Kush është çelesi i suksesit të kësaj akademije?

Ismail Keta: Çelësi i kësaj është si çdo veprim në jetë, puna. Unë punoj shumë, sillem korrekt, që asnjëherë të mos i lë shkas askujt që të thotë “ai shqiptari“ me gisht për të keq. Falë kësaj, dhe menyrës sesi jam sjellë dhe punuar, kam marrë frut nga kjo.

Ismail Keta ndeshet për Gjermaninë, po në arenë do të shpaloset flamuri shqiptar 40020Ismail Keta ndeshet për Gjermaninë, po në arenë do të shpaloset flamuri shqiptar 40020

NacionalAlbania: „Respektin nuk ta dhuron askush, respekti duhet fituar“ Çfarë mendoni me këtë?

Ismail Keta: Unë e them shpeshherë, sepse sporti që bëjmë ne është shumë i vështirë dhe shumë nxënës presim nga unë respekt. Po respektin në sport duhet ta fitosh, të punosh që t‘i marrësh frutin, të arrish rezultatin e dëshiruar.

NacionalAlbania: 55 duele, nga këto 49 te fituara. Ky është bilanci i ndeshjeve tuaja deri tani. Ç`mendoni për të shtunën? Çfarë ka të veçantë kjo mbrëmje?

Ismail Keta: E para, do të jetë një mbrëmje shumë spektakolare, pasi nuk ndeshem vetëm unë, po ndeshet dhe Gjetoni, vëllai im. Ai do të ndeshet kundër gjermanit Thilo Schneider, i cili është ndeshur tri herë në Tailandë, për ditëlindjen e mbretit, dhe është i vetmi nga Europa. Pastaj është dhe dhe djali i xhaxhait, Feriti. Pra, më bën krenar kjo mbrëmje. Pastaj është dita e 5 majit, e cila për ne ka shumë domethënie. Unë punoj cdo ditë që kjo punë të jetë sa më e suksesshme. Edhe në mediat gjermane unë e theksoj gjithmonë që jam krenar që jam shqiptar, por respektoj dhe dua të tregoj vlerat e një shqiptari që ne aty ku hamë nuk pështyjmë, por respektojmë. Dhe mbaj peshë jo vetëm për gjermanët, por edhe për shqiptarët. Pasi dua t`u tregoj vlerat dhe karakterin e shqiptarit. E shoh pozitive se punoj shumë, çdo ditë, stërvitem shumë dhe jam i bindur që do ecë mirë.

NacionalAlbania: Kush është çasti më i bukur i jetës suaj sportive deri tani?

Ismail Keta: E kam filluar sportin që 15 vjeç dhe me deri tani, çasti më i veçantë është ai i vitit 2011, kur fitova titullin kampion bote, kur tregova vlerat e një shqiptari dhe doja t`i bëja shqiptarët krenarë. Fatmiresisht, ia arrita qellimit, edhe pse jam futur me hundë të thyer, isha operuar katër javë më herët, ia arrita qëllimit. Një ditë që më jep shumë lumturi dhe që do ta ruaj ne kujtesë.

NacionalAlbania: Cili është mesazhi juaj për gjithë sportistët?

Ismail Keta: Por jo vetëm për sportistët, po për të gjithë njerëzit. Unë mund t`i jepja një këshillë. Një njeri që harron prejardhjen e tij, nuk ka asnjëherë sukses në jetë. Te qenit shqiptarë, ta vlerësosh me shpirt, me zemër, të jep shumë kënaqsi, nuk humbet asnjëherë, je gjithnjë fitues.

Ju falënderoj për kohën që më kushtuat dhe ju uroFaleminderitj suksese për mbrojtjen e titullit kampion bote! !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi