Kë e dëgjojnë serbët e veriut?
Kë e dëgjojnë serbët e veriut?
Kë e dëgjojnë serbët e veriut?
Fillimisht kërkuan mendimin e tij, e më pas nuk u pajtohen me të. Serbët e Kosovës nuk përfillën kërkesën e presidentit serb Boris Tadiq, i cili thuhet se u ka kërkuar tyre që të lirojnë rrugët nga barrikadat dhe që të lejojnë qarkullimin e ushtarëve të KFOR-it dhe të pjesëtarëve të EULEX-it.
Një vendim të ri në lidhje me barrikadat e vendosura në disa rrugë në veri, për të penguar qarkullimin kah pikat kufitare në Jarinë dhe Bërnjak, pritet ta marrë i ashtuquajturi Kuvend i komunave serbe, që mblidhet të martën.
“Ne nesër, të katër komunat do të mbajmë takimin e Kuvendit dhe do të njoftojmë të gjithë anëtarët tanë se çka kemi biseduar me presidentin Tadiq, për rezultatet e bisedimeve dhe pas kësaj do të marrim në emër të popullit vendim të duhur se çka do të bëjmë më pas dhe se si do të vazhdojmë luftën tonë të drejtë që të jetojmë në Serbi”, tha përfaqësuesi i serbëve të Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq.
Serbët e veriut, hodhën poshtë kërkesën e presidentit Tadiq, bërë të dielën në mbrëmje për lirimin e rrugëve. Ristiq, thotë se as pas takimit me Tadiqin, zgjidhja nuk duket afër.
“Fatkeqësisht, asgjë domethënëse nuk ka ndodhur. Nuk mund të themi as pas takimit se jemi më afër zgjidhjes në kuptimin e vazhdimit të bisedimeve për heqjen e barrikadave. Sa i përket kërkesës së presidentit Tadiq, që të mundësohet liria e lëvizjes edhe për EULEX-in, ne gjithsesi se do të bisedojmë për këtë temë".
"Por pa garanci të qarta se EULEX-i nuk do të instalojë doganierët kosovarë dhe nuk do të sillet në terren në atë mënyrë, që të zbatojë Planin e Ahtisarit, mendoj se nuk do të vijmë lehtë te zgjidhja për lëvizjen e lirë për EULEX-in”, u shpreh Ristiq.
Kundërshtimi ndaj presidentit Tadiq, ngjall dilemën se kënd e dëgjojnë serbët e veriut.
Analisti serb i Beogradit, Boshko Jakshiq, konsideron se ky është një konfirmim se serbët e Kosovës nuk kontrollohen nga qeveria e Beogradit, por nga opozitarët si Tomislav Nikoliq e Vojisllav Koshtunica.
“Nga ky takim është pritur nëse jo që të zgjidhet situata, të paktën të definohen dhe qartësohen qëndrimet mes presidentit dhe kryetarëve të komunave. Ne duhet të dimë më shumë. Beogradi nuk mund të thotë qartë që të hiqen barrikadat për shkak të fushatës parazgjedhore”, tha Jakshiq.
Por, në anën tjetër, drejtori i Institutit KIPRED, Krenar Gashi, hedh dyshime mbi mesazhet që po përçon Beogradi zyrtar.
“Ata e dëgjojnë presidentin Tadiq dhe Qeverinë ne Beograd, por Qeveria në Beograd iu jep mesazhe të ndryshme, duke pasur parasysh se publikisht u thuhen që të tërhiqen nga barrikadat, ndërsa në anën tjetër i mbështesin edhe financiarisht, edhe politikisht këto struktura që veprojnë ilegalisht në Kosovë, e të cilat po i mbajnë njerëzit me dhunë në këto barrikada”, tha Gashi për Radion Evropa e Lirë.
Ai thotë se në raport me Kosovën, Beogradi ka pasur politika të dyfishta, apo edhe të trefishta dhe kjo, sipas tij, është vënë re edhe në negociatave të mëhershme mes Kosovës e Serbisë.
Ndryshe, takimit të serbëve lokalë me presidentin serb, i kanë parapri takimet me përfaqësuesit e KFOR-it, që po ashtu kanë rezultuar të pasuksesshme. Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, nuk komenton dështimin e arritjes së ndonjë zgjidhjeje për lirimin e rrugëve në takimin me Tadiqin.
“Nuk i komentoj bisedimet mes Tadiqit dhe kryetarëve të komunave. Është kjo një çështje politike ndaj të cilës, KFOR-i është neutral dhe do të shohim se çka do të ndodhë”, tha Novicki.
Barrikadat rrugore në veri ishin vendosur që pas aksionit policor të Prishtinës zyrtare për rimarrjen e kontrollit në dy pikat kufitare në atë pjesë të vendit.
Më 22 tetor, KFOR-i tentoi të largojë barrikadat, por ndërpreu aksionin pas kundërshtimeve të ashpra të banorëve serbë. Aktualisht, sipas KFOR-it, situata është e qetë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Serbia kërkon që Gazivodën ta qeverisin serbët e veriut
» Halimi: Na trajtoni si Beogradi serbët e veriut!
» Serbët e veriut nuk duan doganë klasike
» Serbët e veriut votojnë edhe në nivelin lokal
» Serbët e veriut kërkojnë takim me misionet e huaja
» Halimi: Na trajtoni si Beogradi serbët e veriut!
» Serbët e veriut nuk duan doganë klasike
» Serbët e veriut votojnë edhe në nivelin lokal
» Serbët e veriut kërkojnë takim me misionet e huaja
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi