Idriz Morina:Nga qebapgji ambasador në Uashington DC

Nga qebapgji ambasador në Uashington DC
Idriz Morina
Një fytyrë tjetër e ambasadorit
Ambasadori Akan Ismajli
Teksa po udhëtoja për në Prishtinë, gati njëzet vjet më parë, më ra ta kisha për taksi një profesor të nderuar fakulteti, të paktën sepse kështu ishim edukuar e rritur. Respekti për një mësues ishte përveç imazhit të tij personal që mund të kishte, edhe rangu i kualifikimit, shkollimit apo shkallës së institucionit edukues, nëse ishte shkollë fillore, mësuesi gëzonte nderim të veçantë, ndërsa edhe më i madh ishte respekti për një mësues të shkollës së mesme, që gjithashtu e ngatërronim me emërtimin e mësimdhënësit të fakultetit, autoriteti i të cilit ishte thuaja mitik.
Profesor apo taksist
Këta duhej të ishin jo vetëm të mençur shumë, por studiues të zot, autor librash e besa edhe shkencëtar, që një ditë Kosovën do ta bënin të shkëlqente karshi botës demokratike dhe të qytetëruar të Perëndimit.
Por, ishte fillimi i një tranzicioni të ri, ndërkohë, që komunizmit shqiptarët i kishin thënë lamtumirë, ishin izoluar nën thundrat e regjimit të egër të Serbisë okupatore, që tani kishte diktatorin më të shëmtuar antishqiptarin më të madh, Milosheviqin.
Profesori, i mbetur pa rrogë, për të mbajtur familjen, me doktoraturën në xhep, që nga mosha 27 vjeçare, po bartte udhëtar nga Gjilani për në Prishtinë, ndërsa bashkë me ta dhe gjësende të cilat po i merrte në kufirin me Kumanovën, me shpresë që t’i tregtonte në Gjilan dhe Prishtinë, qytetin që prej kohësh ishte pushtuar nga intelektualët e rinj, për aq kohë, sa megjithëse ishte sistem komunist dhe shtypës, kishin arritur shqiptarët t’ia dilnin të krijonin universitetin e tyre, dhe bashkë me të, kultin për atdheun e pavarur apo shtetin e përbashkët shqiptarë.
Dhe vetëm pas pak muajsh, teksa po blija gjësendet e fundit për të ‘kompletuar’ jetën e re studentore, do të takoja një intelektual tjetër, por jo profesor universiteti, që për nga titujt, ishte ndërmjet atij mësuesit me autoritet të shkollës së mesme dhe atij në fakultet. Edhe ky më tha se po shiste në treg, ‘ e bëj për të mbijetuar vëlla’, më tha, ndërsa pas luftës, meqë se kisha harruar kurrë tregimin e dhimbshëm të tij, punonte në Muzeun e Prishtinës, në profesionin e tij, meqë profesioni i gazetarit të jep mundësinë e riciklimit të njohjeve me njerëzit, sikurse edhe të riciklimit të tregimeve, që pastaj njerëzve u ngjasojnë, kush ka rrëfyer më parë, me ato të atyre që vazhdojnë t’i rrëfejnë.
Pak kohë më pas sapo mësoja më shumë për Prishtinën, që si të gjithë djemtë e fshatit larg kryeqytetit, duke shëtitur me droen, për të treguar jo vetëm respektin për kulturën e qytetit, por duke u munduar të sillesh sipas botës së librave të perëndimit, respektin për lirinë individuale dhe kulturën e paarritshme njerëzore, shumë vite më pas e sheh se shumë nga gjërat të kanë kaluar duke i parë nëpërmjet qelqit të dritareve, pa qenë pjesë reale e asaj bote.
Pra, ndërsa nuk mund ta pranonim që një intelektualë, të punonte taksi, një magjistër shkencash ‘tezgagji’, një profesor i inxhinierisë elektrike ‘dyqangji’, ende vazhdojmë t’i trembemi, fatit, se nëse njerëzit që i mendojmë në fronin ideal, janë në vendin e duhur apo janë uzurpues të tyre.
Vuajtjet e shqiptarëve aq shumë ishin shtuar, sa që zbarkimi i profesorëve në rrugët e Kosovës, do të bëhej fat i gjeneratave të tëra.
Por, ndërsa po diskutonim për të kaluarën, vuajtjet e kohës të brezit të studentëve të viteve të ’90-ta me një mikun tim bashkëvuajtës, të para luftës dhe pasluftës, të pakënaqësive me fuqinë e njerëzve të pamëshirshëm, dhe për kohën në të cilën nuk mund të bënim asnjë rrugë normale në Prishtinë apo në udhëtimin për këtu nga frika se mos policia të kapte me indeks në duar dhe pastaj fatit nuk i dihej, ndërsa profesorët vuanin nga stresi se nëse do të arrinin të mbyllnin orët e ligjërimit pa një ndërhyrje brutale policore, apo nëse do të mbyllnin një javë të qetë, dhe duke folur vetmëvete shumica prej tyre, se si të siguronin edhe për një muaj ekzistencën e familjes, teksa i rezistonin tundimit për të braktisur atdheun drejt perëndimit.
Sikurse bëjnë vajzat duke kthyer papritmas mbrapshtë filxhanin për të parë ardhmërinë e jetës, fatin e zgjedhur, të dërguarin e Zotit për të, kaluam në temën e këtyre ditëve të shumë përfolur. Ambasadorin, që tashmë edhe zyrtarisht pranohet se nuk ka diplomë, Akan Ismailin, të dërguarin tonë në SHBA. “Hi po lëre more, më thotë, po ai piqte qebapa në Gjilan”! Çfarë i them, çfarë...? po pra piqte qebapa!”. Por, pas tyre i bëri milionat dhe sa luante me to, askush nuk pyeti për diplomën, ndërsa qebapët ishin harruar! Edhe deputetët nuk kishin pse ta pyesnin për ta. Kur ishim studentë prisnim në radhë tek gjellëtoret me çmime të ulëta për student, për pasulë dhe qebape, që veçse nuk na mbinin në bark!
Ajo kohë ishte kohë mbijetese, por pse ende vazhdojmë të jetojmë me këtë ndjesi?!
Ku e ‘dërgoi’ Rugova, rezistencën paqësore?!
Ndërsa, po i kridhesha shkrimit, honepsa se çfarë shkruante një koleg yni me nam. Ai thoshte se Presidenti Rugova do të mbahet në mend për “legatën e tij”, (Rezistencën paqësore), ndërsa Presidenti Sejdiu për legatën se udhëhoqi Grupin e Unitetit, por për çfarë legate do të mbahej mend Atifete Jahjaga? Pyet ai. Dy konstatime për legatë dhe një i mungonte Kelmendit??? Mos mi ka rënë pluhuri kujtesës thashë, dhe nuk po arrija dot ta kujtoja nëse kishte një kuptim tjetër fjala legatë, përveçse asaj që gjithmonë kisha lexuar, legata shqiptare në SHBA, e gjetkë në Perëndim! Mora fjalorin, dhe pashë që kokërr pluhuri nuk kishte, atëherë i rashë, goglës në internet, siç i thotë me shaka një koleg imi, dhe nuk gjeja dot, veç variantit që e kisha ngurosur në mendjen time, që s’pajtohej dot me vendin në të cilin e kishte përdorur tanimë publicisti. Thënë troç, “Legatë” është baras me dërgatë, apo më gjerësisht një përfaqësi e përhershme në një shtet, por jo në nivel ambasade apo edhe vetë objekti ku ndodhet e vendosur ajo! Po ku e dërgonte rezistencën paqësore Presidenti apo në cilin vend të botës e paska ngujuar?!
Tashmë nuk kem qebapgji as për dërgatë (legatë)!
Eh thashë kanë ndryshuar kohërat, ndërsa i bie qelqit të dritares, nuk kërkohen më titujt as për profesor fakulteti, mjafton që të kesh shaluar bjeshkët me uniformë të UÇK-së dhe të kenë pranuar për komandant gjatë luftës ose në përfundim të saj, dhe kur të kesh ardhur rishtas në Prishtinë me çizmen e ushtarakut, nuk ka kush ta mban derën mbyllur në dekanat apo rektorat, ku në këtë të fundit, thuhej se e kishte si seli të tijën Azem Syla, nga udhëzonte rektorin si të dirgjte politikën dhe të gjente, si me ‘kukall’ profesorët për të rritur kuadrot partiake.
Ende më duket se jemi në fillim, të hapjes së Universitetit dhe të dijes!
Atje duket se vetëm rastësisht kanë parakaluar intelektualët dhe vetëm pak prej tyre kanë mbetur robër të atij vendi, që një ditë të na zgjojnë dhe fytyrat tona të venitura të fillojnë shkëlqimin!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Idriz Morina:Seksualiteti në Universitet
» Idriz Morina:Zhvendosja e interesit të shqiptarëve
» Idriz Morina:Dielli nuk ndrin dhe verë s’ka më!
» Idriz Morina:120 veteranët e milionerëve të Rognerit
» Idriz Morina:Ja skenari SHIK-PDK për ta rrëzuar Isa Mustafën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi