Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te perkujtohet 67 vjetori i vdekjes se Adolf Hitlerit

Shko poshtë

Te perkujtohet 67 vjetori i vdekjes se Adolf Hitlerit Empty Te perkujtohet 67 vjetori i vdekjes se Adolf Hitlerit

Mesazh nga Lek Tue May 01, 2012 9:41 am


Te perkujtohet 67 vjetori i vdekjes se Adolf Hitlerit


Paul Tedeschini, me 30.04.2012

Ne kalendarin e ngjarjeve historike vrejta se sot me 30 prill 2012 bahen plot 67 vjet qe nga vdekja e Adolf Hitlerit. Tue mendue se çka e lidhte Hitlerin me shqiptaret me shkoi mendja se me shqiptaret e lidhshin te njatat gjana si me Sulltan Muratin I: Pushtimi i shqiptarve, Lufta kundra sllaveve dhe mbrojtja e civilizimit islam.
Ne gazetat kosovare kam lexue mbi viziten ne muejin mars te viti 2011 te kryeministrit turk Rexhep Erdogan, i cili organizoi ceremoninë në tyrben e Sulltan Muratit I në afërsi të Prishtinës perkujtimin e 622 vjetorit te vrasjes se Sulltan Muratit. Po ashtu lexova edhe mbi viziten ne muejin gusht 2011 te zëvendës kryeministri te Turqisë, Bulent Arinq, i cili kishte ardhur në Kosovë për të marrë pjesë në shënimin e 622-vjetorit të vdekjes së Sulltan Muratit në fshatin Mazgit të Komunës së Obiliqit.
Në ceremoninë e zhvilluar në tyrben e Sulltan Muratit në afërsi të Prishtinës kanë marrë pjesë udhëheqës të komunës së Osmangazit nga Bursa, TIKA-s, komuna e Obiliqit si dhe delegacione nga Maqedonia e Turqia. Në njërën prej qendrave më të njohura historike të Ballkanit, edhe sivjet është përkujtuar Sulltan Murati. Në ceremoninë e zhvilluar në tyrben e Sulltan Muratit në afërsi të Prishtinës kanë marrë pjesë udhëheqës të komunës së Osmangazit nga Bursa, TIKA-s, komuna e Obiliqit si dhe delegacione nga Maqedonia e Turqia.
Kreu i BIK-ut Naim Tërnava ka theksuar se lutjet e bëra tani e 621 vjet janë pranuar, dhe se tani përkujtohet Sulltan Murati, i cili ka sjellë civilizimin islam në Kosovë dhe Ballkan.
Kryetari i komunës së Obiliqit, Mehmet Krasniqi ka theksuar se ky takim organizohet për të pestën herë me radhë dhe si i tillë shërben për forcimin e lidhjeve kulturore e vëllazërore me Turqinë. Udhëheqësi i komunës së Osmangazit nga Bursa, Mustafa Dündar, ka theksuar se lidhjet e ngushta kanë nis 621 vjet më parë dhe se tani po punohet që ato të forcohen edhe më tej. Ndërsa ambasadori turk në Kosovë, Metin Hüsrev Ünler ka theksuar se Sulltan Murati ka qenë një komandant i shquar, i cili ka vënë vulën në periudhën e formimit të perandorisë Osmane, dhe ka shprehur kënaqësinë, që shumë vite më pas ai përkujtohet në atmosferë paqeje e vëllazërore.
Zv/kryeministri i Turqisë, Bylent Arinç, ka marrë pjesën të mërkurën në ceremoninë turke të 622-vjetorit të vdekjes së Muratit I, organizuar në fshatin Mazgit të Kastriotit.
Pas vizitës në varrin e sulltan Muratit në territor shqiptar, zv/kryeministri turk ka pohuar se midis Turqisë dhe Ballkanit ka lidhje të thella dhe se ka një solidaritet të madh midis popullit turk dhe atij kosovar. Ndërkaq për rëndësinë e varrit të Muratit ka folur edhe kryetari i komunës së Bursës, Turqi, Reçep Altepe “Jemi mbledhur për të kujtuar një personalitet që ishte shumë i rëndësishëm. Sulltan Murati ishte i gatshëm të luftonte në çdo kohë dhe zhvilloi 37 luftëra dhe e fundit ishte ajo në Kosovë, ku ishte një luftë për ekzistencë, dhe pati thënë se ‘Edhe nëse do të bie dëshmor, me rëndësi është që të fitohet lufta’”.
Po Hitlerin çka e lidhe me Kosoven?
Edhe Hitleri e pushtoi Kosoven siç e pushtoi Sulltan Murati I. Edhe Hitleri i organizoi kosovaret kundra sllaveve dhe mbeshteti civilizimin islam ne Kosove nepermjet bashkepunetorit te tij kryemyftiut palestinez Haxhi Amin Al-Hysejn.
Shume dokumenta flasin per bashkepunimin e ketij myftiu (ish oficeri turk ne luften e par botnore) me nazistat gjerman gjate viteve 1934-1945, te nxjerruna nga “Kripo” (KriminalPolizei gjermane) dhe Gestapoja, nga dosjet e seksionit te Lindjes se Mesme te AbWehr (Sherbimi Sekret gjerman i admiralit Wilhelm Kanaris); nga Departamenti i Çeshtjeve Islamike te “Qendres se Stervitjes te Elementve Musulman” te Waffen SS (te Armes SS), qe varej nga Heinrich Himmler; nga “Komanda e Operacioneve Orjentale” te Divizionit Special Brandenburg – vullndetaret e lindjes aferme, veriafrikan, pertej-kaukazian dhe rus aziatik si dhe te Arab Bureau (Zyres Arabe) te dikasterit te Ministrise se Jashtme gjermane te Joahim Ribbentropit. Kryemyftiu palestinez u takue me Hitlerin ne Berlin me 28 nandor 1941 ( Klikò ketu: https://www.youtube.com/watch?v=nSUEx1cKUlg ), me te cilin vendosi nji aleance te ngushte ideologjiko-politiko-ushtarake. Myftiu u vendos pastaj ne nji nga zyret qendrore te SS-ve ne Berlin prej ku organizoi dhe ndoqi personalisht aktivitetin e reparteve SS muslimane ne Bosnje, ne Kosove si dhe ne republikat aziatike muslimane sovjetike. Per kete ai bani disa udhetime ne Bosnje, Kosove. Po ashtu ai organizoi bashke punimin e arabve me trupat naziste gjermane te gjeneralit Rommel ne Afriken Veriore. Simbas parimeve te tij ai bashkepunoi edhe per zhdukjen e çifutve ne Europen Lindore. Simbas shkresave zyrtare te Ministrise Jashtme gjermane rezulton, se ai ka fshire nga listat e vizave, qe do tu jepshin çifutve per te ikur ne Palestine me 13 maj 1943 : ( 4000 femijeve dhe 500 te rriturve nga Bullgaria); me 28 korrik 1943 (te 1800 femijve dhe 200 te rriturve nga Rumania) si dhe (900 femijve dhe 100 te rriturve nga Hungaria), te cilet perfunduen ne kampet e çfarrosjes. Klikò linkunhttp://www.tellthechildrenthetruth.com/gallery/ (Materiale fotografike, me spjegime anglisht) ku paraqiten shume fotografi te takimeve te Myftiut me Hitlerin, me Geringun, me Himmlerin, Rippentropin etj, si dhe inspektimi nga ana e tij e reparteve SS gjermane dhe SS bosnjake. Po ashtu jepen fotografi te Myftiut mbas luftes dyte botnore si nji nder organizuesit ma aktiv dhe si drejtues kryesor i Konferences Vendeve Islamike.
Kryemyftiu palestinez krijoi Divizionin e 21-t “SS” malor shqiptar “Skenderbeu”! Ne mars te viti 1944 kryekomandanti SS Himmler me sugjerimin dhe kontributin aktiv te myftiut palestinez Haxhi Amin Al-Hysejn vendosi te krijoje divizionin SS shqiptar dhe me vendimin e dates 17 prill u krijue me 1 maj 1944 ne Pej, Prizren dhe ne Prishtine “Arma Malore” 21.Divizioni SS “Skenderbeg” me 9.275 vete nga te cilet ne fakt u mbajten vetem 6500 tue perfshi edhe 300 shqiptar te kethyem nga divizioni 13-t SS malor i Bosnjes “Hanxhari” te organizuem po prej kryemyftit palestinez. Se bashku me oficerat gjerman te drejtimit divizioni arrinte 8500 ushtarak. Divizioni perbahej nga dy regjimente kambsorie, nga regjimenti i altilerise, nji repart zbulimi, nji repart informacioni, nji repart tankesh dhe nji repart te rijsh. Komandanti i divizionit ishte August Schmidhuber. Pjesa ma e madhe e rekrutave ishin shqiptar musliman nga Kosova.
Prandej mbasi Adolf Hitleri nuk ka pase ma pak merita se Sulltan Muratin I, un mendoj se sikur asht perkujtue ne Kosove 622 vjetori i vrasjes/vdekjes se Sulltan Muratit, po ashtu duhet te perkujtohet sot ne Kosove edhe 67 vjetori i vdekjes/vetvrasjes se Adolf Hitlerit.
Paul Tedeschini, me 30.04.2012

Lek

Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi