Është zhdukur FIDAN SHABI (1992), rast i rrezikshëm sipas policisë

Është zhdukur pa gjurmë tashmë pesë ditë i riu FIDAN SHABI nga Peja, bëjnë të ditur familjarët e personit, kërkimin e të cilit e ka filluar edhe policia e Kosovës, e cila zhdukjen e tij, e vlerëson si rast të rrezikshmërisë së lart. Fidani (23.02.1992) është i lindur dhe banor i Pejës, rruga “Fan Noli” nr.4. Fidani për herë të fundit është parë më 01.05. 2012, ndërsa për zhdukjen e tij është njoftuar policia nga familjarët më 02.05.2012 rreth orës 20:00 në Stacionin Policor të Pejës.
Për zhdukjen e Fidanit, është njoftuar sot edhe redaksia e “Bota sot” nëpërmjet emailit, dhe nëpërmjet korrespodencës së kryer nga redaksia gjatë ditës, janë kërkuar hollësi më të mëdha për rrethanat dhe eventualisht motivet që kanë mundur të çojnë në zhdukjen e të riut, Fidanit.
“Unë Fidanin e kam djalin e motrës. Policia po i vazhdon hetimet”, thotë Besarta Muhaxheraj, tezja e Fidanit.
Familja e Fidanit është katër anëtarëshe. Ai jetonte me nënën, vëllain më të madh dhe me një motër më të vogël, ndërsa babai i ka vdekur kur Fidani ishte katër vjet, nga infarkti në zemër.
Sipas tezes së tij, Fidani, nuk është as i martuar, as i fejuar dhe për aq sa është në dijeni familja, ai nuk asnjë lidhje me ndonjë femër.
Fidani së fundi ka punuar me dajën e vet në kasaphanën “Buquki”.
Sipas tezes, besohet se policia tashmë ka arrestuar një person në lidhje me zhdukjen e Fidanit. “Në Kosovë është një i arrestuar, por policia po i vazhdon hetimet”, thotë tezja, që jeton jashtë.
Sipas tregimit të tezes, Fidani është zhdukur pasi ka dalur nga shtëpia me taksi, të martën rreth orës 24.00 pas mesnate, pasi e kishte marrë një telefonatë, që nuk dihet nga kush është bërë.
“Të martën pas mesnate rreth orës 12.00, e ka marrë një telefonat dhe ka dal nga shtëpia, ka shku me taxi. Prej, atij momenti nuk dijmë gjo për to”, thotë ajo.
Sipas përshkrimit të tezes së tij dhe policisë, Fidan Shabi, “është zeshkan, i gjatë 1.85 m, peshon rreth 73 kg, ngjyrën e syve e ka kafe. Në momentin e largimit nga shtëpia ka pas veshur bluz me mëngë të shkurtra, të kuqe, pantallona të zeza, patika bardh e zi, kapuç kaçket ngjyrë kremi, i ka pas dy telefona me veti, njëri me numër të Ipko-s dhe tjetrin me numër të Vala-s”.
Sipas tezës, Fidani ka vazhduar të kishte qasje në numrin e Valës, edhe për rreth 24 orë, por jo edhe në Ipko. “Prej atij momenti Ipko ka qenë i ndalun, e vala ka pas qasje në rrjet deri të mërkurën në mbrëmje. Në ora 22:00 kanë provuar me thirrë, i kan çu sms, po pa sukses. Nuk osht lajmruar, që nga e martja nuk dimë kurgjo”, thotë tezja Besarta.
Ndërsa, policia nuk thotë nëse ka ndonjë të arrestuar, por ajo ka shpërndarë disa të dhëna nëpërmjet një komunikate vetëm sot, pas katër ditësh, ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve që ta gjejnë Fidanin.
“Njësitet përkatëse kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operacionale në vazhdim për gjetjen e tij, dhe është vlerësuar si rast serioz me rrezikshmëri të lartë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet e specializuara për Krime Serioze dhe Njësiti për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Prokurorin përkatës të çështjes”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës. / Bota sot

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lavdim Dushi:Lamtumirë Fidan Shabi
» Gjendet i vdekur i zhdukuri Fidan Shabi
» Sabit Geci më ka thënë se është shef i policisë sekrete të UÇK-së
» Ky është 17-vjeçari i zhdukur në veri (Foto)
» Është zhdukur Kamer Ibishi, e kërkon familja

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi