Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:P-PS (Para-PostSkriptum): Kur të ndiqet miza në primje, cili i arritjes nuk është fort i lavdueshëm!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:P-PS (Para-PostSkriptum): Kur të ndiqet miza në primje, cili i arritjes nuk është fort i lavdueshëm! Empty Mentor Thaqi:P-PS (Para-PostSkriptum): Kur të ndiqet miza në primje, cili i arritjes nuk është fort i lavdueshëm!

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 12, 2012 9:47 pm

Mentor Thaqi:P-PS (Para-PostSkriptum): Kur të ndiqet miza në primje, cili i arritjes nuk është fort i lavdueshëm! 292527_436556803040397_100000582437455_1431388_1097073550_nMentor Thaqi:P-PS (Para-PostSkriptum): Kur të ndiqet miza në primje, cili i arritjes nuk është fort i lavdueshëm! 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:P-PS (Para-PostSkriptum): Kur të ndiqet miza në primje, cili i arritjes nuk është fort i lavdueshëm!


Njëherë kur isha i vogel, gjyshi im më tregoi një ndodhi në formë meselje, duket se e kishte përjetuar vet dhe i shqetësuar provoi ta zbrazë "mullonin" e mbledhur në brëndi shpirti. E filloi kështu rrëfimin:
*** (nuk janë f(p)usnota) Diku një Burrë me za që fjala i dëgjohej në shtatë nahie, që duhej dhe nderohej shumë, qenka kërcënuar disa herë nga një rreth (ar)miqësor se kinse po ua prishë imazhin e shoqërisë (odës)! Problemi ishte se ata vërtetë afër tij nuk kishin respektin që pretendonin ta kishin me çdo kusht! E keqja ishte se edhe disa mashkuj nga shpia e tij nisen dhe iu çatalluan, disa edhe ia prishnin rregullin pas shpine. Plaku mbahej burrnisht, i dinte të gjitha por nuk ipej para të huajve, për inati të hasmave të shpisë. Vdiq një ditë plaku, iu bë vorrim dhe e pame (ngushllim) e madhe. Vinin me pa nga të katër anët. Kundërshtarët e tij u "çliruan" në egoizmin e tyre se tashmë nuk ishin më nën hije.Ata mashkujt turbullues nga derë e plakut ngriten kaçurotat dhe krekoseshin se ishin pasardhës të Plakut. Erdhi me pa një mik i ngusht i Plakut (ishin bërë si vëllëzër dikur heret). U merzit edhe më shumë kur në Odë pa hileqarët dhe hilen që bëhej. Njerëzit, kundërshtarët e hershëm të Plakut, hanin dreka e darka, pite e mish, djath të pamazitun e deri te hallva, revania e tespishtja, kinse si mbajtës dinjitoz të të Pames. Mikun (vëllamthin) e plakut kjo çorodi, sidomos hilja e mashkujve të shpisë e brengosi shum. Iu lut Odës (të pranishmëve) që bashk të shkojn ti bëjnë homazh te vorri Plakut. Shkuan bashk të gjithë. Plaku iu afrua vorrit, i ra përmbi, e përqafoj, i ra me dorë te kryet e varrit si ti bie fytyrës, i theksoi nja dy lutje shpirtërore dhe duke ngritur zërin, thirri plakun në emër: O Sahit vllau, qebesa sa i Madh ke kjenë, do e kemi ditë e do s´kanë dashtë me e ditë! Zemren ta kemi plasur çdo ditë, e më së keqi vet mashkujt tu që sot po byrykaten si kije nën hije! Që ta marrësh vesh se kush tu ka ba Zot shpie, po të thëm drejt, ma mirë që nuk je në këtë jetë se të kish plasur zemra vet! Miletit po iu mbanë çallem Dervish Çervishi me turli soj kallamyshi, shpesh po lun lojen tënde që t´bon me dal telash mëndjeje! Mashkujt tu që moren Zotshpillakun n´Shpi, as një fjalë nuk e thanë për hilet e hershme, dolen një torishtë e pandershme. Me ta thënë shkurt e trup, më kanë bërë me dalë me hupë! Që ta marrësh vesh si i kemi hallet, po të thëm se ata që ta plasen barkun dikur, sot po i prijnë valles! Tash e more vesh, punët janë bërë lesh e medet për ne se kush po prinë sot n´shpi e ku do del hesapi mirë po e di se nuk ka si bëhet më zi!***
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi