Kreshnik Spahiu:Shqiptarët në udhëkryqin e tyre historik
Faqja 1 e 1

Shqiptarët në udhëkryqin e tyre historik
Nga Kreshnik Spahiu
Mijëra shqiptarë protestuan dy ditë më parë në Shkup me parullën “shqiptarët nuk janë terroristë”. Manifestimi ishte reagim ndaj klimës së paragjykimit kolektiv dhe terrorit që ushtrohet sistematikisht ndaj shqiptarëve.
Krimi është krim në çdo gjuhë, në çdo etni e në çdo shoqëri. Nuk ka krim kolektiv dhe nuk ka ndëshkim kolektiv. Institucionalizimi i krimit kolektiv, vë në rrezik jo fatin e shqiptarëve, por të ardhmen e Maqedonisë. Skenat e arrestimit të shqiptarëve ku më shumë gjysma e të ndaluarve dalin të pafajshëm nga gjykata, -janë të papranueshme. Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë, dhe ndërkombëtarët nuk duhet të përdorin dy standardet kur vjen fjala për nacionalizmin. Shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre nuk kanë treguar nacionalizëm agresiv bazuar mbi etninë dhe fenë.
Një tjetër histori shëmtuar policeske, një atavizëm e kohës së Beogradit totalitar, është shfaqur në Luginën e Preshevës. Policia serbe ka bërë arrestime arbitrare të shqiptarëve dy ditë para zgjedhjeve, me shpresë se ndëshkimi i shqiptarëve nxit serbët të votojnë për pushtetin aktual. Ky mentalitet antishqiptar, me ët cilin kërkon ët qëndrojnë pushtet qeveria e sotme në Beograd, tregon se plagët e shovinizmit të Milosheviçit jo vetëm që nuk janë kuruar, por po përdoren si receta shpëtimi për kriza politike, nga ata që shumëkush në Perëndim i quan të moderuar dhe u ka hapur dyert e Evropës.
Janë të njëjtët pushtetarë serb, që po përpiqen të destabilizojnë Veriun e Kosovës, duke krijuar një oazë kontrabande dhe kriminaliteti, si një tumor, në trupin e një shteti të ri që po ringrihet. Në Mitrovicën e veriut Beogradi minon ditën për diell autoritetin e Prishtinës dhe sfidon praninë ndërkombëtare ushtarake dhe politike në Kosovë. Shqiptarët janë sot qytetarë të dorës së dytë në Maqedoni, Serbi, dhe në Veri të Kosovës. Probleme të paimagjinueshme për një vend demokratik ndodhin në kufirin me Greqinë, ku shqiptarët trajtohen si qytetarë të dorë së dytë, për shkak të racizmit dhe vatrave të vjetra shoviniste në politikën greke. Gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë u ndaluan të hyjnë në Greqi! Ata po persekutohen tashmë jo vetëm për shkak të origjinës por dhe për shkak ët detyrës së tyre si gjyqtarë në republikën e Shqipërisë.
E gjithë kjo tablo tensioni dhe poshtërimi ndaj shqiptarëve, vjen mes të tjerash edhe pse elitat politike shqiptare në Tiranë Prishtinë dhe Shkup, si dhe diplomacia shqiptare, e përdorin pushtetin e tyre jo për të forcuar faktorin shqiptar, por për të fuqizuar pushtetin e tyre personal, të cilat e shkëmbejnë me gjeste poshtëruese ndaj popullit të tyre.
Shqiptarët kanë dëshmuar tolerancë dhe e kanë pranuar bashkëjetesën me fqinjët. Në Malin e Zi flasin gjuhën e etnisë tjetër, në Serbi e Kosovë, shqiptarët e kuptojnë dhe flasin serbishten, në Maqedoni e flasin gjuhën maqedonase, në Greqi e flasin greqishten. Shqiptarët nuk kanë fobi nga fqinjët. Por fqinjët po refuzojnë jo më të mësojnë e të flasin shqip, por edhe të dëgjojnë shqip. Është më mirë për ta në radhë të parë të mësohen me shqipen.
Shqiptarët kudo në rajon e kanë dëshmuar se janë tolerantë dhe me aspiratë perëndimore. Në Shkup, partitë shqiptare kanë kërkuar dhe bërë presion për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe shpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE. Por palën maqedonase nuk duhet ta gënjejë mendja se vendi mund të bëj përpara në kurriz të shqiptarëve apo ca më keq duke nëpërkëmbur të drejtat legjitime të tyre. Ngjarjet që i paraprinë marrëveshjes së Ohrit kanë treguar sa e brishtë është situata në Maqedoni. Vetëm respektimi i shqiptarëve si qytetarë të barabartë, vetëm respektimi 100% i marrëveshjes së Ohrit mund të ishte parakusht për stabilizimin dhe përparimin e Maqedonisë. Kjo marrëveshje është shkelur nga pala maqedonase. Shqiptarët në Maqedoni mund të mos bëhen dot bashkë në një parti, por janë në të drejtën e Zotit të kërkojnë që çdo parti e tyre të kushtëzojë pjesëmarrjen në qeveri me respektimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit.
Maqedonia do të jetë shtet i fortë e i respektuar nëse respekton me të njëjtin standard qytetarët e vet, pa dallim etnie e feje. Refuzimi për të dëgjuar e komunikuar me shqiptarët dhe ca më keq përpjekjet mjerane për të dëmtuar imazhin e tyre nuk bëjnë gjë tjetër veçse të kujtojnë njeriun që dilte për gjah dhe plumbin e parë e shkrepte në këmbët e veta.
Në Preshevë dhe Bujanovc shqiptarët kane pranuar zgjedhjet serbe, sistemin politik serb dhe kanë mbështetur anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por ata nuk duhet të votojnë kurrsesi ata politikanë dhe pushtetarë që kërkojnë të fitojnë vota si antishqiptarë.
Në Kosovë po ashtu shqiptarët po përpiqen të jenë të matur dhe të pranojnë këshillat e Perëndimit për ruajtjen e sovranitetit të tyre, por pushteti politik atje, duket se po e përdor mbështetjen perëndimore për Kosovën më shumë për karrigen e vet se sa për autoritetin Kosovës.
Ky tension rajonal i cili po shfaqet kudo ku ka shqiptarë, duke i viktimizuar ata, tregon se për herë të parë copëzimi i shqiptarëve si shoqëri, dhe etni, po përdoret për ti poshtëruar ata. Edhe pse ata po ndihmojnë më shume se sa meritojnë shtetet ku jetojnë si qytetarë të lirë, ata po poshtërohen dhe shtypen duke u gjetur si një arsye për të ringjallur frymën e shovinizmit dhe racizmit ndaj tyre.
Kjo është situata më e rrezikshme dhe pozita më e dobët që shqiptarët kanë pasur këto dhjet vite në rajon qysh pas çlirimit të Kosovës. Kjo situatë tregon dhe njëherë, nuk mjafton të jesh properëndimor dhe tolerant, për tu bërë faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan, por nevojitet mbi të gjitha të jesh i barabartë dhe dinjitoz në përfaqësimin tënd në rajon, ose përndryshe të funksionosh si një komb properëndimor ndaj gjithë atavizmave fundamentaliste, fetare dhe etnike në rajon. Fakti që shqiptarët janë të ndarë në katër shtete të tjerë fqinjë, joshqiptare, nuk do të thotë se ata mund të poshtërohen lehtë duke i shtypur pjesë. Ata duhet të kuptojnë se bashkëjetesa me ta, është vlera jonë, kurse konflikti antivlerë e tyre. Është mirë të kuptojnë gjuhën e bashkëjetesës , të kuptojnë shqipen e atyre qytetarëve që kanë në shtetin e tyre, ashtu si shqiptarët kuptojnë dhe pranojnë gjuhën dhe shtetin e tyre.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kreshnik Spahiu rrezikon të dënohet me burg
» Kreshnik Spahiu: Idoli im Ibrahim Rugova, Qosja një komunist i vjetër, VV pjesë e internacinales socialiste
» KLD, Spahiu: Shqiptarët po konvertohen në grekë në jug të vendit!
» Shqiptarët në vendin e tyre dhe jashtë
» Shqiptarët dhe asimilimi i tyre në Sanxhak (Video)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi