Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

GËRDEC- PËRKUJTOHET NJË VJETORI I AKSIDENTIT TRAGJIK

Shko poshtë

GËRDEC- PËRKUJTOHET NJË VJETORI I AKSIDENTIT TRAGJIK Empty GËRDEC- PËRKUJTOHET NJË VJETORI I AKSIDENTIT TRAGJIK

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 16, 2009 1:39 am

GËRDEC- PËRKUJTOHET NJË VJETORI I AKSIDENTIT TRAGJIK

GËRDEC- PËRKUJTOHET NJË VJETORI I AKSIDENTIT TRAGJIK 988685321

Qytetarë të Tiranës, banorë të Gërdecit dhe krerë të partive të majta përkujtuan të dielën viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur një vit më parë në këtë zonë.
Të mbledhur në afërsi të kraterit ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm, kryetari i PS-së, Edi Rama, kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, kryetari i PDS-së, Paskal Milo, të afërm të viktimave, qytetarë etj, mbajtën një minutë heshtje dhe hodhën lule në nderim të kujtimit të jetëve të humbura nga kjo ngjarje e rëndë.
Më pas, të pranishmit në këtë ceremoni përkujtimore vijuan marshimin e heshtur drejt Tiranës, i cili do të përfundojë në sheshin "Skënderbej" rreth orës 18.00, ku pritet të zhvillohet dhe mitingu i organizuar nga PS. Manifestuesit po përshkojnë në këmbë kilometrat e segmentit rrugor Vorë-Tiranë, duke kaluar dorë më dorë një flamur të madh kombëtar.
Më 15 mars 2008, në fshatin Gërdec të Bashkisë Vorë, si rezultat i shpërthimit të fuqishëm në një fabrikë të demontimit të municioneve ushtarake humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. Pas kësaj Qeveria mori një sërë masash duke miratuar vendime të posaçme për dëmshpërblimin e banorëve të dëmtuar të zonë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GËRDEC- PËRKUJTOHET NJË VJETORI I AKSIDENTIT TRAGJIK Empty Re: GËRDEC- PËRKUJTOHET NJË VJETORI I AKSIDENTIT TRAGJIK

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 16, 2009 1:41 am

Thua se vetëm për të majtit paska ndodhur tragjedia. Të djathtit si ka rrokë as flaka e as baruti. Heu po në rrugë të mbrapsht po shkon shqiptaria he mozomakeq! Deri kur kështu?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi