Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Protestuesit thyen xhamat e Qeverisë dhe Komunës së Çairit

Shko poshtë

Protestuesit thyen xhamat e Qeverisë dhe Komunës së Çairit Empty Protestuesit thyen xhamat e Qeverisë dhe Komunës së Çairit

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 11, 2012 10:41 pm

Protestuesit thyen xhamat e Qeverisë dhe Komunës së Çairit


Protestuesit thyen xhamat e Qeverisë dhe Komunës së Çairit Prot610x-31
- Protesta e sotme në Shkup u shënuan me disa incidente. Situata më e tensionuar u paraqit para Komunës së Çairit, ku protestuesit me gurë sulmuan objektin e Komunës ndërsa për gjysmë ore me gurë dhe gjësende tjera sulmuan edhe policët. Gjithashtu në shenjë revolte qytetarët protestuan edhe para selisë së BDI-së në Çair, të cilin objekt e gjuajtën me gurë. Nga sulmi me gurë më së rëndi pësoi xhiruesi i televizionit Telma i cili u godit në kokë dhe u dërgua për kurim në spital, si dhe një pjesëtar i policisë. Protestuesit fillimisht protestuan para Gjykatës Themelore Shkupi 1, për të vazhduar më pas para Qeverisë. Protestuesit me gurë thyen disa xhama të objektit ndërsa gjatë tërë kohës brohoritnin ‘Ubijci’, ‘Nikolla terrorist’, ‘Jankullovska terrorist’, ‘Ali tradhtari’ si dhe ‘Shqipëri etnike, ndërsa në duar mbanin parullat ‘Muslimanët nuk janë terrorist’ , ‘Stop montimeve politike’, ‘Sopoti 2’. Disa nga organizatorët, gazetarëve u shpërndanë edhe njoftim në të cilin përmenden pesë kërkesa nëpërmjet të cilëve dëshirojnë që opinionit ndërkombëtar dhe atij në vend tu tërhiqet vëmendja rreth ngjarjeve të fundit.

1. Ne me sinqeritet të plotë e ndajmë dhimbjen me familjarët e të rinjve maqedonas të vrarë kohë më parë dhe kërkojmë që vrasësit e vërtetë të dalin së më parë para drejtësisë.

2. Protestojmë ndaj ofendimeve që Qeveria i bëri popullit shqiptarë të përkatësisë fetare islame duke ua ofenduar bindjet e tyre fetare –islame, si dhe duke shkelur mbi dinjitetin e motrave tona, të arrestuara pa vend.

3. Ne reagojmë ashpër mbi tentimin e qeverisë së Maqedonisë, posaçërisht MPB-së, që të krijoj proces të montuar politik. Dyshimet tona i bazojmë në faktet e pamohueshme, ligjore deri sot, siç janë rastet e Sopotit, Haraçinës, Vreshtat e Rashtakut, të cilat nga organet e rendit dhe ato juridike të Maqedonisë rezoltuan me procese të montuara politike.

4. Po ashtu shprehim indinjatën tonë që subjekti shqiptar në këtë qeveri, nëpërmjet zv/ministrit të Punëve të Brendshme dhe zëdhënësit të partisë e legjitimuan këtë ofendim ndaj popullit të tyre si dh shkeljen flagrante të të drejtave elementare të njeriut dhe këtë tentim për proces të montuar politikisht.

5. Apelojmë deri tek të gjitha institucionet ndërkombëtare OSBE, SHBA, BE, Turqi, Shqipëri dhe Kosovë që të insistojnë të krijohet komision i pavarur hetimor i përbërë edhe nga ekspertë ndërkombëtarë, me qëllim të zbardhjes të drejtë të rastit të të gjithë të arrestuarve. Besojmë se në fund drejtësia do të vij në vendin e vetë , sikur për të rinjtë e vrarë maqedonas ashtu edhe për ata të cilëve po tentohet t’u krijohet proces i montuar politik.

Letra i është dërguar Presidentit Ivanov, ambasadave të SHBA-së, Bashkimit Evropian, OSBE-së, Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi