Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poetët për poetët-Poezi

Shko poshtë

Poetët për poetët-Poezi Empty Poetët për poetët-Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 30, 2012 11:34 pm



Poetët për poetët-Poezi

Poetët për poetët-Poezi 41673_1475749406_8718_n


Musa Jupolli:Hyu gjuhën e vet na e dhuroi

flas gjuhën e tokës sime
legjenda jonë n' melodi
lindi Besa e Tungjatjeta
Dielli e Hëna n' dëshmi
ëmbëltyrë e t' folmës parë
Hyu gjuhën e vet na e dhuroi
pesëmijë e më shumë vjet
që thërret ky zë
me notat e Atdheut tim
Zot ! Emri sot na torturohet
. . . dehje
qetësi e pafund
aty këtu një varg i imi
n' falje t' poetëve t' mi
n' dhembje e dashuri
. . .
pritni pak. . .
hapu zemër e madhështisë
një jetë tjetër është për ne
Zoti krijoi simfoninë
zërin ua fali poetëve
t' arrijmë deri të thesari ynë


musa jupolli,30/04/2012, paris

Poetët për poetët-Poezi 275246_100000582437455_2097760_n
Mentor Thaqi:KLITHMË KREJT TJETËR

As n´shtatë palë Tokë
gjurmim,
rrënjëve
fund s´iu gjeta,
vonë kuptova
se kronikat e mia
veç n´Qiell
po u ruakan!

Kur foli Dodona,
pak homosapiens
patë
përrreth nesh,
s´kishim
me kë t´biem ndesh,
djalli erdh
shumë tevona
n´vatrat tona!

Kult e katapult
vet i patëm
kur veten
matëm,
ne i luteshim Hyut
n´gjuhën tonë
t´vjetër,
ata fçinjtë
e paktë
lëshonin
klithmë tjetër!

Po tash,
s´po di
ku mbeta,
ku e lash
atë rrënjësi
që m´dha Jeta,
aty ku e nisa
pse e katandisa?!
Paj, duhet ecur
tutje,
me urti
n´arësye
pa ngutje!

Mentor Thaqi VS., 30.04.2012
__________________________
__________________________
Poetët për poetët-Poezi 368957_100000523061653_219323923_n

Fran Buzhala-Për mikun tim Mentor Thaqin!

Për zemrat e vetmuara në thellësi të tokës

Shtatë herë të gjurmuan
Shtatë herë hekurin përkthyer në thellësi
Komunikojnë njerëz misteriozë
Për zemrat e vetmuara në thellësi të tokës

Shtatë herë ta bënë ADN
të fshin kujtesën nga gjurmët
Nga shtatë dosjet e krimit
një dosje në jetimore të blihet hija e jote

Kalorësit ilir luftuan për princezën e vet
Shpata e Gjergjit një e kishte shpëtuar
një e kishte marrë në mbrojtje
një e kishte marrë në krah

Luftëtari me shtatë plagë në trup
në njërën dorë shpatën Gjergjit
në njërën dore abetaren shqipe
Me ADN shqiptare që formuan
Kundër tekstit të dredhive

Fran BUZHALA: "Memoaret e atdheut", poezi, botoi ANDENA, Prishtinë, 2011, faqe. 275
Katalogimi: Biblioteka Kombëtare e Universitare, Panairi Librit Prishtinë Kosovë

__________________________
___________________________


Poetët për poetët-Poezi 275246_100000582437455_2097760_n
Mentor Thaqi:Tungjatëjeta!

Të gjithëve
që i dua,
m´donë,
farë e jonë
dhe soj
autokton
me fjalë,
me gjuhë ...
N´vijimësi vargu,
jete,
simfonie e Hyjnie,
gjuha jonë,
rron,
mbi pesëmijë e gjashtëqindvjet,
plot një jetë,
që kur u lind yni-njeriu
nga vet Hyu,
dhe folën n´mes veti
me t´njëjten gjuhë,
ndenjën afër
gju më gju,
AI, vet Hyu
e ne pjellë e tij,
nÍliri,
n´Shëntëri,
me TY
o YnëZot-Perëndi!
Poeti im
nga Elise,
thërret n´bekim,
vëlla ku je,
jam aty
ku ishim dje,
me zemër,
me shpirtë,
me gjuhë,
traditë,
n´rrashta Trolli,
jemi vet
bashk,
poet,
Musa Jupolli!

M.Thaqi VS., 30.4.2012 (ad hoc)

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi