Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pritet të dali nga shtypi libri me poezi i poetes Egjelina Krasniqit Bardhaj me titull "Tingujt Mallëngjyes"

Shko poshtë

Pritet të dali nga shtypi libri me poezi i poetes Egjelina Krasniqit Bardhaj me titull "Tingujt Mallëngjyes"  Empty Pritet të dali nga shtypi libri me poezi i poetes Egjelina Krasniqit Bardhaj me titull "Tingujt Mallëngjyes"

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 02, 2012 9:49 pm

Pritet të dali nga shtypi libri me poezi i poetes Egjelina Krasniqit Bardhaj me titull "Tingujt Mallëngjyes"  380232_416769525008948_100000277133709_1517013_736441324_nPritet të dali nga shtypi libri me poezi i poetes Egjelina Krasniqit Bardhaj me titull "Tingujt Mallëngjyes"  48802_100000277133709_1299200115_n

Pritet të dali nga shtypi libri me poezi i poetes Egjelina Krasniqit Bardhaj me titull "Tingujt Mallëngjyes"

Libri botohet nën kujdesin e shtëpisë botuese ADA...drejtor.. Roland Lushi
Redaktor i librit është zoti ... Prend Buzhala
Recensent.... Pilo Zyba
Art DESIGN...Thanas Prifti



DARDANIA IME

Gjatë maktheve të ditës dhe pagjumësive
Me vështrimin e kohës së zezë dhe uluritëse,
Me vjen një erë vrundulluese që më mbyt
Sikur vetë globi më ka ngecur në fyt.


E persekutuar me britmën e fatkeqësisë,
Mbuluar me të gjitha llojet e temperaturave,
Në vlimin dhe vuajtjen e të gjitha torturave,
Bashkë me etjen për një ditë më të mirë
Kërkoj në shekuj një ëndërr të dlirë.

Tani rishtarët si cekan,
Me pushkë apo qyski
Godasin dëshirat e mia!
Godas, bërtas në mënyrë të padjallëzuar,
Me shpirtin e shkelur, me zemër të përvëluar,
Por si tekanjoze, me shpirtin e pastër,
Vështroj larg me drithërimë të ashpër.

Shpagim, torturë, vdekje, pafundësi
Shfaqen në formën e një lëvozhge arre,
Që më kot mundohem t'i zhduk.
Kjo dhimbje, padrejtësi, më mbush me marre,
Dhe mikrob më bëhet, me gërryen nëpër trup.

Si me muzikë nanuris fëmijët të flenë,
Këngët depërtojnë, depërtojnë thellë,
Shkasin nëpër ëndërra dhe aty gjejnë folenë.

Dardania ime!

Liria jote,
Mendim i këndshëm,
Ngushëllim për jetën dhe për mua...
Lumturia ime, gëzimet e tua!
Por ti ngrihesh përballë botës,
Në furtunat dhe dhimbjes së kohës,
Dhe nga stresi i pa zakontë, përgjumësh,
Në një ëndërr tjetër të dhimbshme përkundesh?

Udhëve të gjëra
Me zhur u bie kryq e tërthor
Hijeve të përgjumura.
Shumë prej tyre janë thyer në silueta
Ngritur mbi tempuj me hije të zbehta,
Që koha nga një emër i shndërron në folje,
I grryen fikësimi, dëshpërimi i një lodhje...

Natë! ..Terr!...Ferr!..
Sejcili shtrihet në burgun e tij!
Zhurma hesht!
Hutinët flatrojnë andej – këndej,
Depërtojnë gjer në dhëmb,
Dhimbje që të trëmb,
Dhe nuk u bën fërc syri,
Cipëplasur
Dinë vetëm të krekosen,
Kur nënën që i lindi, e baltosën!

Nata, e bën punën e saj,
Por ka dëshmitare hënën
Që me çurgun e parë të dritës,
Ndez zjarret dhe çan errësirën e frikës!...

Imagjinoj si agjent
Që ha gjymtyrët e vet të brishtë,
Apo hedh në pus
Prenë e kësaj ëndërre të trishtë ?

Liria e fituar, por jo e respektuar,
Është humbje e dyfishtë!


BILBIL PA ZË

Shqiponjë me thonj të mprehtë,
Zemër të gjërë bjeshke,të fortë guri,
Shetisja Kosovën me krahët të lehtë,
Si flutur me ngjyra të bukura Flamuri.

Mëmëligjet kisha ushqim të ngrohtë,
Me gjithçka të miat nuk kisha ftohtë.
Kisha mendje të qartë,
Shpirt që godet si tupani,
Durim,gjakftohtësi e forcë luani.
Kisha besën-besë, betim të prerë,
Bujarinë kombëtare plot me vlerë.

Nga inati ngulçoja e flamurosur,
Nga urrejtja sytë shkrepëtinin të vrerosur.
Kisha zjarrin ku kalisja veten si hekur,
Por kurrë nuk u shndrrova në një vjedull.
Ravijëzoja me krahë një hark si degë shelgu,
Shigjetoja qëllimet e bishës që sillte tregu.

Isha zë bilbili me gjuhë të ëmbël,
Zë i lumtur,i pafaj pranë farefisit,
Zë i pastër si burimi i Pejës,
Rrënjë e fortë e të Trungut të Lisit...

Këtu, në parajsen e ferrit,
Më mungon ngrohtësia e prehrit.
Edhe ditën me diell ma mbulon terri,
Jam bilbil që në fyt më është prerë zëri!..


MALLI I VËNDLINDJES

Një zë i mekur, i trazuar në mendjen time,
U këndon të bukurave që lashë në vendlindje.

Pas hapave të gjyshit ecja për te i vjetri bli,
Fjalët e urta i merrja me vete si një kuti.

Ktheheshim te kulla,te i gdhënduri oxhak,
Që ngrohte jo vetëm shpirtin, por dhe dejet me gjak.

Gjyshja, një qilar kishte nën mullirin me erë,
Mbante qumështin që zinte kajmak me vlerë.

Aroma e flisë në çerep nën saçin plot gaca,
Thërrisnin shijen time,që nuk shuhej, si flaka!

Mulliri përshkëndiste krahët e tij në diell
Sikur një heliograf i largët që freski sjell.

Aromë e ëmbël, e nxehtë, e butë e blerimeve,
Aroma e rrëshirtë e freskët e lëndinave.

Kënga e pandërprerë e gjinkallave zëlarta,
Shelgjishte të praruara veshur me prralla të arta.

Vreshtat, arat, kopshtet me pemë frutore
Lugina, kodra, burime që më ndjekin prore.

Një freski që s'e përshkruaj dot me fjalë,
Më marrin me vete, me shkrehin në mall.

Edhe burimi që më freskonte çdo ditë
Me kristalet që lëshonte, pike - pikë, pikë - pikë...

Shpirti më ngulçon për çdo pëllëmbë tokë,
Qëndro shpirt,qëndro ti mendje e sime kokë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi