Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbët e veriut votojnë edhe në nivelin lokal

Shko poshtë

Serbët e veriut votojnë edhe në nivelin lokal Empty Serbët e veriut votojnë edhe në nivelin lokal

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 06, 2012 1:06 pm

Serbët e veriut votojnë edhe në nivelin lokal


Serbët e veriut votojnë edhe në nivelin lokal MidCol
(I plotësuar) - Në Zveçan qytetarët kanë filluar të votojnë edhe në nivelin lokal.
Këto zgjedhje janë duke u mbajtur në objektin e shkollës së mesme në Zveçan, pastaj në vilën “Jelen” në Zherovnicë, si dhe në një shtëpi private në fshatin Rudare.
“Në rast të identifikimit nga ana e ndërkombëtarëve të këtyre vendeve, zgjedhjet lokale do të vazhdojnë në objektet rezervë për të cilat do të informohen menjëherë votuesit”.
Mësohet se edhe në komunën e Zubin Potokkut janë duke u zhvilluar zgjedhjet lokale, por akoma nuk është arritur të identifikohen vendvotimet, për shkak se strukturat paralele kanë ndryshuar gjatë natës strategjinë e tyre.
Ndryshe, përfaqësues të komisioneve zgjedhore komunale në dy komunat veriore të vendit, Zveçan dhe Zubin Potok, kanë vendosur që për shkak të mos rrezikimit të procesit të zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare, zgjedhjet në nivelin lokal t’i mbajnë në hapësira tjera nga ato në të cilat do të mbahen zgjedhjet për kryetar dhe deputetë të Serbisë


Hapen të gjitha vendvotime​t e OSBE-së

Votimi për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë po zhvillohet pa probleme.

Të 90 vendvotimet në 28 lokacione janë hapur në orën 8:15 të mëngjesit. Nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë kanë thënë se vonesat janë të natyrës teknike.

“Sipas informacioneve që marrim nga terreni, numri i votuesve, në varësi të lokacionit, është më i madh ose më i vogël, por njerëzit vijnë dhe votojnë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i OSBE-së në Kosovë, Nikolla Gaon.

Votimi mësohet se po rrjedh normalisht edhe në veri të Kosovës, përkatësisht në 13 lokacione atje. Deri më tash nuk është shënuar asnjë incident dhe në çdo lokacion është e pranishme edhe Policia e Kosovës.

Kjo e fundit, megjithatë, ka plan të detajuar për parandalimin e zgjedhjeve lokale të Serbisë, të cilat është thënë se do të mbahen në Zubin Potok dhe Zveçan, me gjithë vërejtjet e Beogradit.

Nga Policia e Kosovës në Mitrovicë kanë thënë se nuk kanë vërejtur organizim të këtyre zgjedhjeve, ndonëse autoritetet e rendit nuk janë të njoftuara se ku saktësisht mund të mbahen.

“Ne kemi dy opsione – ose do të reagojmë dhe do të ndalojmë mbajtjen e zgjedhjeve lokale, ose do t’i injorojmë plotësisht si ngjarje inekzistente – varësisht nga situata”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

“Është e rëndësishme që në vendet e ligjshme, ku është OSBE-ja – nëse aty ka përpjekje për të mbajtur zgjedhjet lokale, atëherë ato vendvotime do të mbyllen dhe procesi do të shpallet i mbyllur”, ka thënë Hoti për Radion Evropa e Lirë.

Në zgjedhje janë të angazhuar rreth 500 shërbyes të OSBE-së, të cilët do të përcjellin votimet e rreth 109,000 qytetarëve serbë me të drejtë vote.

Serbia voton në zgjedhjet e përgjithshme

Serbia, në orën 7 të mëngjesit, ka hapur vendvotimet, në të cilat 6,770,013 qytetarë me të drejtë vote do të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhje të përgjithshme.

Ata do të zgjedhin 250 deputetë të Parlamentit të ri Republikan, 120 deputetë të Kuvendit të Vojvodinës, përfaqësues dhe këshilltarë komunalë, si dhe presidentin e vendit.

Në mesin e 12 kandidatëve presidencialë janë Boris Tadiq dhe Tomisllav Nikolliq ata që thuhet se kanë më shumë gjasa për t’u përballur në balotazh.

Megjithatë, analistët thonë se kampi pro-evropian i Tadiqit ka më shumë shanse se blloku nacionalist i Nikolliqit të formojë koalicionin e ri qeverisës.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve pritet të publikojë rezultatet finale të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në afat prej 96 orësh nga mbyllja e kutive të votimit, por deri atëherë do të dalë me rezultate preliminare.

Në bazë të marrëveshjes me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, qytetarët serbë të Kosovës do të votojnë për presidentin dhe parlamentin e Serbisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi